Mbreti përkrah çifutët
1Po këtë ditë mbreti Asuer ia dhuroi mbretëreshës Ester pallatin e Amanit, armikut të judenjve, e Mardokeu qe paraqitur te mbreti, sepse Estera i kishte treguar mbretit se çka e kishte ajo Mardokeun.
2Mbreti e mori unazën e vet, që kishte urdhëruar të merrej nga Amani, dhe ia dha Mardokeut. Mardokeut Estera ia besoi mbarështimin e shtëpisë së Amanit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Estera pastaj foli përsëri me mbretin. Ra te këmbët e tija, qau dhe, duke qarë, iu lut të urdhërojë të pengohet rrjedhoja e të keqes dhe synimet e mbrapshta të sendërgjuara nga Amani Agagjit kundër judenjve.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Mbreti sipas rregullores e tundi shkopin e artë mbretëror. Ajo u ngrit e qëndroi pranë mbretit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Iu lut: “Nëse mbreti nuk ka gjë kundër, nëse kam gjetur hir para syve të tij, nëse kërkesa ime i duket e drejtë e, nëse njëmend u pëlqej syve të mbretit, lus që me letra të reja të zhvleftësohen letrat e para të Amanit, të birit të Amadatit Agagjit, armikut të përbetuar të judenjve, me të cilat ai ka urdhëruar të vriten judenjtë në të gjitha krahinat e mbretit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Si do të mund ta duroja të keqen që do ta pësonte populli im, vdekjen e gjakut tim”?
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Mbreti Asuer iu përgjigj mbretëreshës Ester dhe judeut Mardoke: “Unë prej anës sime ia kam dhuruar Esterës shtëpinë e Amanit dhe urdhërova të varet Amani në litar pse guxoi të çojë dorë kundër judenjve.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ju shkruani në emër të mbretit siç ju pëlqen juve e vuloseni letrën me unazën e mbretit për të mirën e judenjve, sepse letrat e shkruara në emër të mbretit dhe të vulosura me unazën e tij nuk mund të tërhiqen”.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9U thirrën, pra, shkruesit mbretërorë - ishte muaji i tretë, që quhet Siban, e njëzetetreta ditë e muajit - dhe u shkruan letrat ashtu si deshi Mardokeu, judenjve, satrapëve, qeveritarëve e prijësve që ishin në krye të njëqind e njëzet e shtatë krahinave, nga India deri në Etiopi, secilës krahinë në gjuhën e saj e me shkronjat e tyre, secilit popull në gjuhën e tij dhe me shkronjat e tija madje edhe judenjve në gjuhën e tyre e me shkronjat e tyre.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Letrat u shkruan në emër të mbretit, u vulosën me unazën e tij dhe u dërguan me anë të lajmëtarëve që i kalëronin kuajt e zgjedhur të mbretit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Me këto shkresa mbreti u jepte leje judenjve që në çdo qytet të bashkohen, ta mbrojnë jetën e vet dhe ti vrasin e ti zhdukin të gjithë armiqtë e tyre me gra e me fëmijë dhe lirisht tua rrëmbejnë pasurinë;
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12U caktua dita e huamarrjes e njëjta ditë në të gjitha krahinat, domethënë e trembëdhjeta ditë e muajit të dymbëdhjetë, që quhet Adar.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dekreti në të mirë të judenjve
12Si u urdhëroi ti zbatonin ligjet në çdo qytet dhe si tu gjenden në ndihmë, të bëjnë me armiq e me kundërshtarë të vet si tu pëlqejë, por vetëm në një ditë të vetme,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12në mbarë mbretërinë e Artakserksit, të katërmbëdhjetën ditë të muajit të dymbëdhjetë që është Adari.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ja dysheritja e shkresës:
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12“Mbreti i madh, Artakserksi, satrapëve të njëqind e njëzet e shtatë krahinave, nga India deri në Etiopi, dhe të gjithë atyre që janë nën sundimin tonë, shëndet.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Shumë njerëz, sa më shumë të jenë nderuar nga bujaria zemërgjerë e bamirësve, aq më shumë fryhen në krenari.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Madje, jo vetëm se mundohen ti shtypin nënshtetasit tanë, por edhe nderin që ua kanë dhënë nuk ua kthejnë atyre që ua dhanë, por edhe kurdisin prita kundër bamirësve të vet.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Të tillët jo vetëm se e çrrënjosin ndjenjën e falenderimit nga zemra e njerëzve, por të fryrë nga fjalët e kota të atyre që nuk e dinë se ç’është e mira, mashtrohen se do të mund ti shpëtojnë drejtësisë dhe Hyjit që sheh gjithçka dhe e urren të keqen.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ndodh, pastaj, shpesh që shumë njerëz në pushtet, që, kur ua besojnë miqve përgjegjësinë e punëve shtetërore bien nën ndikimin e tyre, dhe të bëhen bashkëfajtorë me ta për gjakun e pafajshëm me pasoja të fatkeqësive të pashërueshme,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12sepse arsyetimet e rreme, mashtrimet e të tillëve e shmangin nga udha e drejtë qëllimin e mirë të sunduesve.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kjo mund të shihet jo aq nga historitë e vjetra, por mjafton ti hapim sytë e ti shikojmë mbrapështitë që bëhen nga kjo murtajë e pushtetarëve të padenjë!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Këndej tani e tutje duhet të përkujdesemi më tepër për paqen e të gjitha krahinave.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Do të fusim risi e çka të na vihet përpara syve, do ta shqyrtojmë me më të madhen vëmendje e butësi.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12I tillë është edhe rasti i Amanit, birit të Amadatit, maqedonas, i cili nuk ka gjak persian dhe është shumë larg nga devotshmëria jonë, të cilin e kemi pasë pranuar si mik.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Tek ne gjeti një njerëzi aq të madhe, siç e kemi ndaj çdo kombi, aq sa botërisht qe quajtur babai ynë dhe qe nderuar gjithherë prej të gjithëve si i dyti pas mbretit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ky aq ia rriti mendjen vetes dhe u fry në pafytyrësi, sa që u mundua edhe neve të na e marrë mbretërinë dhe jetën.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Sepse me dredhi e ngatërresa të mbrapshta ia doli ta nxjerrë prej nesh vdekjen e shpëtimtarit tonë dhe bamirësit Mardoke, të bashkëshortes sonë të pafajshme, Esterës, dhe të mbarë popullit të tyre.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Mendonte kështu një herë ti vriste ata e atëherë, pasi unë të kisha mbetur vetëm, të më vriste edhe mua e mbretërinë ta kalonte nga persianët në duar të maqedonasve.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kurse ne, te këta judenj, të caktuar për shfarosje prej këtij njeriu tri herë të mbrapshtë, duke mos gjetur kurrfarë faji, por, përkundrazi, i kanë ligjet më të drejta
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12dhe janë bijtë e Tejetlartit e të Madhërishmit Hyj gjithmonë të gjallë, i cili neve si dhe të parëve tanë na e ruan mbretërinë në gjendje më të lulëzuar.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Do të bëni mirë nëse nuk do ti zbatoni letrat e dërguara nga Amani, biri i Amadatit,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12i cili për këtë krim qe varur në litar në dyert e qytetit të Suzës bashkë me shtëpinë e tij: ndëshkim i denjë i dhënë prej Hyjit, drejtuesit të gjithësisë, pa vonesë sendërgjuesit të këtyre dhelpërive.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Dysheritja e kësaj letre që tani po e dërgojmë le të vihet në vend ku mund të shihet prej të gjithëve, që të dihet se judenjtë kanë leje ti përdorin ligjet e veta.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Judenjve duhet tu ndihmoni në çasin e vështirë që të mund ta mbrojnë veten prej atyre që do ti sulmojnë më katërmbëdhjetë të muajit të dymbëdhjetë që quhet Adar.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Sepse këtë ditë të caktuar për shfarosjen e popullit të zgjedhur, Hyji i gjithëpushtetshëm e shndërroi në ditë gëzimi.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kurse ju, judenj, këtë ditë kijeni ditë feste të shquar ndër festat tuaja dhe kremtojeni me më të madhin gëzim,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12kështu tani e në të ardhmen të mbetet për ne e për persianët vullnetmirë ditë përkujtimi e shpëtimit tuaj, kurse për armiqtë tuaj ditë përkujtimi i rrënimit të tyre.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E çdo qytet e krahinë që nuk do të dëgjojë të marrë pjesë në këtë kremtim, pa farë mëshire do të shuhet me shpatë e me zjarr dhe ashtu do të shkretohet sa që do të bëhet i pajetueshëm jo vetëm për njerëz, por edhe për egërsirat e malit e për shpendët e do të mbetet i shkretë për jetë të jetës”. Përshëndetje.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Dysheritja e letrës që duhej ta kishte fuqinë e ligjit qe shpallur në të gjitha krahinat që ta dinë të gjithë popujt se judenjtë janë të gatshëm të huamerren kundër armiqve të vet.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kështu lajmëtarët mbi kuajt e shpejtë e shpërndanë urdhëresën. Urdhëresa menjëhere qe vënë në Suzë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Mardokeu doli nga pallati i mbretit duke shkëlqyer në petkat mbretërore, d. t. th. me petka ngjyrë vjollce e të bardha duke mbartur mbi kokë kezë të madhe ari, i mbështjellë me mantel pëlhure të bukur të kuqe. Mbarë qyteti ishte në gëzim e në hare.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16U pa se judenjve u lindi drita, gëzimi, nderi dhe ngadhënjimi.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Në çdo popull, në çdo qytet e krahinë, kudo arrinte urdhëresa e mbretit, për judenj ishte ditë gëzimi, feste, gostish, kaq sa shumëkush nga popujt e vendit u bënë çifutë, sepse i kishte pushtuar të gjithë një frikë e madhe e judenjve.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.