Testamenti dhe vdekja e Davidit
1Kur iu afrua dita e vdekjes, Davidi i urdhëroi birit të vet Salomonit. I tha:
2»Unë po nisem për rrugën që do ta bëjnë të gjithë njerëzit mbi tokë. Ji i fortë dhe ji njeri!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mbaji urdhërimet e Zotit, Hyjit tënd! Ec udhëve të tija! Mbaji ligjet e tija, urdhërimet e tija, porositë dhe dëshmitë ashtu siç shkruan në Ligjin e Moisiut që të të shkojë mbarë gjithçka të ndërmarrësh, kudo që të sillesh,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4që Zoti ta çojë në vend fjalën që e ka folur kur m’u zotua: ‘Nëse bijtë e tu në jetën e tyre do të kujdesen që të ecin në praninë time me besnikëri me gjithë mend e zemër, mbi fronin e Izraelit do të rrijë gjithmonë njëri prej pasardhësve të tu.’
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Edhe ti e di se çfarë më ka bërë mua Joabi, biri i Sarvisë, ç’u bëri dy prijësve të ushtrisë së Izraelit, Abnerit, birit të Nerit, dhe Amasës, birit të Jeterit, të cilët i vrau. E derdhi gjakun në kohë të paqes siç bëhet në luftë, dhe e njollosi me gjak lufte brezin që kishte rreth ijës së vet dhe sandalet që i kishte në këmbët e veta.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Vepro me zgjuarsi e mos lejo që thinjat e tija të zbresin në paqe në banesën e të vdekurve.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Përkundrazi, ndaj bijve të Bezelait galaadas, sillu me mirësi; le të jenë ndër ata që hanë në tryezën tënde, sepse ata m’u gjetën në ndihmë kur ikja prej vëllait tënd Absalomit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Tek ti është Semei, biri i Gerës, beniaminas, prej Bahurimit. Ky më mallkoi me një mallkim të tmerrshëm, kur po shkoja në Mahanaim. Por, meqenëse zbriti tek Jordani për të më përshëndetur, prandaj unë iu përbetova në Zotin: ‘Unë nuk do të të vras me shpatë.’
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Por ti tani mos e lër të pandëshkuar mëkatin e tija. Ti e merr vesh vetë, se je i mençur e di si duhet të sillesh me të. Bëj të zbresin thinjat e tija në dhe me gjak.«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kështu, pra, Davidi pushoi me etërit e vet dhe qe varrosur në Qytetin e Davidit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Mbretërimi i Davidit mbi Izraelin zgjati dyzet vjet: në Hebron mbretëroi shtatë vjet, kurse në Jerusalem tridhjetë e tri vjet.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vdekja e Adonisë
12Salomoni ndenji në fronin e Davidit, babës së vet, dhe mbretëria e tij erdhi e u forcua shumë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Adonia, biri i Hagitës, shkoi te Betsabeja, nëna e Salomonit. Ajo i tha: »A është ardhja jote me qëllim paqeje?« Ai iu përgjigj: »Me qëllim paqeje.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Dhe shtoi: »Kam diçka për të të thënë.« Ajo i tha: »Fol!« Ai vazhdoi:
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15»Ti e di se mua më ka takuar mbretëria dhe se mbarë Izraeli më kishte parashikuar për mbretin e vet, por tani mbretëria më shpëtoi prej dore dhe i takoi vëllait tim, sepse i qe dhënë prej Zotit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Tani s’ kam veçse një lutje të vetme tek ti; ma plotëso të lutem.« Ajo i tha: »Fol!«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ai vazhdoi: »Të lutem, i thuaj mbretit Salomon - ai s’ mund të të mohojë ty asgjë - të ma japë për grua Abisagën sunamite.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë Betsabeja i tha: »Mirë, për ty do të flas me mbretin.«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Shkoi, pra, Betsabeja te Salomoni mbret për të biseduar me të për Adoninë. Mbreti u ngrit në këmbë dhe i doli para, e përshëndoshi dhe u ul të rrijë mbi fronin e vet. Urdhëroi atëherë që të vihet edhe një fron tjetër për nënën e mbretit dhe ajo u ul në të djathtë të tij.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ajo i tha: »Kërkoj një nder të vogël prej teje, mos ma moho.« Mbreti iu përgjigj: »Kërko, nëna ime, se s’ ka hije të mos ta dëgjoj kërkesën.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ajo i tha: »A bën t’i jepet për grua Adonisë, vëllait tënd, Abisaga sunamite?«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Mbreti Salomon iu përgjigj nënës së vet e i tha: »Pse e kërkon për Adoninë Abisagën sunamite? Kërkoje për të edhe mbretërinë! Pse a nuk e di ti se ai është vëllai im më i madh dhe e përkrah prifti Abiatar dhe Joabi, biri i Sarvisë?.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Atëherë u përbetua Salomoni mbret në Zotin e tha: »More kështu e kështu ma bëftë Zoti mua e edhe më zi, nëse Adonia nuk e ka folur këtë fjalë sot në dëm të jetës së vet!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Pasha Zotin e gjallë, që më ka përforcuar dhe më ka vendosur mbi fronin e tim eti, Davidit, dhe që më ka dhënë të hyj në radhën mbretërore, ashtu sikurse ai vetë ka thënë: mu sot Adonia do të vritet!«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Dhe Salomoni mbret dërgoi Banajën, birin e Jojadës. Ky e goditi dhe Adonia vdiq.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fati i Abiatarit dhe i Joabit
26Priftit Abiatar mbreti i urdhëroi: »Shko në pronën tënde në Anatot. E ke merituar vdekjen, por sot nuk po të vras, sepse e ke bartur Arkën e Zotit Hyj në praninë e babës tim Davidit dhe pse i ke duruar të gjitha të vështirat që i ka hequr edhe im atë.«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Kështu Salomoni përjashtoi Abiatarin prej priftërisë së Zotit që të shkonte në vend fjala e Zotit, të cilën e tha për shtëpinë e Heliut në Silo.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Lajmi i shkoi në vesh Joabit. Joabi kishte marrë anën e Adonisë, megjithëse nuk e kishte përkrahur Absalomin. Atëherë iku në Tendën e Zotit dhe u kap për brirë të lterit.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29E lajmëruan mbretin Salomon se Joabi kishte ikur në Tendën e Zotit dhe se ishte përbri lterit. Salomoni e dërgoi Banajën, birin e Jojadës e i urdhëroi: »Shko e vraje!«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Banaja shkoi në Tendën e Zotit e i tha: »Kështu thotë mbreti: ‘Dil jashtë!’« Ai u përgjigj: »S’dal jashtë, por do të vdes këtu!« Banaja i çoi mbretit fjalën e i tha: »Kështu foli Joabi dhe kështu m’u përgjigj.«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Mbreti i urdhëroi: »Bëj sikurse ka thënë: vraje e varrose. Kështu do ta heqësh prej meje e prej shtëpisë së tim eti gjakun e pafajshëm që ka derdhur Joabi.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Zoti do të bëjë që gjaku i tij të bjerë mbi kokën e tij, sepse i ka vrarë dy njerëz të pafajshëm më të mirë se ai vetë; i preu me shpatë pa dijen e babait tim Davidit: Abnerin, birin e Nerit, prijësin e ushtrisë së Izraelit, dhe Amasën, birin e Jeterit, prijësin e ushtrisë së Judës.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Gjaku i tyre le të bjerë mbi kokën e Joabit dhe në kokën e pasardhësve të tij për amshim, kurse mbi Davidin, mbi trashëgiminë e tij, mbi shtëpinë mbretërore e mbi fronin e tij rëntë prej Zotit paqja e përhershme.«
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Kështu Banaja, biri i Jojadës, shkoi, iu sul dhe e vrau. Joabi u varros në shtëpinë e vet në shkretëtirë.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Në vend të tij mbreti prijës të ushtrisë e bëri Banajën, birin e Jojadës, e në vend të Abiatarit për prift vuri Sadokun.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Padëgjesa dhe vdekja e Semeit
36Mbreti çoi e e thirri edhe Semein dhe i tha: »Ndërto për vete një shtëpi në Jerusalem dhe bano në të. Mos dil prej saj për të shkuar andej e këndej.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Atë ditë që të dalësh e ta kalosh përruan Cedron, dije mirë se do të vritesh: gjaku yt do të bjerë mbi kokën tënde!«
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Semei iu përgjigj mbretit: »Urdhër me vend! Siç urdhëron zotëria im mbreti, ashtu do të bëjë shërbëtori yt.« Dhe Semei jetoi një kohë të gjatë në Jerusalem.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Pas tre vjetësh ndodhi që dy shërbëtorë të Semeit të iknin tek Akisi, biri i Maakës, mbreti i Getit. E lajmëruan Semein se shërbëtorët e tij ishin në Get.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Atëherë Semei u çua, e shaloi gomarin dhe shkoi në Get tek Akisi për t’i kërkuar skllevërit e vet dhe i mori prej Getit.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41E njoftuan Salomonin se Semei kishte shkuar nga Jerusalemi në Get dhe se ishte kthyer.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Çoi dhe e thirri e i tha: »A nuk ta kam qitur për dëshmitar Zotin e nuk të kam njoftuar me kohë: ‘Atë ditë që të dalësh e të shkosh andej e këndej, dije se do të vritesh?’ E ti m’u përgjigje: ‘Urdhër me vend: e kam marrë vesh.’
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Pse nuk e mbajte përbetimin që i bëre Zotit dhe urdhrin që të kam dhënë?«
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Mbreti mandej i tha Semeit: »Ti i di mirë dhe s’ke pasur si t’i harrosh të gjitha të këqijat që i ke bërë tim eti, Davidit; Zoti po e kthen të keqen tënde mbi kokën tënde.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Kurse Salomoni mbret do të jetë i bekuar dhe froni i Davidit do të jetë i qëndrueshëm për amshim para Zotit.«
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Kështu mbreti i dha urdhër Banajës, birit të Jojadës. Ky doli, e goditi dhe Semei vdiq. Kështu mbretëria vinte e bëhej përherë e më e fortë në dorën e Salomonit.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.