II. MATATIA NIS LUFTËN E SHENJTË
Matatia e të bijtë
1Ndër ato ditë Matatia, biri i Gjonit, biri i Simonit, prift nga të bijtë e Joaribit, e la Jerusalemin e nguli në Modin.
2Kishte pesë djem: Gjonin, të quajtur Gadi,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Simonin, të quajtur Tasi,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Judën, të quajtur Makabé,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Eleazarin, të quajtur Abaron, edhe Jonatanin, të quajtur Afus.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Duke parë hyjshmitë që bëheshin në Jude e në Jerusalem, Matatia
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7tha: »I mjeri unë! Vallë, a linda për ta parë rrënimin e popullit tim e rrënimin e Qytetit të shenjtë? Rrinin aty me duar në ijë, ndërsa jepej ndër duart e armiqve edhe Shenjtërorja në duar të të huajve!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Tempulli i tij u bë si njeriu i pander,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9enët - nderi i tij, u rrëmbyen si pre, foshnjat e tija u prenë në fyt në sheshet e tija, djelmoshat e tij i preu shpata e amrikut!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Cilit popull s’i kaloi në trashëgim mbretëria e tij, e s’ia mori plaçkat e tija?
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11U mor gjithë stolia e tij. Ishte i lirë e u bë skllav!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ja, vendi ynë i shenjtë - bukuria jonë, nderi ynë - u shkretuan, i përdhosën paganët!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E ç’na duhet më të jetojmë?«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Matatia e bijtë e tij i shqyen petkat e veta, veshën grathoret e bënë vaj të madh.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Prova e flijimit në Modin
15Ndërkaq oficerët e mbretit, të caktuar për ta bërë popullin të bjerë nga besimi, erdhën në Modin për të flijuar.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Shumë prej izraelitëve shkuan me ta, kurse Matatia e bijtë e tij ndenjën mbanë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Të dërguarit e mbretit morën fjalën e i thanë Matatisë: »Ti je njeri me autoritet, bujar dhe i madh në këtë qytet, të përkrahin djemtë e vëllazëria.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Tash, afrohu i pari dhe kryeje urdhrin e mbretit, siç bënë popujt e tjerë, të gjithë madje edhe njerëzit e Judesë që nuk e lënë Jerusalemin e do të bëhesh ti e bijtë e tu miqtë e mbretit, e do të keni për shpërblim argjend e ar e dhurata të shumta.«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Matatia mori fjalën e foli me zë të lartë: »Edhe në qoftëse të gjitha kombet, që i përkasin perandorisë së mbretit, e dëgjojnë mbretin, duke e lënë secili hyjnderimin e etërve të vet dhe i pranojnë urdhërimet e mbretit,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20unë, bijtë e mi e vëllezërit e mi do të jetojmë sipas Besëlidhjes së etërve tanë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Mos e thëntë Zoti ta lëmë Ligjin e urdhërimet!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Prandaj, s’do t’i dëgjojmë urdhrat e mbretit t’i shmangemi besimit tonë as djathtas as majtas.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Posa i kreu këto fjalë, një judeas u çua, ndër sy të të gjithëve, nisi të flijojë në lterin në Modin sipas urdhrit të mbretit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kur e pa Matatia, zelli i mori flakë, i gufoi zemra nga felgrimi i drejtë, u sul dhe e theri judeun mbi lter.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Po aty për aty e vrau edhe të dërguarin e mbretit që i shtrëngonte të flijojnë dhe e rrafshoi lterin.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Zelli i tij për Ligjin qe si zelli i Fineesit kundër Zamriut, birit të Salomit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Atëherë Matatia nisi të bërtasë me sa zë kishte nëpër qytet: »Secili që ka zell për Ligjin e dëshiron ta mbrojë Besëlidhjen, le të vijë pas meje!«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Atëherë iku në male ai e bijtë e tij duke lënë gjithçka kishin në qytet.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Prova e së shtunës në shkretëtirë
29Atëherë shumë njerëz, që e kishin për zemër drejtësinë e të drejtën, shkuan për të jetuar në shkretëtirë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ata, bijtë e tyre, me gra e me bagëti të tyre, i kishin rënduar shumë të vështira.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31U lajmëruan njerëzve të mbretit dhe ushtrisë që ishte në Jerusalem, në Qytetin e Davidit, se disa njerëz, që s’e kishin dëgjuar urdhrin e mbretit, kishin zbritur në vende të fshehta nëpër shkretëtirë.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Shkuan shumë për t’i ndjekur, i zunë, ngulën fushimin përballë tyre dhe u bënë gati për t’i sulmuar ditën e shtunë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33U çuan fjalë: »Mjaft më! Dilni e bëni sipas urdhrit të mbretit e do t’ju falet jeta!«
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Ata përgjigjën: »S’do të dalim as s’do ta zbatojmë urdhrin e mbretit për ta dhunuar ditën e shtunë.«
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Ata u sulën kundër tyre.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Por, këta nuk kundërshtuan, s’qitën asnjë gurë as kundër tyre as s’i mbrojtën vendet e veta të fshehta.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Vendosën: »Le të vdesim të gjithë në pafajësinë tonë! Qielli e toka janë dëshmitarë për ne se po na vritni padrejtësisht!«
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Ata u lëshuan në luftë kundër tyre ditën e shtunë: mbetën të vrarë ata, gratë e tyre, fëmijët e tyre dhe bagëtitë e tyre, përafërsisht një mijë njerëz.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Veprimtaria e Matatisë dhe e partisë së tij
39Matatia e miqtë e tij e morën vesh, u bënë vaj të madh
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40e i thanë njëri-tjetrit: »Nëse të gjithë bëjmë si bënë vëllezërit tanë e nëse nuk do të luftojmë kundër paganëve për jetën tonë e për ligjet tona, s’do të vonojnë të na zhdukin nga toka«.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Po atë ditë morën këtë vendim: »Çdo njeri që do të vijë ditën e shtunë të luftojë kundër nesh, do të luftojmë kundër tij e s’do të vdesim të gjithë si vdiqën vëllezërit tanë në strehimore.«
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Atëherë u bashkua me ta grupi i asidenjve, trima të spikatur nga Izraeli, të gjithë njerëz të dhënë për Ligjin.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Gjithashtu edhe ata që iknin për shkak të përndjekjeve u bashkuan me ta e u bënë ndihmë atyre.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Kështu formuan një ushtri dhe i goditnin fajtorët me hidhërim dhe njerëzit e këqij me felgrim; një pjesë tjetër iku për të gjetur shpëtim ndër kombe.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Matatia e shokët e tij përshkuan vendin e rrënuan lterët
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46dhe i rrethprenë përdhunë fëmijët e të gjithë që i gjetën që nuk ishin rrethprerë, brenda kufijve të Izraelit.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47I përndoqën krenarët e ndërmarrja e tyre përparoi në dorën e tyre.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48E mbrojtën Ligjin nga dora e paganëve e nga pushteti i mbretit dhe nuk e lanë të çojë krye mëkatari.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Testamenti dhe vdekja e Matatisë
49Ndërkaq Matatisë po i afrohej dita e vdekjes dhe ai u tha të bijve: »Ja, tash e mori në dorë sundimin krenia e poshtërsia, erdhi koha e shkatërrimit dhe e felgrimit të përmnershëm.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Juve, tash, o bij, u përket të keni zell për Ligjin. Jepeni jetën tuaj për Besëlidhjen e etërve tuaj.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51Kujtoni veprat që i kryen etërit në kohën e tyre e do të fitoni nder të madh e emër të përhershëm.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Vallë, a nuk u dëftua Abrahami besnik në provë dhe kjo iu çmua drejtësi?
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53Jozefi në kohën e ngushticës së vet e mbajti Ligjin dhe u bë zotëria i Egjiptit.
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54Fineesi, ati ynë, pse dëftoi zell të madh, fitoi besëlidhjen e priftërisë së pambarueshme.
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
55Jezusi pse e çoi në vend urdhrin, u bë gjyqtar në Izrael.
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
56Kalebi pse e dëshmoi të vërtetën në mbledhje, fitoi trashëgimin.
Vargu 56 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
57Davidi, në saje të mëshirës së vet, fitoi fronin e mbretërisë së pambarueshme.
Vargu 57 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
58Elia pse digjej nga zelli i Ligjit, u pranua në qiell.
Vargu 58 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
59Anania, Azaria e Misaeli, pse patën besim të fortë, qenë shpëtuar nga flaka.
Vargu 59 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
60Danieli, në saje të pafajësisë së vet, qe shpëtuar nga goja e luanëve.
Vargu 60 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
61Kështu kujtoni nga breznia në brezni, se të gjithë ata që shpresojnë në të, kurrë nuk do të mbarojnë keq.
Vargu 61 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
62Mos kini frikë prej fjalëve të mëkatarit, sepse nderi i tij mbaron në pleh e ndër krimba:
Vargu 62 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
63sot lartësohet e nesër s’mund të gjendet, sepse kthehet në pluhur nga edhe erdhi e marrin fund synimet e tija.
Vargu 63 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
64Jini të fortë, bijtë e mi, e burrërisht mbajeni Ligjin, sepse në të do të jeni të lavdishëm.
Vargu 64 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
65Ja, Simoni, vëllai juaj! E di se është njeri i mençur: dëgjojeni gjithmonë: ai do të jetë ati juaj.
Vargu 65 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
66Juda Makabe, trim i zgjedhur që prej rinisë së vet, le t’ju jetë prijësi i ushtrisë, ai do ta udhëheqë luftën e popullit.
Vargu 66 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
67Mblidhni rreth jush të gjithë ata që e zbatojnë Ligjin dhe ahmerruni për popullin tuaj.
Vargu 67 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
68Kthejuni ndëshkimin e duhur paganëve e zbatoni rregulloret e Ligjit.«
Vargu 68 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
69Atëherë i bekoi e u bashkua me etërit e vet.
Vargu 69 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
70Vdiq në vitin njëqind e dyzet e gjashtë. Qe varrosur në varret e etërve të vet në Modin. Mbarë Izraeli i bëri gjëmë të madhe.
Vargu 70 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.