Cilësitë e mbikëqyrësit
1Është plotësisht e vërtetë fjala: “Në qoftë se ndokush dëshiron të bëhet mbikëqyrës, dëshiron një punë të ndershme”.
2Por, veç, duhet që mbikëqyrësi të jetë i patëmetë, vetëm një herë i martuar, i përkormë, i arsyeshëm, i urtë, mikpritës, i aftë të mësojë,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3jo i prirë kah pija, jo i dhunshëm. Përkundrazi, i butë, jo ngatërrestar, jo lakmues të hollash,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4njeri që e udhëheq mirë shtëpinë e vet, që fëmijët e vet i mban nën drejtim me plot seriozitet - [
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5sepse, po nuk diti ndokush ta udhëheqë familjen e vet, si do të dijë të kujdeset për Kishën e Hyjit?] -
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6të mos jetë sapo i kthyer në fe, që të mos i rritet mendja e të bjerë në dënimin e djallit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Madje duhet të gëzojë zë të mirë edhe ndër ata të jashtmit, që të mos bëhet gazi i kujt dhe të bjerë në leqe të djallit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Cilësitë e diakonëve
8Po kështu duhet të jenë edhe diakonët: të matur, jo mësalla me dy faqe, jo të dhënë tepër pas verës, as lakmues fitese të ndytë,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9por nga ata që e ruajnë misterin e fesë në ndërgjegje të pastër.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Më parë le të vihen në provë e, nëse të sprovuar, dalin të patëmetë, atëherë le ta kryejnë shërbesën.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Gjithashtu edhe gratë le të jenë të matura, jo shpifëse, por të përkorme dhe besnike në gjithçka.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Diakonët të jenë burra të një gruaje, ti udhëheqin mirë fëmijët e vet dhe shtëpitë e veta.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Sepse ata që e kryejnë mirë shërbesën e diakonit fitojnë shkallë të ndershme dhe siguri të madhe në fenë që është në Krishtin Jezus.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Misteri në të cilin themelohet përshpirtëria
14Po ti shkruaj të gjitha këto edhe pse shpresoj se së shpejti do të vij te ti,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15por, në qoftë se do të vonoj, të dish si duhet të sillesh në Shtëpinë e Hyjit, që është Kisha e Hyjit të gjallë, shtylla dhe mbështetja e së vërtetës.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16S’ka dyshim, i madh është misteri i përshpirtërisë: Krishti u dëftua në natyrën e njeriut, u shfajësua me Shpirtin Shenjt, u vrojtua nga engjëjt, u predikua ndër paganë, u besua nga bota, u ngrit në lavdi.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.