Dita e madhe e Purimit
1Të dymbëdhjetin muaj - të muajit Adar - të trembëdhjetën ditë, kur duhej të ishte zbatuar urdhëresa e mbretit, kur armiqtë e judenjve shpresonin se do ti sundonin ata, ndodhi krejtësisht e kundërta, judenjtë e morën epërsinë mbi kundërshtarët e vet.
2Judenjtë u bashkuan tok në të gjitha qytetet për të çuar dorë kundër armiqve e salvuesve të vet. Askush s’pati guxim tu kundërshtonte, sepse të gjithë popujt i kishte pushtuar frika prej tyre.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse edhe të gjithë qeveritarët e krahinave dhe satrapët, mbikëqyrësit dhe bujaria që ishin në krye të çdo vendi apo edhe të çdo ndërmarrjeje, i përkrahnin judenjtë nga frika e Mardokeut:
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4e kishin marrë vesh se ishte kryeprijësi i pallatit mbretëror dhe se kishte pushtet të madh. Zëri i tij rritej çdo ditë dhe kalonte prej goje në gojë të të gjithëve.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kështu, judenjtë i goditën të gjithë armiqtë e vet dhe me shpatë e vrasje bënë mbi ta një emnesë, ashtu si kishin dashur ata tua bënin këtyre.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Në Suzë vranë pesëqind vetë duke mos i përfshirë dhjetë djemtë e Amanit Agagjit, armikut të tërbuar të judenjve. Emrat e tyre janë:
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Farsandata, Delfoni, Esfata,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Forata, Adalia, Aridata,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Fermesta, Arisaji, Aridaji dhe Jezata.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10I vranë të gjithë, por nuk vunë dorë në pasurinë e tyre.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Menjëherë iu lajmërua mbretit numri i të vrarëve në Suzë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Mbreti i tha mbretëreshës: “Në qytezën Suzë judenjtë i vranë e i shfarosën pesëqind burra e dhjetë djemtë e Amanit. Çfarë të thotë mendja: sa do të kenë vrarë në të gjitha krahinat? Çfarë kërkon më e çdëshiron të bëhet që të jap urdhër të bëhet”?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Estera iu përgjigj: “Nëse mbretit i pëlqen, le tu jepet pushtet judenjve që janë në Suzë të bëjnë edhe nesër çka bënë sot, kurse kufomat e dhjetë bijve të Amanit le të varen në litar”.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mbreti dha urdhër që të bëhet ashtu. Menjëherë në Suzë u vu urdhëresa, kurse dhjetë kufomat e bijve të Amanit qenë vënë në litar.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Judenjtë që ishin në Suzë u bashkuan dhe të katërmbëdhjetën ditë të muajit Adar, u vranë në Suzë edhe treqind burra, por judenjtë nuk vunë dorë mbi pasurinë e tyre.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kurse judenjtë e tjerë nëpër të gjitha krahinat, që ishin nën sundimin e mbretit, u bashkuan për ta mbrojtur jetën e vet dhe për ta ruajtur paqen nga armiqtë ndërsa vranë nga salvuesit e vet shtatëdhjetë e pesë mijë vetë, por askush spreku me dorë asgjë nga pasuria e tyre.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Dita e trembëdhjetë e muajit Adar qe për të gjithë ditë vrasjeje, ndërsa të katërmbëdhjetën ditë pushuan. Këtë ditë e caktuan të jetë ditë gostie e festimi të gëzueshëm.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kurse ata që u bashkuan në qytezën Suzë, të trembëdhjetën e të katërmbëdhjetën ditë të muajit të njëjtë u morën me vrasje e pushuan të pesëmbëdhjetën ditë. Për këtë arsye këtë ditë e caktuan ditë gostie e festimi të gëzueshëm.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Këndej judenjtë që jetonin në vendbanime të parrethuara me mure dhe në fshatra, e caktuan të katërmbëdhjetën ditë të muajit Adar ditë gostie e gëzimi, që të gostiten atë ditë dhe ti çojnë njëri-tjetrit dhurata nga gostitë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
1-1
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Po kështu edhe satrapët e krahinave, prijësit dhe shkruesit e mbretit e lavdëronin Hyjin, sepse i kishte pushtuar frika e Mardokeut, sepse mbreti kishte dhënë urdhër që ti përmendej emri me nderim.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
V. E KREMTJA PURIM
Themelimi zyrtar i të kremtes Purim
20Mardokeu i shkroi të gjitha këto ngjarje dhe shkrimet ua dërgoi të gjithë judenjve që jetonin në të gjitha krahinat e mbretit, si në ato të afërta ashtu edhe në të largëtat,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21që në të katërmbëdhjetën dhe të pesëmbëdhjetën ditë të muajit Adar ti mbajnë për ditë feste dhe çdo vit ti kremtojnë me nderim të madh,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22sipas ditës, në të cilën pushuan judenjtë nga armiqtë e tyre, në muajin që, nga vaji dhe trishtimi, u kthye në gazmend e gëzim për ta. Kërkoi që këto ditë të jenë ditë gostie dhe hareje dhe ti çojnë njëri-tjetrit pjesë ushqimesh e tu ndajnë skamnorëve dhurata.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Judenjtë i pranuan këto festa të cilat vetvetiu kishin filluar ti festonin për të cilat u kishte shkruar Mardokeu.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Amani, biri i Amadatit, nga raca Agag, kundërshtari i të gjithë judenjve, i cili e kishte përgatitur shfarosjen e tyre, qiti Pur d. t. th. short për ti shtypur dhe për tua humbur farën.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Por, pasi Estera hyri te mbreti, ai dha urdhër bashkangjitur me shkresën që e keqja që ai e kishte sendërgjuar kundër judenjve, të binte mbi kokën e tij dhe të vareshin në litar ai dhe djemtë e tij.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Kështu, që prej atyre kohëve këto ditë u quajtën Purim për shkak të fjalës Pur. Për arsye të të gjitha këtyre ngjarjeve, që i përmban shkresa
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27dhe për shkak të të gjithave që i kishin parë e sprovuar, judenjtë e caktuan dhe e pranuan si ditë feste që kurrë nuk do të shndërrohet dhe e bënë detyrë mbi vete, mbi pasardhësit e vet, mbi të gjithë ata që do të duan të bëhen pjesëtarë të besimit të tyre që këto dy ditë sipas urdhërit dhe kohës së caktuar të kremtohen çdo vit.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Këto ditë duhet të përkujtohen e të kremtohen brez pas brezi në çdo vëllazëri, krahinë e qytet dhe s’duhet të jetë asnjë qytet në të cilin dita e Purimit të mos mbahet nga judenjtë dhe pasardhësit e tyre.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Mbretëresha Ester, bija e Abihailit, dhe judeu Mardoke, shkruan me më të madhin autoritet për ti dhënë fuqi ligjore letrës së dytë lidhur me Purimin.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30U dërguan letra të gjithë judenjve që banonin në njëqind e njëzet e shtatë krahinat e mbretit Asuer si fjalë paqeje e besnikërie,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31për ti kremtuar ditët e Purimit në kohë të caktuar, siç u kishte urdhëruar Mardokeu dhe Estera dhe sikurse edhe ata vetë e kishin caktuar për vete e për pasardhësit e vet dhe u detyruan të bëjnë agjërime e lutje.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Kështu Estera dha urdhër të mbahet festa Purim dhe kremtimi qe shënuar në libër.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.