Parakallëzimi i apostazisë
1Shpirti Shenjt shpall botërisht se në kohën e fundit disa njerëz do ti bien mohit fesë dhe do tu besojnë shpirtrave të rrejshëm dhe mësimeve të frymëzuara nga djajtë,
2të ngashnjyer nga hipokrizia e rrenacakëve me ndërgjegje të shënuar me hekur të skuqur,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3të cilët ndalojnë martesën dhe urdhërojnë të mos hahen ushqimet që Hyji i ka krijuar për ti ngrënë me falënderim besimtarët që e njohin të vërtetën.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse gjithçka Hyji krijoi është e mirë dhe asgjë s’është për tu përçmuar, nëse merret me falënderim,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5sepse e shenjtëron fjala e Hyjit dhe lutja.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shërbëtori i mirë i Krishtit
6Në qoftë se ua mëson vëllezërve këto të vërteta do të jesh mbarështues i mirë i Krishtit Jezus, i ushqyer mirë me fjalë feje dhe me mësimin e mirë që vazhdimisht e ndjek.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Hiqju përrallave të shekullit e të plakave! Më mirë ushtrohu në përshpirtëri!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Vërtet, ushtrimi trupor pak ka vlerë, kurse përshpirtëria është e dobishme për gjithçka, sepse sjell me vete premtimin e jetës së tashme dhe të asaj të ardhshmes.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kjo fjalë është e denjë të besohet dhe të pranohet prej të gjithëve:
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10prandaj vuajmë dhe luftojmë se shpresojmë në Hyjin e gjallë që është Shëlbuesi i të gjithëve, sidomos i besimtarëve.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Këto gjëra urdhëroj dhe mësoj!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Askush të mos e përbuzë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në fe, në pastërti!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Derisa të vij kushtohu Leximit, këshillimit dhe mësimit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mos e lër pas dore hirin që është në ty, i cili të qe dhënë në saje të profecive dhe me vënien e duarve të kolegjit të pleqve.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kujdesu për këto, jepu tërësisht pas tyre, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Vërja mendjen vetes dhe mësimit! Të jesh i qëndrueshëm në këto gjëra! Sepse, duke vepruar kështu, do të shëlbosh veten dhe ata që të dëgjojnë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.