4. Vreshti i Nabotit
Naboti s’dëgjon ta lëshojë vreshtin e vet
1Pas këtyre ngjarjeve ja se çfarë ndodhi: Naboti prej Jezrahelit kishte një vresht në Jezrahel afër pallatit të Akabit, mbretit të Samarisë.
2Akabi i tha Nabotit: »Ma jep vreshtin tënd, se dua ta bëj kopsht perimesh pasi e kam afër e pranë shtëpisë sime. Unë do të të jap për të një vresht më të mirë ose, në qoftë se ty të pëlqen më tepër, vlerën e tij ta jap në të holla.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Naboti iu përgjigj: »Zoti mos e thëntë që unë të ta jap trashëgimin e të parëve të mi!«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Akabi dhe Jezabela
4Akabi u kthye në shtëpinë e vet i zymtë dhe i vranët për shkak të fjalës që ia tha Naboti Jezrahelas: »Nuk do të ta jap trashëgimin e të parëve të mi.« Ra në shtrojën e vet, u kthye me fytyrë nga muri dhe nuk dëgjoi të hajë bukë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Hyri tek ai Jezabela, gruaja e tij, dhe e pyeti: »Pse je prishur kështu? Pse s’afrohesh për të ngrënë bukë?«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ai u përgjigj: »Sepse bisedova me Nabotin Jezrahelas e i thashë: Ma jep vreshtin tënd e merri paratë; ose, nëse ti do, të të jap një vresht tjetër për të. Por ai m’u përgjigj: ‘Nuk ta jap vreshtin tim.’«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë Jezabela, gruaja e tij, i tha: »Hajt, o njeri! Po a s’je ti mbreti i Izraelit? Çohu dhe ha e mos e vra mendjen, sepse unë do të ta jap vreshtin e Nabotit jezrahelas!«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vrasja e Nabotit
8Jezabela mori e shkroi disa letra në emër të Akabit, i vulosi me unazën e tij dhe ua dërgoi krerëve dhe njerëzve me rëndësi që ishin në qytetin e tij dhe banonin me Nabotin.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Në letra ajo shkruante kështu: »Shpallni agjërim dhe caktoni që në krye të vendit në mbledhje të rrijë Naboti.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Vini përballë tij dy vetë, njerëz të poshtër, që të dëshmojnë kundër tij e të thonë: ‘Ti e ke mallkuar Hyjin dhe mbretin!’; atëherë qiteni jashtë e vriteni me gurë që të vdesë.«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Qytetarët e Nabotit, pleqtë e krerët e tij, që banonin me të në qytet, bënë sikurse u kishte urdhëruar Jezabela dhe si ishte e shkruar në letrat që u kishte dërguar.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Shpallën agjërimin, e vunë Nabotin në krye të mbledhjes,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13dolën dy njerëz të poshtër, u ulën kundruall tij dhe këta, si njerëz të pashpirt që ishin, bënë dëshmi kundër tij para bashkësisë: »Naboti e ka mallkuar Hyjin dhe mbretin.« Për këtë arsye e nxorën jashtë qytetit dhe e mbytën me gurë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mandej i çuan lajmin Jezabelës: »Naboti u vra me gurë dhe vdiq.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kur e mori Jezabela lajmin se Naboti ishte vrarë me gurë dhe se kishte vdekur, i tha Akabit: »Çohu e zotëroje vreshtin e Nabotit jezrahelas që nuk deshi ta shiste; Naboti nuk është më gjallë, na e mori të keqen!«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kur e mori vesh Akabi se kishte vdekur Naboti, u çua e zbriti në vreshtin e Nabotit jezrahelas për ta marrë në zotërim.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Elia kumton dënimin e Hyjit
17Atëherë i qe drejtuar fjala e Zotit Elisë prej Tesbiut. I tha:
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18»Çohu dhe zbrit për t’u takuar me Akabin, mbretin e Izraelit, që është në Samari. Ja, do ta gjesh në vreshtin e Nabotit, ku ka zbritur për ta marrë në zotërim.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Fol me të e thuaj: Kështu thotë Zoti: Vrave dhe tani po plaçkit! Mandej shto: Kështu thotë Zoti: Në atë vend ku qentë lëpinë gjakun e Nabotit, do të llapin edhe gjakun tënd!«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Akabi i tha Elisë: »A më zure në faj, o armiku im?« Ai iu përgjigj: »Të gjeta, po, sepse je shitur për të bërë të keqen para syve të Zotit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ja, veçse ende nuk ta kam ngjeshur të keqen mbi ty, sepse do të fshij me të parë e të mbramë të Akabit gjithsa janë meshkuj, të madh e të vogël në Izrael!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Dhe do të bëj me familjen tënde siç kam bërë me shtëpinë e Jeroboamit, birit të Nabatit, dhe siç bëra me shtëpinë e Baasës, birit të Ahisë, sepse ke vepruar për të më nxitur që të hidhërohem dhe sepse e bëre Izraelin të mëkatojë.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Po edhe për Jezabelën Zoti ka thënë: ‘Qentë do ta hanë Jezabelën në fushën e Jezrahelit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kush të vdesë në qytet prej shtëpisë së Akabit, qentë do ta hanë, e kush të vdesë në fushë, shpendët e ajrit do ta hanë.«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Me të vërtetë nuk pati një tjetër të tillë si Akabi që e shiti veten për të bërë të keqen para syve të Zotit. Sepse e ngashnjeu gruaja e tij Jezabela,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26u bë aq tmerrësisht i përbuzshëm, saqë i ndoqi idhujt sipas të gjitha poshtërsive që kishin bërë amorrenjtë, të cilët Zoti i zhbiu para fytyrës së bijve të Izraelit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pendimi i Akabit
27Kur i dëgjoi Akabi këto fjalë, i shqeu petkat e veta, trupin e vet e ngjeshi me grathore, agjëroi, flinte në grathore dhe ecte kokulur.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Atëherë fjala e Zotit i qe drejtuar Elisë Tesbit. I tha:
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29»A ke parë se si është përulur Akabi para meje? Pasi e ka përulur vetveten për shkakun tim, nuk do t’ia çoj të keqen sa të jetë gjallë, por familjes se tij do t’ ia çoj të keqen gjatë ditëve të birit të tij.«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.