2. Elia në Horeb
Në udhëtim drejt Horebit
1Akabi i tregoi Jezabelës gjithçka bëri Elia dhe si i kishte prerë me shpatë të gjithë profetët.
2Atëherë Jezabela nisi tek Elia një kasnec me këto fjalë: »Kështu e kështu e më zi ma bëfshin zotat, në qoftë se nesër, po në të njëjtën orë, nuk do të bëj me jetën tënde ashtu siç bëre ti me jetën e secilit prej tyre.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3U tremb, pra, Elia, u çua e shkoi për të shpëtuar jetën. Kur arriti në Bersabenë e Judës, aty e nisi të shkojë shërbëtorin e vet.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ai vetë mori rrugën e shkretëtirës e udhëtoi një ditë rrugë. Kur mbërriti, u ul të pushojë nën një dëllinjë, i dëshiroi vetes vdekjen e tha: »S’mundem më, o Zot! Ma merr tani jetën se nuk jam më i mirë se të parët e mi!«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë ra e fjeti në hijen e dëllinjës. Por ja, e preku engjëlli dhe i tha: »Çohu e ha!«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6I hapi sytë, kur qe, te kryet e tij një bukë e pjekur në vatër të skuqur dhe një katrovë me ujë. Elia hëngri e piu dhe përsëri ra e fjeti.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Porse engjëlli i Zotit u kthye edhe të dytën herë, e preku dhe i tha: »Çohu e ha, sepse të duhet të bësh rrugë të gjatë.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Elia u çua, hëngri e piu. I forcuar me atë shujtë, udhëtoi dyzet ditë e dyzet net deri në malin e Hyjit, në Horeb.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Takimi me Hyjin
9Si arriti atje, natën e kaloi në shpellë. Dhe, ja, iu drejtua fjala e Zotit e i tha: »Ç’bën këtu, Eli?«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ai u përgjigj: »Jam plot zell për Zotin, Hyjin e ushtrive, sepse bijtë e Izraelit e lanë besëlidhjen tënde, i rrënuan lterët e tu dhe i prenë me shpatë profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë, po edhe mua kërkojnë të ma marrin jetën.«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ai i tha: »Dil jashtë e qëndro në mal para Zotit.« Dhe ja, po kalonte Zoti! Para tij u çua një stuhi: erë e fortë! Tundte malet e thërmonte qetat para Zotit: por Zoti nuk ishte në stuhi! Pas stuhisë ra tërmeti! Por Zoti nuk ishte në tërmet!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pas tërmetit erdhi zjarri! Por Zoti nuk ishte në zjarr! Pas zjarri një puhi fryme të hollë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kur e dëgjoi këtë Elia, e mbuloi fytyrën me leshnik, doli jashtë dhe qëndroi në derën e shpellës dhe, ja një zë që i tha: »Çka po bën këtu, Eli?«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ai u përgjigj: »Jam plot zell për Zotin, Hyjin e ushtrive, sepse bijtë e Izraelit e lanë besëlidhjen tënde, i rrënuan lterët e tu e profetët e tu i vranë me shpatë: kam mbetur vetëm unë, po edhe mua kërkojnë të ma marrin jetën.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Zoti i tha: »Çohu e kthehu rrugës sate në drejtim të shkretëtirës së Damaskut. Kur të kesh mbërritur atje, lyeje Hazaelin për mbret të Sirisë,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16kurse Jehuin, birin e Namsiut, lyeje mbret mbi Izraelin, ndërsa Elizeun, birin e Safatit, që është në Abelmehulë, shuguroje profet në vendin tënd.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kështu do të ndodhë: Kush t’i shpëtojë shpatës së Hazaelit, do ta vrasë Jehui, e kush t’i shpëtojë shpatës së Jehuit, do ta vrasë Elizeu.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Unë për vete do të lë në Izrael shtatë mijë vetë: të gjithë gjunjët që nuk u përkulën para Baalit dhe çdo gojë që nuk e puthi atë.«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Thirrja e Elizeut
19U nis, pra, prej andej Elia dhe e gjeti Elizeun, birin e Safatit, duke lëvruar me dymbëdhjetë pendë qe; Elizeu ishte tek e dymbëdhjeta pendë. Kur u avit Elia tek ai, e hodhi leshnikun e vet mbi të.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ky menjëherë i la qetë, vrapoi pas Elisë e i tha: »Më lejo, të lutem, të merrem ngrykë me babën e me nënën time dhe atëherë po vij pas teje.« Ai i tha: »Hajt e kthehu! Sepse e di se çfarë kam bërë me ty!«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21U kthye prej tij, mori një pendë qe e i preu fli. Me veglat e lëvrimit e zjeu mishin dhe ua dha njerëzve ta hanin. Mandej u çua, shkoi pas Elisë dhe u vu në shërbimin e tij.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.