Të gjithë kapitujt

1 e Selanikasve · Kapitulli 1

Përshëndetja, Feja dhe shembulli i selanikasve

10 vargje

Përshëndetja

1Pali, Silvani dhe Timoteu: Kishës së selanikasve në Hyjin Atë dhe në Jezu Krishtin Zot. Paçi hir dhe paqe!

Feja dhe shembulli i selanikasve

2Gjithmonë i falënderohemi Hyjit për ju të gjithë dhe vazhdimisht ju kujtojmë në lutjet tona

3duke pasur para sysh fenë vepruese tuajën, dashurinë vetëmohuese dhe shpresën e qëndrueshme në Zotin tonë Jezu Krishtin para Hyjit, Atit tonë.

4Sepse, o vëllezër të dashur prej Hyjit, e dimë se jeni të zgjedhur,

5mbasi Ungjilli ynë nuk erdhi ndër ju vetëm me anë të fjalës, por edhe i përcjellë me fuqi dhe me Shpirt Shenjt dhe me mbushmendje të plotë. Të tillë, pra, siç e dini, kemi qenë ndër ju për ju.

6Edhe ju u bëtë ndjekësit tanë dhe të Zotit duke e pranuar Fjalën me gëzim që jep Shpirti Shenjt edhe pse në vështirësi të madhe,

7kështu që u bëtë shembull për të gjithë besimtarët e Maqedonisë dhe të Akajës.

8Sepse, prej jush, jo vetëm jehoi Fjala e Zotit nëpër Maqedoni e Akajë, por edhe feja juaj në Hyjin aq fort u përhap gjithkah, sa që ne s’kemi nevojë të flasim për këtë gjë.

9Sepse njerëzit vetë tregojnë për ne: ç’pritje na bëtë, si u kthyet kah Hyji prej idhujsh që t’i shërbeni Hyjit të gjallë e të vërtetë

10dhe që ta prisni nga qielli Birin e tij, të cilin e ngjalli nga të vdekurit, Jezusin, që na shpëton nga hidhërimi i ardhshëm.