Si një familje e vetme
1Me plakun mos ji i ashpër, por qortoje si ta kishe baba, të rinjtë porsi vëllezër,
2plakat si nëna, të rejat si motra - me plot pastërti.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Vejushat nderoji - ato që janë vërtet vejusha.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Por, në qoftë se ndonjë vejushë ka fëmijë ose nipa, më së pari ata le të dinë të dëftojnë nderim ndaj familjes së vet, dhe tua kthejnë shpërblimin prindërve të vet, sepse kjo gjë i pëlqen Hyjit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ajo që është vërtet vejushë - krejtësisht e vetme: ajo e vë shpresën në Hyjin dhe jepet pas lutjes dhe uratës natë e ditë;
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6kurse, ajo që jepet pas ëndjeve, edhe pse e gjallë, është e vdekur.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Pikërisht këto gjëra porositi që të jenë të patëmeta .
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Në qoftë se ndokush nuk është i kujdesshëm për të vetët, sidomos për anëtarët e familjes, i ka rënë mohit fesë dhe është më i keq se i pafeu.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Në regjistrin për vejusha të shkruhet vejusha jo më e re se gjashtëdhjetë vjeçe, një herë e martuar,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10që ka dëshminë e veprave të mira: që i ka rritur fëmijët, që ka qenë mikpritëse, që u ka larë këmbët shenjtërve, që ka ndihmuar nevojtarët, që i është kushtuar çdo vepre të mirë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Vejushat më të reja mos i prano, sepse, kur epshi i largon prej Krishtit, kërkojnë të martohen.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Po kështu meritojnë dënimin pse e shkelën besnikërinë e parë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Për më tepër, duke mos punuar, mësojnë të shëtisin shtëpi më shtëpi e janë, jo veçse të papuna, por edhe shpërhallëse, kureshtare dhe flasin çka s’duhet.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Dua, pra, që vejushat e reja të martohen, të lindin fëmijë, të bëhen shtëpiake që të mos i japin kundërshtarit asnjë shkak të flasë keq.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Sepse tashmë disa i morën rrugët e djallit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Në qoftë se ndonjë besimtare ka me vete gra të veja, le tu ndihmojë e të mos i bëhen barrë Kishës, që të mund tu ndihmojë atyre që vërtet janë të veja.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Udhëheqësit që e kryejnë mirë parësinë në Kishë, meritojnë nderim të dyfishtë, sidomos ata që punojnë rreth fjalës së Hyjit dhe dhënies së mësimit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Sepse Shkrimi shenjtë thotë: “Kaut që shin në lëmë, mos ia lidh gojën!” Edhe: “Punëtorit i takon paga e tij.”
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Padinë kundër udhëheqësit mos e prano veç në bazë të dy ose tre dëshmitarëve.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Fajtorët qortoji ndër sy të të gjithëve që të tremben edhe të tjerët.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Po të lëshoj be para Hyjit, para Krishtit Jezus dhe para engjëjve të zgjedhur, që ti mbahesh kësaj rregulle pa paragjykime dhe kurrë mos bëj gjë me krahambajtje.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Askujt mos i vër duart me ngutësi! Mos u bëj pjesëtar në mëkatet e të tjerëve! Ruaje veten të pastër!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Mos pi më vetëm ujë, por pi ngapak verë për shkak të stomakut dhe të sëmundjeve të tua të shpeshta.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Mëkatet e disa njerëzve dalin në shesh edhe përpara gjyqit, kurse të disa të tjerëve pas gjyqit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Po ashtu edhe veprat e mira dalin në shesh; por edhe ato që janë ndryshe, nuk mund të mbesin të fshehta.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.