Veprimtaria e Palit në Selanik
1Nga ana tjetër edhe ju vetë e dini mirë, o vëllezër, se ardhja jonë ndër ju nuk qe e kotë,
2por, përkundrazi edhe pse, siç e dini, qemë të salvuar e të poshtëruar në Filipe, prapë morëm guxim, me ndihmën e Hyjit tonë, ta predikojmë Ungjillin e Hyjit ndër ju sadoqë me luftë të madhe.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Vërtet, predikimi ynë nuk vjen nga gabimi as nuk ka qëllime të papastra as nuk mbështetet në dinakëri,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4por, sikurse Hyji vendosi të na e besojë Ungjillin, ashtu ne edhe e predikojmë; jo, sikurse të donim t’u pëlqejmë njerëzve, por Hyjit që i shqyrton zemrat tona.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sepse, siç e dini mirë, askurrë nuk përdorëm fjalë përkëdhelëse dhe - Hyjin e kemi dëshmitar - as dëshirë të fshehtë të lakmimit të pasurisë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Nuk kërkuam as lavdi prej njerëzve - as prej jush as prej tjetërkujt - edhe pse mundëm ta vëmë në pah autoritetin tonë si apostuj të Krishtit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Përkundrazi qemë ndër ju të butë, porsi nëna që ushqen e kujdeset për fëmijët e vet.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Këndej, prej dashurisë që kemi për ju, ishim të gatshëm t’ju shpallim jo vetëm Ungjillin e Hyjit, por t’ju jepnim edhe jetën tonë, kaq ju kemi pasur për zemër.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Dhe vërtet, vëllezër, patjetër do t’ju bien ndër mend mundimi dhe vuajtjet tona: kemi punuar natë e ditë që të mos i bëheshim ndokujt barrë dhe ju predikuam Ungjillin e Hyjit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dëshmitarë ju kemi ju dhe Hyjin se me ç’mënyrë të shenjtë, të drejtë dhe të patëmetë jemi sjellë kundrejt jush, besimtarëve.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Dhe, siç e dini, secilin prej jush - si baba fëmijët,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12e kemi nxitur, i kemi dhënë zemër dhe e kemi përbetuar të jetojë në mënyrë të denjë për Hyjin që ju thërret në Mbretërinë e vet dhe në lumturi.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Prandaj edhe ne, prej anës sonë, pa pushim i falemi nderit Hyjit për ju që, kur e morët fjalën e Hyjit, të dëgjuar prej nesh e morët, jo porsi fjalë njerëzish, por shi ashtu si në të vërtetë është - porsi fjalën e Hyjit - që vazhdimisht vepron në ju që besoni.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Në të vërtetë, o vëllezër, ju u përngjatë Kishave të Hyjit që janë në Jude në Krishtin Jezus, sepse edhe ju keni vuajtur prej bashkëvendasve tuaj atë që edhe ata e pësuan prej çifutëve.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Këta e vranë edhe Zotin Jezus dhe profetët. Na salvuan edhe ne. Ata nuk i pëlqejnë Hyjit. Janë armiq me të gjithë njerëzit
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16duke u munduar të na e ndalojnë t’u predikojmë paganëve që ta fitojnë shëlbimin. Kështu çifutët në çdo kohë e mbushin masën e mëkateve të veta. Por tekembramja, ra mbi ta hidhërimi i Hyjit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dëshira e Palit të vizitojë përsëri Kishën
17E ne, vëllezër, pasi u ndamë prej jush për pak kohë - larg me sy e jo me zemër - gjithnjë e më fort, prej dëshirës së madhe na mori malli të vijmë t’ju shohim.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Prandaj edhe deshëm të vijmë te ju - vetë, unë Pali, disa herë, por na pengoi satani.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Sepse, kush tjetër do të jetë shpresa jonë, gëzimi ynë, mburrja për kurorën tonë para Zotit tonë Jezus në Ditën e Ardhjes së tij - po qe se nuk do të jeni edhe ju?
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Jo, po, ju jeni nderi dhe gëzimi ynë!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.