V. CIKLI MBI ELINË
1. Thatësia e madhe
Paralajmërimi i ndëshkimit të Hyjit
1Elia Tesbiu, nga Tesbiu, në tokën e Galaadit, i tha Akabit: »Pasha jetën e Zotit, Hyjit të Izraelit, në shërbimin e të cilit jam unë: në këto vite s’do të bjerë as vesë as shi, përveç në thënça unë.«
Në përruan Kerit
2Atëherë fjala e Zotit i qe drejtuar Elisë. I tha:
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3»Largohu prej këndej e shko në lindje dhe fshihu në përroin Kerit, që është kundruall Jordanit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kështu do të mund të pish ujë nga përroi, kurse korbave u kam urdhëruar të ta sjellin ushqimin atje.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Elia shkoi dhe bëri si i kishte urdhëruar Zoti. Shkoi e banoi në përruan Kerit, që është kundruall Jordanit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Korbat i sillnin në mëngjes bukë e mish e në mbrëmje po ashtu bukë e mish, kurse ujë pinte nga përroi.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Pas do kohe, përroi shteri, sepse nuk binte shi.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Në Sareptë. Mrekullia e miellit dhe e vajit
8Atëherë Elisë i qe drejtuar fjala e Zotit e i tha:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9»Ngrihu e shko në Sareptën e sidonasve dhe qëndro atje. I kam urdhëruar një vejushe të të ushqejë.«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Elia u çua e shkoi në Sareptë. Kur arriti te dyert e qytetit, gjeti një grua të ve duke mbledhur dru. Elia e thirri e i tha: »Ma sill pak ujë në katrovë që të pi.«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kur u nis ajo për t’i sjellë ujë, ky e thirri prapë dhe i tha: »Të lutem, më sill edhe një kafshatë bukë në dorë!«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ajo iu përgjigj: »Pasha Zotin, Hyjin tënd, unë nuk kam bukë, por vetëm një grusht miell në tinar dhe pakëz vaj në qyp. Ja, po i mbledh dy-tri dru e do të shkoj në shtëpi për ta gatuar për mua e për djalin tim, do ta hamë e do të vdesim.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Por Elia i tha: »Mos ki frikë aspak, por shko e bëj siç the; porse më parë ma piq mua një kulaç të vogël me atë miell që ke e ma sill, dhe pastaj gatuaj për vete e për djalin tënd.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Sepse kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: ‘Në tinar mielli s’do të mungojë, në qyp vaji s’do të mbarojë derisa të vijë dita që Zoti të falë shi mbi tokë.’«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ajo shkoi e bëri si i tha Elia. Dhe u ushqye ajo, Elia dhe familja e saj për shumë ditë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Tinari i miellit nuk u mbarua as qypi i vajit nuk u pakësua sipas fjalës së Zotit që e tha me anë të Elisë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ngjallja e djalit të vejushës
17Ja se ç’ndodhi pas kësaj ngjarjeje: u sëmur djali i zonjës së shtëpisë. Sëmundja qe shumë e rëndë saqë në të s’mbeti më frymë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë ajo i tha Elisë: »Ç’kam unë me ty, o njeriu i Hyjit?! Erdhe tek unë që të përkujtohen mëkatet e mia për të ma vrarë djalin!«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Por ai i tha: »Ma jep djalin tënd!« dhe e mori prej prehrit të saj, e çoi në dhomën ku banonte ai dhe e vuri mbi shtratin e vet.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Atëherë e thirri Zotin në ndihmë e tha: »O Zot, Hyji im! Vallë a do ta pikëllosh deri edhe gruan e ve, tek e cila unë po banoj si i huaj i tretur, saqë bëre t’i vdesë djali?«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë u shtri tri herë mbi djalin, e thirri ndihmën e Zotit e tha: »O Zot, Hyji im, bëj, po të lutem, të kthehet shpirti i këtij djali në të!«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Zoti ia dëgjoi uratën Elisë, u kthye shpirti në djalin dhe ai u ringjall.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Atëherë Elia e mori djalin, e zbriti prej dhomës së sipërme poshtë në shtëpi, ia dha nënës së fëmijës e tha: »Ja, djali yt jeton!«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Gruaja i tha Elisë: »Tani po e di se je njeri i Hyjit dhe se fjala e Zotit në gojën tënde është e vërtetë.«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.