3. Luftërat me sirianë
Rrethimi i Samarisë
1Benadadi, mbreti i Sirisë, e mblodhi mbarë ushtrinë e vetme të ishin edhe tridhjetë e dy mbretër, me kuaj e me karroca lufte. U nis kundër Samarisë dhe e rrethoi për ta pushtuar.
2Dërgoi lajmëtarë tek Akabi, mbreti i Izraelit, në qytet
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3e i tha: »Kështu thotë Benadadi: Imi është argjendi yt e ari yt, gratë e tua dhe djemtë e tu, ata më të mirët, janë të mitë.«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Mbreti i Izraelit iu përgjigj: »Le të jetë ashtu siç thua ti, mbret, zotëria im! Yti jam unë me gjithçka kam.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por lajmëtarët u rikthyen e thanë: »Kështu thotë Benadadi: Të kam urdhëruar: ‘M’i jep argjendin tënd, arin tënd, gratë e tua e fëmijët e tu’.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kështu pra, nesër, po në këtë orë, do t’i dërgoj shërbëtorët e mi tek ti. Ata do ta kërkojnë shtëpinë tënde e shtëpitë e shërbëtorëve të tu dhe gjithçka të gjejnë që është e çmueshme për sytë e tu, do të vënë dorë mbi të e do ta marrin.«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Mbreti i thirri të gjithë krerët e vendit dhe u tha: »Shikoni e shihni se ky do të na e bëjë të keqen, sepse dërgoi të m’i kërkojë gratë e mia, fëmijët, argjendin e arin dhe unë nuk ia mohova.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Të gjithë krerët dhe mbarë populli i thanë: »Mos e dëgjo as mos i prano!«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Këndej, pra, iu përgjigj kasnecëve të Benadadit: »Tregoni zotërisë tim, mbretit: Gjithçka ke kërkuar nga shërbëtori yt herën e parë, do ta plotësoj; por këtë gjë nuk mund ta bëj.« Lajmëtarët u kthyen dhe i treguan.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ai i nisi përsëri e tha: »Kështu e kështu e më zi ma bëfshin zotat, nëse pluhuri i Samarisë do të mjaftojë për të mbushur grushtin të gjithë njerëzit që do të vijnë me mua!«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë mbreti i Izraelit iu përgjigj: »Thoni lirisht: Të mos lëvdohet ai që e ngjesh shpatën si ai që e zhgjesh!«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Benadadi, posa i dëgjoi këto fjalë - ishte duke pirë me mbretërit në çadra - u urdhëroi shërbëtorve të vet: »Rrethojeni qytetin!« Dhe ata e rrethuan.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fitorja e izraelitëve
13Kur qe, një profet u afrua tek Akabi mbret e i tha: »Kështu thotë Zoti: ‘Do ta kesh parë patjetër gjithë këtë shumicë të madhe! Qe, pra, unë sot do të ta lëshoj në dorën tënde që ta dish se unë jam Zoti!«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Akabi pyeti: »Me anë të kujt?« Ai i tha: »Kështu thotë Zoti: ‘Me anë të djelmoshave të qeveritarëve të krahinave.« E pyeti: »Kush do ta fillojë luftën?« Ai iu përgjigj: »Ti!«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15I rreshtoi djelmoshat e qeveritarëve të krahinave: ishin dyqind e tridhjetë e dy. Pas tyre rreshtoi mbarë ushtrinë e Izraelit: ishin shtatë mijë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Këta dolën në mesditë ndërsa Benadadi i dehur po pinte në çadra me tridhjetë e dy mbretërit që i kishin ardhur në ndihmë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Djelmoshat e qeveritarëve të krahinave dolën të parët në vijën e frontit. Benadadi kërkoi ta njoftonin. I treguan: »Disa njerëz kanë dalë prej Samarisë.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ai dha urdhër: »Si në paçin dalë për paqe, kapni gjallë, si në paçin dalë për të luftuar, kapni gjallë.«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kishin dalë, pra, prej qytetit djelmoshat e qeveritarëve të krahinave, kurse ushtria vinte pas tyre.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Secili djalosh vrau atë që i vinte përballë. Sirianëve iu dha ikja, kurse izraelitët i ndoqën. Iku gjithashtu me kalë edhe Benadadi, mbreti i Sirisë, e me të edhe kalorësit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Doli edhe mbreti i Izraelit. Ai zuri robër kuaj e karroca dhe i shkaktoi Sirisë humbje të madhe.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndërkohë
22Profeti u afrua te mbreti i Izraelit e i tha: »Të lumtë! Mos e humb guximin, por kujdes! Shqyrto e mendo mirë çfarë duhet të bësh, sepse në vitin e ardhshëm mbreti i Sirisë do të të sulmojë!«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kurse shërbëtorët e mbretit të Sirisë i thanë: »Hyji i tyre është Hyj malesh, prandaj na mundën; por ne do të luftojmë kundër tyre në rrafsh dhe do të fitojmë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Prandaj bëj kështu: Shkarko prej detyre të gjithë mbretërit e në vend të tyre vër prijës.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Mandej bashko ushtri të madhe sa ç’ka qenë ajo që humbe, aq kuaj sa ç’kanë qenë ata më parë, aq karroca lufte sa ç’ishin ato më parë, do të luftojmë kundër tyre në rrafshinë, dhe do të shohësh se do t’i mundim.« Ai i besoi këshillit të tyre dhe ashtu bëri.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fitorja e Afekut
26Në fillim të vitit të ardhshëm, Benadadi, pra, i mblodhi sirianët dhe u ngjit në Afek për të luftuar kundër Izraelit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Po ashtu u bashkuan edhe bijtë e Izraelit dhe, duke marrë me vete ushqimet, u nisën kundër tyre. Izraelitët ngulën fushimin kundruall tyre: ishin si dy mrete të vogla dhish, kurse sirianët kishin mbuluar vendin.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Një njeri i Hyjit u afrua te mbreti i Izraelit e i tha: »Kështu thotë Zoti: ‘Pasi sirianët thanë: Zoti është Hyji i maleve e jo edhe i rrafshinave, gjithë këtë mori të madhe do ta lëshoj në duart e tua e kështu do ta dini se unë jam Zoti.«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Për shtatë ditë qëndruan të fushuar njëri përballë tjetrit. Të shtatën ditë plasi luftimi. Bijtë e Izraelit i vranë në një ditë njëqind mijë këmbësorë sirianë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ata që në Afek mbetën gjallë, ikën në qytet, por mbi njëzet e shtatë mijë vetë që patën mbetur gjallë, u rrëzuan muret. Iku edhe Benadadi. Hyri në qytet dhe u ndry në një dhomë të fshehtë.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Shërbëtorët e tij i thanë: »Kemi dëgjuar se mbretërit e Shtëpisë së Izraelit janë zemërdhimbshëm: t’i ngjeshim, pra, ijët me grathore, t’i vëmë litarët në qafat tona dhe të dalim para mbretit të Izraelit: ndoshta ta fal jetën.«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32I ngjeshën rreth ijëve grathoret, i vunë rreth qafe litarët, dolën para mbretit të Izraelit dhe thanë: »Shërbëtori yt Benadadi thotë: Të lutem, ma fal jetën!« Ai iu përgjigj: »Nëse është ende gjallë, vëlla e kam.«
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Njerëzit hetuan një shenjë të mirë e shpejtuan ta kapin për fjale. I thanë: »Benadadin e ke vëlla!« Akabi u përgjigj: »Shkoni e silleni!« Erdhi, pra, Benadadi tek ai e ky e vuri në karrocën e vet.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Atëherë Benadadi i tha: »Do t’i kthej qytetet që im atë ia mori babës tënd; ti hapi tregjet e tua në Damask, siç i ka pasë hapur im atë në Samari.« Akabi tha: »Atëherë me këtë kusht po të lë të shkosh.« Bëri me të besëlidhje dhe e la të shkojë.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Profeti e prozhmon Akabin
35Atëherë njëri prej bijve të profetëve me urdhër të Zotit i tha shokut të vet: »Më bjer!« Por ai nuk deshi t’i bjerë.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Ai i tha: »Pasi s’deshe ta dëgjosh urdhrin e Zotit, ja, posa të largohesh prej meje, do të të copëtojë luani!« Posa u largua prej tij, hasi një luan dhe luani e copëtoi.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Profeti takoi një tjetër njeri dhe i tha: »Më rrah!« Ai e rrahu dhe e plagosi.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Profeti shkoi, i doli mbretit shul në rrugë, vuri mbi sy një lidhëse për të mos e njohur.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Kur po kalonte mbreti, ai bërtiti e i tha mbretit: »Shërbëtori yt ka marrë pjesë në luftim personalisht, kur qe, prej rreshtit të luftimit doli një njeri e ma dorëzoi një të ikur e më tha: ‘Ruaje këtë njeri! Në qoftë se të ikën, jeta jote do të shkojë në vend të jetës së tij ose do të paguash një talent.’
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Tashti, ndërsa unë, shërbëtori yt, isha i zënë me punë e po sillesha andej e këndej, ai u zhduk.« Atëherë mbreti i Izraelit iu përgjigj: »Ti vetë e caktove dënimin tënd.«
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Ai menjëherë e hoqi lidhësen prej syve të vet dhe mbreti i Izraelit e njohu se ishte një prej profetëve.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Profeti i tha: »Kështu thotë Zoti: ‘Pasi e lëshove prej duarve të tua njeriun që e kisha ngarkuar me dënimin e vdekjes, në vend të jetës së tij do të shkojë jeta jote, e në vend të popullit të tij, populli yt.«
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Mbreti i Izraelit u kthye në Samari e shkoi në shtëpinë e vet i zymtë dhe i vranët.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.