1Ata që janë nën zgjedhën e skllavërisë le ti çmojnë zotërinjtë e vet të denjë për çdo nderim që të mos shahet Emri i Hyjit dhe Mësimi.
2Ata që i kanë zotërinjtë besimtarë, mos ti çmojnë më pak për shkak se janë vëllezër, por le tu shërbejnë edhe më tepër pikërisht për arsye se ata që shërbehen prej tyre janë besimtarë dhe vëllezër të dashur.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mësimet e rreme dhe pasuria e rreme
Këto gjëra mësoji dhe porositi!
3Në qoftë se ndokush mëson ndryshe dhe nuk i ndjek fjalët e shëndosha të Zotit tonë Jezu Krishtit dhe mësimin që është në përkim me përshpirtërinë,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4ai është i verbuar nga krenaria, asgjë nuk kupton, por vuan nga sëmundja e grindjes dhe e rragatjes rreth fjalësh. Nga kjo rrjedh smira, grindja, fjalët fyese, dyshimet e këqija,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5ngatërresat e njerëzve të prishur në mend dhe që nuk janë në të vërtetën, që mendojnë se përshpirtëria është burim fitese.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Vërtet, përshpirtëria është dobi e madhe për atë që kënaqet me aq sa ka!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sepse në këtë botë nuk sollëm asgjë me vete dhe prej saj asgjë nuk do të marrim me vete.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Këndej, në qoftë se kemi çka të hamë e të veshim, të jemi të kënaqur me kaq.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në kurth dhe në shumë prirje të paarsyeshme dhe të dëmshme, të cilat i plandosin njerëzit në rrënim dhe në bjerrje.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Rrënja e të gjitha të këqijave, veç, është lakmimi i të hollave; për arsye të tij disa e lanë fenë dhe e munduan vetveten me shumë vuajtje.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lufta e mirë për fe
11Kurse ti, o njeriu i Hyjit, ikju këtyre gjërave! Jepu me gjithë shpirt pas drejtësisë, përshpirtërisë, fesë, dashurisë, qëndresës, butësisë!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Lufto luftën e mirë të fesë, fitoje jetën e pasosur, në të cilën u thirre dhe për të cilën dhe një dëshmi të bukur para shumë dëshmitarëve!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13[Të] Urdhëroj para Hyjit, që u jep jetë të gjitha gjërave, dhe para Krishtit Jezus që e dha atë dëshmi të bukur para Ponc Pilatit,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14mbaje Urdhrin pa njolla dhe pa të meta deri në ardhjen e Zotit tonë Jezu Krishtit,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15që do të na e tregojë në kohën e caktuar Ai, I Lumi dhe i Vetmi Sundimtar, Mbreti i mbretërve dhe Zotëria i zotërinjve,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ai që i vetmi e ka pavdekësinë, që banon në dritën e paafrueshme, të cilin asnjë njeri nuk e pa dhe asnjë njeri s’mund ta shohë. Atij i qoftë nderi dhe pushteti i amshueshëm! Amen!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atyre që në këtë shekullin e tashëm janë të pasur, urdhëroju të mos jenë krenarë dhe të mos e vënë shpresën e vet në pasurinë e pasigurt, por në Hyjin që na jep gjithçka me begati për ta gëzuar,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18le të bëjnë mirë, le të pasurohen me vepra të mira, le të jenë dorëdhënë për të mirën e përbashkët,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19duke grumbulluar kështu për vete kryegjë të mirë për të ardhmen që ta fitojnë jetën e vërtetë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Porosia e fundit dhe përshëndetja
20Ruaji, o Timote, të vërtetat e fesë që tu besuan! Largohu prej përrallave boshe dhe prej kundërshtimeve të një dijeje të rreme,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21që disa e rrëfyen dhe e borën fenë. Hiri qoftë me ju!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.