I. TRASHËGUESI I FRONIT TË DAVIDIT
Pleqëria e Davidit dhe fitmet e Adonisë
1Mbreti David ishte plakur dhe kishte kaluar në moshë shumë të thellë: megjithëse mbulohej trashë, nuk mund të nxehej.
2Shërbëtorët e tij i thanë: »Le të kërkohet për Zotërinë tonë, mbretin, një vajzë e re virgjër që të qëndrojë me mbretin, të kujdeset për të: le të flejë në gjiun tënd e do ta nxehë zotërinë tonë, mbretin.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kështu pra, kërkuan në mbarë tokën e Izraelit një vajzë të bukur, e gjetën Abisagën sunamite dhe e prunë te mbreti.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Vajza ishte vërtet shumë e bukur e kujdesej për mbretin dhe i shërbente. Por mbreti nuk e njohu.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Tashti Adonia, biri i Hagitës, çoi krye e thoshte: »Unë do të mbretëroj!« Fitoi karrocë e kuaj dhe pesëdhjetë burra që shkonin para tij.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Dhe i ati asnjëherë nuk e qortoi e nuk i tha: »Pse po bën ashtu?« Edhe ky ishte shumë i pashëm dhe kishte lindur pas Absalomit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ishte marrë vesh me Joabin, birin e Sarvisë, dhe me Abiatarin prift, të cilët e përkrahnin Adoninë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kurse Sadoku prift, Benaja, biri i Jojadës, Natani profet, Semei, Rei dhe trimat e zgjedhur të rojës trupore të Davidit nuk ishin me Adoninë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Një ditë Adonia flijoi dele e viça të majmë te guri Zohelet, që është afër burimit Rogel, i grishi të gjithë vëllezërit e vet, bijtë e mbretit, dhe të gjithë burrat e Judës që ishin në shërbim të mbretit,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10por nuk thirri Natanin profet, Banajën, as disa prej trimave, as Salomonin, vëllanë e vet.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fitmet e Natanit e të Betsabesë
11Atëherë Natani i tha Betsabesë, nënës së Salomonit: »A nuk dëgjove se u bë mbret Adonia, biri i Hagitës, dhe zotëria ynë Davidi nuk e di.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Tashti eja të të këshilloj si ta shpëtosh jetën tënde dhe jetën e djalit tënd Salomonit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Shko e paraqitu te Davidi mbret dhe thuaj: ‘Zotëri mbret, a nuk m’u përbetove mua, shërbëtores sate, e nuk më the: ‘Salomoni, biri yt, do të mbretërojë pas meje dhe ai do të rrijë në fronin tim?’ Pse atëherë po mbretëron Adonia?
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Dhe ndërkohë që ti ende do të jesh duke folur me mbretin, pas teje do të vij unë dhe do t’i vërtetoj fjalët e tua.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kështu, pra, Betsabeja hyri në dhomë te mbreti. Mbreti vërtet ishte plakur shumë dhe Abisaga sunamite i shërbente.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Betsabeja u përkul dhe ra përmbys para mbretit. Mbreti i tha: »Çka do?«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ajo iu përgjigj: »Imzot! Ti iu përbetove në Zotin, Hyjin tënd, shërbëtores sate e the: ‘Salomoni, yt bir, do të mbretërojë pas meje dhe ai do të rrijë në fronin tim.’
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Por, ja, tani po mbretëron Adonia e ti, o mbreti im, nuk e di.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ai preu qe, viça të majmë, dele të shumta dhe i grishi të gjithë bijtë e mbretit si dhe Abiatarin prift dhe Joabin, kryetarin e ushtrisë, por nuk e thirri Salomonin, shërbëtorin tënd.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Megjithëkëtë, imzot mbret, në ty i ka ngulur sytë e vet mbarë Izraeli që t’i dëftosh cili duhet të rrijë në fronin tënd, pas teje, imzot mbret!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Sepse, përndryshe, kur imzot mbreti të ketë pushuar përbri etërve të vet, unë dhe im bir Salomoni do të jemi fajtorë.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ajo ende po fliste me mbretin, kur qe, ia behu Natani profet.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23I lajmëruan mbretit e i thanë: »Këtu është Natani profet.« Pasi hyri te mbreti dhe pasi e nderoi duke u përkulur deri në tokë,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Natani i tha: »Imzot mbret, vallë ti paske urdhëruar: ‘Adonia le të mbretërojë pas meje dhe ai le të rrijë mbi fronin tim’?
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Sepse ai sot zbriti dhe flijoi gjedhë, bagëti të majme e shumë desh. Thirri edhe të gjithë bijtë e mbretit, prijësit e ushtrisë, madje edhe priftin Abiatar dhe ata, duke ngrënë e duke pirë para tij, po bërtasin: ‘Rroftë mbreti Adoni!’
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Porse mua, shërbëtorin tënd, dhe Sadokun prift, Banajën, birin e Jojadës, dhe Salomonin, shërbëtorin tënd, nuk na thirri.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27A mos e ka dhënë këtë urdhër imzot mbreti e nuk më dëftove mua, shërbëtorit tënd, se cili do të rrijë mbi fronin e zotërisë tim mbretit pas tij?«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Salomoni shënohet prej Davidit dhe shugurohet mbret
28Atëherë u përgjigj Davidi mbret: »Thirreni Bersabenë të vijë këtu tek unë!« Ajo hyri te mbreti dhe qëndroi para mbretit.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29E mbreti u përbetua e tha: »Pasha Zotin e gjallë që e shpëtoi jetën time prej çdo ngushtimi,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30se, sikurse të jam përbetuar në Zotin, Hyjin e Izraelit, kur të kam thënë: ‘Salomoni, biri yt, do të mbretërojë pas meje dhe se ai do të rrijë mbi fronin tim, në vend tim, sot do të bëj ashtu!«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Atëherë Betsabeja u përkul me fytyrë përdhe, i dha nderim mbretit David dhe tha: »Rroftë imzot mbreti për amshim!«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Atëherë Davidi mbret shtoi: »M’i thirrni këtu Sadokun prift, Natanin profet dhe Banajën, birin e Jojadës.« Kur hynë ata te mbreti,
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33mbreti u tha: »Merrni shërbëtorët e zotërisë suaj me vete; Salomonin, tim bir, vëreni në mushkën time dhe çojeni në Gihon,
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34atje Sadoku prift dhe Natani profet le ta shugurojnë për mbret mbi Izraelin, bjeruni borive dhe shpalleni: ‘Rroftë Salomoni mbret!’
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Pastaj ngjituni këtu me të, le të vijë e le të rrijë mbi fronin tim dhe ai le të sundojë në vendin tim. Unë dua që ai të jetë prijësi i Izraelit e i Judës!«
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Benaja, biri i Jojadës, iu përgjigj mbretit e tha: »Amen! Kështu vendostë edhe Zoti, Hyji i zotërisë tim, mbretit.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Sikurse qe Zoti me zotërinë tim mbretin, po ashtu qoftë edhe me Salomonin dhe e lartësoftë fronin e tij edhe më tepër se fronin e zotërisë tim Davidit mbret!«
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Zbriti, pra, Sadoku prift, Natani profet e Benaja, biri i Jojadës, e me ta edhe keretët e feletët; Salomonin e vunë mbi mushkën e Davidit mbret dhe e çuan në Gihon.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Sadoku prift e mori bririn e vajit prej Tendës dhe e leu Salomonin. Mandej i ranë borisë dhe mbarë populli brohoriti: »Rroftë Salomoni mbret!«
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Mbarë populli u ngjit pas tij duke u rënë fyejve dhe duke brohoritur me gëzim të madh: ushtoi mbarë vendi prej brohoritjeve të tyre.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Frika e Adonisë
41Dëgjoi për këtë Adonia dhe të gjithë ata që kishin qenë grishur prej tij. Sa kishte marrë fund gostia. Edhe Joabi, kur e dëgjoi zërin e borisë, tha: »Ç’do të thotë kjo zhurmë e qytetit të zhurmitur?«
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Ndërsa ai ende po fliste, ia behu Jonatani, biri i priftit Abiatar. Adonia i tha: »Hyr, sepse ti je burrë i mirë dhe sjell lajme të mira.«
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Por Adonisë Jonatani iu përgjigj: »Assesi! Sepse zotëria ynë, mbreti David, e bëri Salomonin mbret.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Dërgoi me të priftin Sadok, Natanin profet, Banajën, birin e Jojadës, keretët e feletët dhe e vunë mbi mushkën e mbretit.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Sadoku prift e Natani profet në Gihon e shuguruan për mbret. Prej andej u ngritën plot gëzim dhe qyteti ushtoi prej poteres: kjo është zhurma që dëgjuat.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Salomoni u ul në fronin e mbretërisë.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Hynë edhe shërbëtorët e mbretit dhe e bekuan zotërinë tonë mbretin David e i thanë: ‘Hyji e bëftë edhe më të madh emrin e Salomonit se emri yt dhe fronin e tij e bëftë më të madhërishëm se troni yt!’ Dhe mbreti u përkul në shenjë nderimi mbi shtratin e vet.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Madje ai tha kështu: ‘Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, që e dha sot atë që rri mbi fronin tim dhe që e panë sytë e mi.’«
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49I kapi, pra, frikë e madhe dhe u ngritën të gjithë ata që kishin qenë të grishur prej Adonisë, dhe secili shkoi në punë të vet.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Po edhe Adonia, prej frikës së Salomonit, u çua e shkoi dhe u kap për brirë të lterit.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51E lajmëruan Salomonin dhe i thanë: »Ja, Adonia, prej frikës së Salomonit mbret, i ka kapur brirët e lterit e thotë: ‘Le të më betohet sot Salomoni mbret se nuk do ta presë me shpatë shërbëtorin e vet.’«
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Salomoni u përgjigj: »Nëse do të sillet si burrë i ndershëm, asnjë fije floku nuk do t’i bjerë mbi tokë prej kokës së tij; por, në qoftë se në të do të gjendet ndonjë synim i keq, do të vdesë.«
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53Atëherë Salomoni mbret dërgoi njerëzit që e larguan prej lterit. Ai erdhi te Salomoni dhe iu përkul mbretit në shenjë nderimi. Salomoni i tha: »Shko në shtëpinë tënde.«
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.