Si duhet të jetoni për t’i pëlqyer Hyjit
1Mandej, vëllezër, ju lutemi ngrohtësisht dhe ju përbejmë në Zotin Jezus që, sikurse mësuat prej nesh si duhet të jetoni për t’i pëlqyer Hyjit, ashtu edhe jetoni që të përparoni edhe më tepër.
2Patjetër i dini urdhërimet që ju kemi dhënë prej anës së Zotit Jezus.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Vullneti i Hyjit është ky: shenjtërimi juaj - të ruheni nga fëlligështia
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4që secili të dijë të jetojë me gruan e vet në shenjtëri e me nder
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5dhe jo në prirje të prujta porsi paganët që nuk e njohin Hyjin
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6e në këtë gjë mos t’i mohohet e drejta vëllait as mos të gënjehet, sepse Zoti është hakmarrës për të gjitha këto, sikurse ju kemi thënë më parë dhe jua kemi dëshmuar.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Jo po, Hyji nuk na ka grishur për të bërë fëlligështi, por për të jetuar në shenjtëri.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Prandaj, kush i përbuz këto urdhërime, nuk përbuz një njeri çfarëdo, por vetë Hyjin që ju jep Shpirtin Shenjt të vetin.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Lidhur me dashurinë vëllazërore nuk është nevoja t’ju shkruaj sepse vetë Hyji ju ka mësuar ta doni njëri-tjetrin.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Këtë ju e bëni, vërtet, kundrejt të gjithë vëllezërve që janë në mbarë Maqedoninë; porse, vëllezër, ju nxisim që në këtë gjë të përparoni gjithherë e më tepër,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11të kujdeseni të jetoni në paqe; të këqyrni punët tuaja dhe të punoni me duar tuaja, sikurse ju kemi urdhëruar,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12që të jetoni me nder kundrejt atyre që nuk janë në fe dhe të mos keni nevojën e kujt.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ardhja e Zotit
13Nuk duam, o vëllezër t’ju lëmë në padijeni lidhur me ata që vdiqën, që të mos trishtoheni porsi të tjerët që nuk kanë shpresë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E njëmend, nëse besojmë se Jezusi vdiq dhe u ngjall, atëherë Hyji patjetër edhe ata që vdiqën, nëpër Jezusin dhe bashkë me Jezusin do t’i marrë në lumturi.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Këtë po ju themi të themeluar në fjalën e Zotit: ne që jemi gjallë, që do të ndodhim gjallë në Ditën e Ardhjes së Zotit, nuk kemi për të qenë para atyre që kanë vdekur.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Sepse vetë Zoti - kur të jepet urdhri, në zë të kryeengjëllit, në zë të borisë së Hyjit - do të zbresë nga qielli e më së pari do të ngjallen të vdekurit në Krishtin,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17dhe vetëm atëherë, ne që do të jemi ende në jetë, bashkë me ta kemi për të qenë marrë në re, në takim me Zotin, në ajër. Kështu do të jemi gjithmonë me Zotin.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Pra, ngushëlloni njëri-tjetrin me këto fjalë!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.