1Atëherë fjala e Zotit i qe drejtuar Jehuit, birit të Hananiut, kundër Baasës:
2»Megjithëse unë të ngrita nga pluhuri e të bëra prijësin e popullit tim Izraelit, prapëseprapë ti ece udhës së Jeroboamit dhe bëre që të mëkatojë populli im, Izraeli, me qëllim që të më ngucë me mëkatet e tija,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3ja, unë do ta fshij Baasën dhe do t’i fshij pasardhësit e familjes së tij. Shtëpinë tënde, Baasë, do ta bëj si shtëpinë e Jeroboamit, birit të Nabatit!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Cilido prej shtëpisë së Baasës që të vdesë në qytet, do ta hanë qentë dhe cilido prej të tijve që të vdesë në fushë, do ta hanë shpendët e ajrit.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Veprat e tjera të Baasës, gjithçka bëri dhe trimëritë e tija, a nuk janë të shkruara këto në Librin e Analeve të mbretërve të Izraelit?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Edhe Baasa fjeti pranë të parëve të vet dhe qe varrosur në Tersë. Në vend të tij u bë mbret Ela, biri i tij.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por fjala e Zotit i qe drejtuar përmes gojës së profetit Jehu, birit të Hananiut, Baasës e shtëpisë së tij jo vetëm sepse i bëri të gjitha të këqijat para syve të Zotit duke e fyer atë me veprat e duarve të veta saqë u bë i ngjashëm me shtëpinë e Jeroboamit, por edhe sepse e shfarosi familjen e tij.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mbretërimi i Elës në Izrael /886-885/
8Në vitin e njëzetegjashtë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, mbret në Tersë mbi Izraelin u bë Ela, biri i Baasës, e mbretëroi dy vjet.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kundër tij u ngrit një shërbëtor i tij, Zambriu, prijësi i gjysmës së karrocave të luftës. Ela ndodhej në Tersë, në shtëpinë e Asës, kryetarit të pallatit në Tersë. Ishte dehur duke pirë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10U fut, pra, Zambriu brenda, i ra dhe e vrau në vitin e njëzeteshtatë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, e u bë mbret në vend të tij.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Si u bë mbret dhe hipi në fron, vrau mbarë familjen e Baasës. Nuk la prej tij asnjë mashkull për be, as të afërm e as miq të tij.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Zambriu e shfarosi mbarë shtëpinë e Baasës sipas fjalës së Zotit që e kishte folur kundër Baasës me gojën e Jehuit profet.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Shkak ishin mëkatet e Baasës e të birit të tij Elës, të cilët mëkatuan dhe bënë të mëkatojë Izraeli, duke e zemëruar Zotin, Hyjin e Izraelit, me anë të idhujve të rrejshëm.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Veprat e tjera të Elës dhe gjithçka bëri, a nuk janë këto të shkuara në Librin e Analeve të mbretërve të Izraelit?
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mbretërimi i Zambriut në Izrael /885/
15Në vitin e njëzeteshtatë të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, në Tersë mbretëroi Zambriu shtatë ditë. Asokohe populli e kishte rrethuar Gebetonin, një qytet i filistenjve.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kur populli mori vesh se Zambriu ishte çuar kundër mbretit dhe e kishte vrarë, mbarë Izraeli e shpalli për mbret të vetin Amriun, që asokohe ishte kryekomandant i ushtrisë në fushim të mbarë Izraelit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kështu, pra, Amriu e mbarë Izraeli me të lëshuan rrethimin e Gebetonit dhe e rrethuan Tersën.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kur Zambriu pa se qyteti do të pushtohej, hyri në pallatin mbretëror, i dha zjarr pallatit mbretëror dhe vdiq i djegur nga zjarri
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19në mëkatet e veta që i bëri duke bërë të keqen para syve të Zotit duke jetuar udhës së Jeroboamit dhe në mëkatin e tij, me të cilin e bëri Izraelin të mëkatojë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Veprat e tjera të Zambriut si dhe kryengritja që bëri, vallë a nuk janë të shkruara këto në Librin e Analeve të mbretërve të Izraelit?
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë populli i Izraelit u nda në dy pjesë: gjysma e popullit përkrahte Tebniun, birin e Ginetit, për ta bërë atë mbret, kurse gjysma tjetër e donin Amriun.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Por mbizotëroi populli që ishte me Amriun kundrejt popullit që përkrahte Tebniun, të birin e Ginetit. Kur Tebniu vdiq, u bë mbret Amriu.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mbretërimi i Amriut në Izrael /885-874/
23Në vitin tridhjetë e një të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës, mbretëroi Amriu mbi Izraelin për dymbëdhjetë vjet. Në Tersë mbretëroi gjashtë vjet.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Atëherë e bleu prej Somerit malin e Samarisë për dy talenta të argjendtë. Ndërtoi një qytet dhe qytetin që e ndërtoi e quajti Samari, me emrin e Somerit, pronarit të malit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Amriu bëri keq ndër sy të Zotit, madje veproi edhe më keq se të gjithë të tjerët që kishin qenë para tij.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Eci të gjitha udhëve të Jeroboamit, birit të Nabatit, si edhe në mëkatin e tij, me të cilin e bëri Izraelin të mëkatojë me qëllim që ta fyenin Zotin, Hyjin e Izraelit, me anë të idhujve të kotë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Veprat e tjera të Amriut si dhe luftërat e tija, që i bëri me trimëri, vallë a nuk janë këto të shkruara në Librin e Analeve të mbretërve të Izraelit?
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Amriu fjeti pranë të parëve të vet dhe qe varrosur në Samari. Në vend të tij mbretëroi Akabi, i biri.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Hyrje në mbretërimin e Akabit /874-853/
29Akabi, biri i Amriut, u bë mbret mbi Izraelin në të tridhjetetetin vit të mbretërimit të Asës, mbretit të Judës. Akabi, biri i Amriut, mbretëroi në Samari mbi Izraelin për njëzet e dy vjet.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Akabi, biri i Amriut, bëri keq ndër sy të Zotit më tepër se të gjithë ata që kishin qenë para tij.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Dhe nuk iu duk mjaft të ecë në mëkatet e Jeroboamit, birit të Nabatit, por edhe u martua me Jezabelën, bijën e Etbaalit, mbretit të sidonëve dhe zuri t’i shërbejë Baalit e të përkulej para tij.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Ai ndërtoi një lter për nder të Baalit në tempullin e Baalit që kishte ndërtuar në Samari,
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33madje ndërtoi edhe banirin, bëri edhe vepra të tjera të liga duke e fyer Zotin, Hyjin e Izraelit, më tepër se të gjithë mbretërit e Izraelit që kishin qenë para tij.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Në ditët e tija Hieli i Betelit e rindërtoi Jerikun. Mbi Abiramin, të parëlindurin e vet, i qiti themelet e mbi Segubin, djalin e vet më të voglin, i ndërtoi dyert e tija, sipas fjalës së Zotit, që e kishte pasë thënë me anë të Jozuehut, birit të Nunit.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.