PARATHËNIE
Aleksandri i Madh e ndarja e perandorisë
1Pasi Aleksandri biri i Filipit, maqedonas, që më parë mbretëroi në Greqi, doli nga dheu Ketim, e goditi Dariun, mbretin e persianëve e të medëve,
2ndërmori shumë luftëra, pushtoi qyteza dhe i vrau mbretërit vendës,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3atëherë arriti deri në skajin e tokës e pushtoi shumë popuj. Atëherë toka mbarë heshtoi para tij, iu rrit mendja e zemra iu mbush me kreni.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Bashkoi një ushtri tejet të fortë, nënshtroi krahina, kombe e princa e i bëri t’i paguajnë të dhjetat e varësisë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë u sëmur dhe e pa se po vdiste.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6I thirri oficerët e vet, bujarët që kishin qenë rritur bashkë me të që në moshën e re dhe, ndërsa ishte ende gjallë, ua ndau mbretërinë e vet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Aleksandri vdiq pasi kishte mbretëruar dymbëdhjetë vjet.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Oficerët e morën pushtetin secili në krahinën e vet.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pas vdekjes së tij të gjithë u kurorëzuan, kështu edhe bijtë e tyre pas tyre gjatë vjetëve vijues. Kështu u shumëzuan të këqijat mbi tokë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Antioku Epifan dhe depërtimi i helenizmit në Izrael
10Prej tyre ngalliti një pinjoll i patenzonë, Antiok Epifani, biri i mbretit Antiok, që kishte qenë në Romë peng. Ky u bë mbret në vitin njëqind e tridhjetë e shtatë të mbretërisë së grekëve.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ndër ato ditë u ngritën nga Izraeli disa njerëz të këqij, të cilët ua mbushën mendjen një shumice duke u thënë: »Të shkojmë e të bëjmë lidhje me kombet që na rrethojnë, sepse, qysh se u ndamë prej tyre, na gjetën shumë të këqija.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Shumicës i pëlqeu kjo gjë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Disa prej popullit morën vendim e shkuan te mbreti, i cili u dha të drejtë t’i shtien në veprim doket e paganëve.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ndërtuan në Jerusalem një gjimnastikore sipas dokeve të paganëve;
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15e ndreqën shenjën e rrethprerjes, i ranë mohit besëlidhjes së shenjtë dhe u shoqëruan me paganë: u shitën për të bërë të keqen.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Sulmi i parë kundër Egjiptit e plaçkitja e Tempullit
16Kur Antioku e përforcoi pushtetin e vet, ai synoi të pushtojë Egjiptin që të mbretronte mbi të dy mbretëritë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Hyri në Egjipt me një ushtri tejet të madhe, me karroca lufte, me elefantë, me kalorës e me anije të shumta.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Nisi luftën kundër Ptolemeut, mbretit të Egjiptit. Ptolemeun e kapi frika prej tij dhe iku. Shumë njerëz mbetën të vrarë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19U pushtuan fortesat e Egjiptit e Antioku e plaçkiti dheun e Egjiptit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Pasi e theu Egjiptin, Antioku u kthye në vitin njëqind e dyzet e tre dhe e sulmoi Izraelin, e me një ushtri të madhe hyri në Jerusalem.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Me kreni të madhe hyri në Shenjtërore, rrëmbeu lterin e artë, shandanin e dritës me të gjitha veglat e tija,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22tryezën e kushtimit të bukëve, enët e njomjes, gotat, kemoret e arta, velin, kezat dhe të gjitha stolitë e arta në ballanikun e Tempullit dhe s’la gjë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Plaçkiti argjend, ar dhe enët e çmueshme; i gjeti dhe i rrëmbeu vishtarët e fshehtë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Pasi mori krejt çka gjeti, u kthye në vendin e vet, vrau shumë njerëz e fliste me krenari të madhe.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25U bë vaj i madh në Izrael në çdo vend të tyre.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Rënkuan prijës e pleq, u mekën të reja e të rinj, u zhduk bukuria e grave.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Çdo dhëndërr vajit ia nisi, në zi u mbështoll në dhomën e vet nusja.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28U trand toka për banorët e vet, mbarë shtëpia e Jakobit u mbulua me turp.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mbikëqyrësi i tatimeve e ndërtimi i Qytezës
29Pas dy vjetëve mbreti dërgoi mbikëqyrësin e tatimeve në qytetet e Judës. Ai erdhi në Jerusalem me një ushtri të madhe.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ai u drejtoi me dredhi fjalë paqeje edhe ata i besuan. Atëherë u sul papritmas kundër qytetit, i dha goditje të mëdha e vrau shumë nga populli i Izraelit.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Plaçkiti gjithçka pati në qytet, qytetin e dogji, i rrënoi shtëpitë e tija dhe ia rrafshoi muret e rrethimit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Gra e fëmijë u morën në skllavëri dhe i rrëmbyen për vete të gjitha bagëtitë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Qytetin e Davidit e ndërtuan me mur të madh e të fortë e me pirgje të forta dhe kështu u bë fortesa e tyre.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Në të venduan njerëz të poshtër, njerëz të pashpirtë, të cilët u forcuan brenda.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Grumbulluan armë e ushqime e, si e plaçkitën Jerusalemin, prenë e venduan aty dhe u bënë një kurth i madh.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36U bë pritë për Shenjtëroren, kundërshtar i keq i përhershëm i Izraelit.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Përreth Shenjtërores gjak të pafajshëm derdhën dhe e dhunuan Vendin e shenjtë.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Nga dhuna e tyre jerusalemasit ikën, qyteti u bë vendbanim i të huajve, u bë i huaj për njerëzit e vet, bijtë e tij e lanë e shkuan!
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Shenjtërorja e tij e shkretë mbeti si shkretëtira, të kremtet e tija u kthyen në vajtime, të shtunat e tija në poshtërsi, nderi i tij në çnderim u kthye.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Sa më të madh që e pat nderin, aq më fort iu shtua çnderimi, madhëria e tij u kthye në zi!
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vendohen kultet pagane
41Atëherë mbreti Antiok shkroi një shpallje për mbarë mbretërinë që të gjithë të trajtonin një popull të vetëm
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42e t’i lënë doket e veta. Të gjitha kombet e pranuan urdhrin e mbretit Antiok.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Shumë edhe prej izraelitëve pranuan hyjnderimin e tij, u flijuan idhujve dhe e prishën të shtunën.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Mbreti dërgoi në Jerusalem e në qytetet e Judesë me anë të të dërguarve të vet letra që t’u përshtaten dokeve të paganëve vendës,
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45të mos kushtojnë fli shkrumbimi, therore, fli kushti në Tempullin e Hyjit, të mos kremtohen më të shtunat e të kremtet,
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46të dhunohet Shenjtërorja e gjithçka është e shenjtë,
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47të ndërtohen lterë, tempuj e idhuj, të flijohen thi e kafshë të papastërta,
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48t’i lënë fëmijët pa rrethprerë, të bëhen të papastër me çdo lloj papastërtie e irie,
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49kështu që ta harrojnë Ligjin e t’i ndërrojnë të gjitha doket e shenjtërimit.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Kush të mos e dëgjojë fjalën e mbretit Antiok, dënohet me vdekje.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51Lidhur me të gjitha këta urdhra mbreti i shkroi mbarë mbretërisë së vet, caktoi mbikëqyrës mbi mbarë popullin dhe u urdhëroi qyteteve të Judës të flijojnë në çdo qytet.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Qe shumicë nga populli që u bashkuan me ta, me të gjithë ata që e tradhtuan Ligjin e bënë të këqija të mëdha në vend.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53E shtrënguan Izraelin të fshihet në çdo vend të fshehtë.
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54Më pesëmbëdhjetë të muajit Kasleu të njëqindedyzetepestin vit, mbreti e ndërtoi Irinë e shkretimit mbi lterin e flive të shkrumbimit dhe në qytete të Judës përrreth lterë,
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
55para dyerve të shtëpive në sheshe, digjnin kem.
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
56Librat e Ligjit që i gjetën, pasi i shqyenin, i digjnin në zjarr.
Vargu 56 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
57Nëse te ndokush gjendej ndonjë libër i besëlidhjes ose që e pranonte Ligjin, vritej me urdhrin e mbretit.
Vargu 57 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
58Pasi fuqinë e kishin në dorë, bënin kështu kundër Izraelit, kundër atyre që i zbulonin muaj për muaj në qytete.
Vargu 58 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
59Më njëzet e pesë të muajit flijonin mbi lterin që e kishin ndërtuar mbi lterin e flive të shkrumbimit.
Vargu 59 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
60Gratë që i kishin rrethprerë fëmijët e vet, i vritnin në bazë të shpalljes -
Vargu 60 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
61ua varnin fëmijët për qafe - i vritnin edhe anëtarët e familjes së tyre si dhe ata që i kishin rrethprerë.
Vargu 61 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
62Megjithëkëtë, një shumicë në Izrael qenë të guximshëm e qëndroi e fortë e nuk hëngri ushqime të papastërta:
Vargu 62 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
63më parë zgjodhën vdekjen se të ndoten me ushqime të papastërta e ta prishin Besëlidhjen e shenjtë: bënin vdekjen!
Vargu 63 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
64Vërtet një felgrim tejet i madh bënte kërdi mbi Izraelin!
Vargu 64 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.