Takimi i Elisë me Abdinë
1Pas shumë kohe, fjala e Zotit i qe drejtuar Elisë në vitin e tretë me këto fjalë: »Shko e paraqitu tek Akabi, sepse dua të lëshoj shi mbi sipërfaqen e tokës.«
2U nis pra, Elia për t’u takuar me Akabin. Në Samari mbretëronte një uri e madhe fort.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Atëherë Akabi e thirri drejtorin e shtëpisë së vet, Abdinë. Abdia e dronte shumë Zotin.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E njëmend, kur Jezabela i vriste profetët e Zotit, Abdia i mori njëqind profetë dhe i fshehu nga pesëdhjetë në shpellë dhe i mbante me bukë e me ujë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kështu, pra, Akabi i tha Abdisë: »Dil nëpër vend e shko gjithkund ku ka burime të gjalla uji e në të gjitha luginat, në mos gjejmë ndokund bar që të mund t’i shpëtojmë gjallë kuaj e mushq e të mos na duhet të presim ndonjë prej bagëtive.«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6I ndanë krahinat, të cilat do t’i kalonin njëri edhe tjetri: Akabi shkonte veçmas në njërën anë, e Abdia veçmas në anën tjetër.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ndërkohë që Abdia ishte në udhëtim, kur qe, përpara në takim i doli Elia. Abdia, pasi e njohu, ra me fytyrë përdhe e tha: »Po a mos je ti, imzot, Elia?«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Elia iu përgjigj: »Unë vetë! Por shko e i thuaj zotërisë tënd: ‘Është këtu Elia!’«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kurse ai i tha: »Po ç’mëkat kam bërë që po më dorëzon shërbëtorin tënd në dorë të Akabit për të më vrarë?
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pasha jetën e Zotit, Hyjit tënd, s’ka popull as mbretëri, ku nuk ka dërguar zotëria im njerëz për të të kërkuar dhe, pasi të gjithë iu përgjigjën: ‘Nuk është këtu’, i ka bërë të përbetohen popuj e mbretëri se nuk të kanë gjetur askund.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E tani po më thua: ‘Shko e i thuaj zotërisë tënd: Ja, Elia!’
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Posa të largohem prej teje, shpirti i Zotit do të të çojë në një vend që unë nuk e di, kurse unë do të shkoj e do ta lajmëroj Akabin dhe kur nuk do të të gjejë ai, do të më vrasë. E pra, shërbëtori yt e dron Zotin qysh prej fëmijërisë së vet!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Vallë, a nuk do ta kenë vënë në dijeni imzotin çfarë kam bërë kur Jezabela i vriste profetët e Zotit: se i fsheha prej profetëve të Zotit njëqind vetë, pesëdhjetë në një shpellë e pesëdhjetë në një tjetër dhe se i kam mbajtur me bukë e me ujë?
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E tani po më urdhëron: ‘Hajt e thuaj zotërisë tënd: ‘Ja, ku është Elia!’, që të më vrasë!«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Elia i tha: »Pasha jetën e Zotit të gjithëpushtetshëm, në shërbimin e të cilit jam unë: sot do të dal para tij!«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Elia dhe Akabi
16Shkoi, pra, Abdia në takim me Akabin dhe i tregoi. Akabi erdhi të takohej me Elinë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Posa e pa, i tha: »Këtu qenke a, o ogurziu i Izraelit?«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ai iu përgjigj: »Unë nuk i sjell të keqe Izraelit, por ti dhe shtëpia e tët eti, që i keni lënë urdhërimet e Zotit dhe po i ndjek baalët!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Por tani mblidhe para meje mbarë Izraelin në malin e Karmelit si dhe katërqind e pesëdhjetë profetët e Baalit, edhe katërqind profetët e Aserës që ushqehen prej tryezës së Jezabelës.«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Flia e Karmelit
20Akabi çoi e thirri të gjithë bijtë e Izraelit e i bashkoi profetët në malin Karmel.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë Elia doli para mbarë popullit e tha: »Deri kur do të çaloni në të dyja anët? Nëse Zoti është Hyj, ndiqeni atë, po në qoftë se është Baali, ndiqeni atëherë atë!« Por populli nuk iu përgjigj asnjë fjalë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Atëherë Elia vazhdoi: »I vetmi kam mbetur unë si profet i Zotit, kurse profetë të Baalit janë katërqind e pesëdhjetë vetë!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Le të na jepen dy mëzetër. Ata le ta zgjedhin njërin mëzat, le ta ndajnë pjesë-pjesë e le ta vënë mbi dru, por të mos i shtien zjarr. Edhe unë do ta përgatis mëzatin tjetër dhe do ta vë mbi dru; zjarr s’do t’i shtie.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Thirreni në ndihmë emrin e hyjit tuaj dhe unë do ta thërras në ndihmë Emrin e Zotit. Hyji që do të përgjigjet me anë të zjarrit, është Hyji i vërtetë.« Mbarë populli u përgjigj: »Mirë e ke!«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Elia u tha profetëve të Baalit: »Zgjidheni ju njërin mëzat, e filloni ju, sepse jeni më shumë. Thirreni në ndihmë emrin e zotit tuaj, por mos shtini zjarr.«
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Ata e morën mëzatin që u takoi, dhe e përgatitën. E thirrnin emrin e Baalit prej mëngjesit e deri në mesditë e thoshin: »Dëgjona ne, o Baal!« Por s’dëgjohej zë as s’kishte kush të përgjigjej. E vazhdonin duke kërcyer rreth lterit që kishin ndërtuar.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Kur u bë mesditë, Elia zuri t’i vërë në lojë e u thoshte: »Bërtitni më të madhe, sepse ai është hyj: do të jetë i zënë me punë, do të jetë ndokund për rrugë ose sigurisht e ka zënë gjumi e zgjojeni.«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ata zunë të bërtisnin me zë më të madh dhe, sipas ritit të tyre, thereshin me thika e me shigjeta derisa i mbuloi gjaku.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Por, pasi kaloi mesdita e, ndërsa ata ende po profetizonin, erdhi koha kur është doke të kushtohet flia, e nuk dëgjohej zë as s’ishte askush që t’u përgjigjej e t’i dëgjonte këta që po luteshin,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Elia i tha popullit mbarë: »Afrohuni tek unë!« Mbarë populli iu afrua; Elia, si e ndreqi lterin e Zotit që kishte qenë rrënuar,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31mori dymbëdhjetë gurë, sipas numrit të dymbëdhjetë fiseve të Jakobit, të cilit i kishte qenë drejtuar fjala e Zotit: »Ti do të quhesh Izrael!«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Me gurë ndreqi lterin në Emër të Zotit, hapi përreth lterit një kanal të gjerë aq sa të mund të nxërë dy masë grurë,
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33i vendosi drutë, e ndau gjymtyrë - gjymtyrë mëzatin dhe e vuri mbi dru
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34e tha: »Mbushni me ujë katër shtamba dhe derdhni mbi flinë e shkrumbimit e mbi dru.« Përsëri foli: »Bëni kështu edhe një herë!« Këta, pasi bënë ashtu edhe herën e dytë, ai u tha: »Bëni po ashtu edhe herën e tretë!« Bënë ashtu edhe të tretën herë
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35e ujët rridhte rreth e rreth lterit, saqë u mbush kanali me ujë.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Pasi erdhi koha që të kushtohej flia, si u afrua Elia profet, tha: »O Zot, Hyji i Abrahamit, i Izakut dhe i Izraelit, dëftoje sot se ti je Hyji në Izrael, se unë jam shërbëtori yt dhe se të gjitha këto i kam bërë me urdhrin tënd.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Më dëgjo, o Zot, më dëgjo, që ky popull ta kuptojë se ti, o Zot, je Hyj dhe se ti je ai që e kthen nga vetja zemrën e tyre përsëri!«
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Dhe ra zjarri i Zotit dhe e përpiu flinë e shkrumbimit, drutë, gurët, pluhurin, e thithi deri edhe ujin në kanal.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Populli, posa e pa këtë gjë, ra përmbys me fytyrë përdhe e tha: »Zoti është Hyj, Zoti është Hyj!«
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Elia u tha: »Kapni profetët e Baalit dhe asnjë të mos ju shpëtojë!« Ata i kapën të gjithë e Elia i çoi në përruan Cison dhe aty i vrau të gjithë.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mbarimi i thatësisë
41Elia i tha Akabit: »Ngjitu lart, ha e pi, sepse dëgjohet ushtima e shiut të madh!«
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Ndërsa Akabi po ngjitej lart për të ngrënë e pirë, Elia u ngjit në majë të Karmelit, u ul për tokë dhe e fshehu fytyrën ndërmjet gjunjëve,
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43e i tha djaloshit të vet: »Ngjitu lart e shiko drejt detit.« Ky u ngjit, e hodhi shikimin e tha: »Asgjë nuk hetoj.« Përsëri i tha: »Kthehu shtatë herë!«
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Të shtatën herë djaloshi tha: »Ja, një re e vocërr, pothuaj sa dora e njeriut, po ngrihet nga deti.« Atëherë Elia i tha: »Ngjitu e thuaj Akabit: Mbërthe e zbrit që të të mos zërë shiu!«
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Menjëherë u terratis qielli prej resh e prej duhmës dhe ra një shi i rëndë. Akabi hipi në karrocë dhe shkoi në Jezrahel. Dora e Zotit ishte mbi Elinë, si i shtrëngoi ijët, vraponte para Akabit derisa arriti në Jezrahel.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.