Lëvdata për Mardokeun
1Mbreti Asuer i ngarkoi me paga e të dhjeta tokën dhe ishujt e detit.
2Të gjitha veprat e mëdha e të sundimit të tij të fuqishëm, si dhe madhëria në të cilën e lartësoi Mardokeun, janë të shkruara në Librin e Kronikave të mbretërve të medëve e të persianëve,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3se si pra, Mardokeu, një jude, u bë i dyti pas mbretit Asuer, njeri i madh në sy të judenjve, i pranuar nga vëllezërit e vet, si luftëtar që kërkoi të mirën e popullit të vet dhe veproi për paqen dhe mirëqenien e gjakut të vet.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mardokeu pohoi haptas para të gjithëve: “Të gjitha këto të mira janë vepër e Hyjit!”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mardokeut i ra ndër mend ëndrra që kishte parë, e cila krejtësisht u vërtetësua: s’mbeti asgjë pa shkuar në vend.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3“Përroi i vogël që u rrit e u bë lumë, drita, dielli e uji i shumtë: burimi e lumi është Estera, që mbreti e mori për grua dhe e bëri mbretëreshë;
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3kurse dy dragonjtë unë dhe Amani;
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3popujt që u bashkuan, janë ata që u munduan ta shlyejnë emrin e judenjve;
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3kurse populli im, d. t. th. Izraeli, janë ata që e thirrën në ndihmë Zotin. Dhe Zoti e shpëtoi popullin e vet dhe na shpëtoi ne nga të gjitha të këqijat dhe bëri shenja të mëdha e mrekulli, që nuk janë bërë kurrë ndër paganë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ai caktoi të hidhen dy shorte: njërin për popullin e Hyjit e tjetrin për të gjithë paganët.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Shortet dolën në kohë të caktuar e në ditë të gjyqit para Hyjit kundër të gjithë paganëve.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Hyjit i ra ndër mend populli i vet dhe e shfajësoi trashëgimin e vet.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Le të mbahen këto ditë në muajin Adar, e katërmbëdhjeta dhe e pesëmbëdhjeta ditë e të njëjtit muaj, si ditë gazmendi, hareje e gëzimi në praninë e Hyjit brez pas brezi tani e tutje në popullin e Izraelit”.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.