Kënga e Anës
1Atëherë Ana u lut e tha: “Zemra ime kërcen nga gëzimi në saje të Zotit, mu trash krahu në saje të Hyjit tim; hapur e kam gojën kundër armiqve të mi, sepse më gëzove me bamirësinë tënde.
2Askush s’është i shenjtë krahas me Zotin, sepse përveç teje tjetër s’ka! Nuk ka të fortë porsi Hyji ynë!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Oh, mos folni fjalë të mëdha krenarie, larg gojës suaj fjalët me madhështi: sepse Hyji është Zoti që di gjithçka e prej tij peshohen veprimet!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Harku i të fortëve u thye, kurse të ligshtit u ngjeshën me fuqi!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Të ngopurit rrogëtarë u lidhën për bukë goje, kurse të uriturit më ssprovojnë skamje. Beronja lindi fëmijë me shumicë, kurse ajo që pati shumë u shua.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Zoti bën që të vdiset e të jetohet, plandos në Nëntokë dhe andej nxjerr.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Zoti bën skamnor e të pasur, përul edhe lartëson;
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8prej pluhurit e ngre varfanjakun, prej llomit e lartëson skamnorin, që të rrijë me princa, që ta zërë vendin e nderit. Sepse të Zotit janë shtyllat e tokës mbi to e vendosi botën.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ai i ruan hapat e besnikut të vet, në errësirë do të zhduken keqbërësit, s’është forca që burrin e bën burrë!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Zoti do ti ndrydhë kundërshtarët e vet, prej qiellit mbi ta thekshëm do të bubullijë! Zoti do ta gjykojë mbarë botën, sundimin do t’ia japë mbretit të vet, Ai do t’ia ngrejë ballin Mesisë së vet”!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë Elkana u kthye në Ramë në shtëpinë e vet. Fëmija ishte shërbëtor në praninë e Zotit nën mbikëqyrjen e Heliut prift.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Bijtë e Heliut
12Bijtë e Heliut ishin njerëz të prishur: nuk çanin kokën për Zotin
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13dhe sishin në kujdes për sjelljen e mirë priftërore ndaj popullit: kur kushtonte ndokush flinë, vinte shërbëtori i priftit me tërfurk tredhëmbësh dhe, ndërsa zihej mishi,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14e ngulte në mish në kusi, në kazan, në vegësh ose në tavë dhe, gjithsa i kapte tërfurku, e merrte prifti për vete. Kështu ua bënin të gjithë izraelitëve që vinin në Silo.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Madje, edhe para se të digjnin dhjamin, vinte shërbëtori i priftit e i thoshte atij që kushtonte flinë: “Ma jep mishin që t’ia pjek priftit, sepse nuk do që prej teje të marrë mishin e zier, por të freskët - të pazier”.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Flijuesi i thoshte: “Një herë le të digjet dhjami, siç është rregulla, dhe atëherë merr sa të dëshirosh”, por ky i përgjigjej: “Assesi. Më mirë ma jep Tani se, përndryshe, do të ta marr me dhunë”.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mëkati i djelmoshave ishte shumë i madh para Zotit, sepse ata përbuznin flinë e Zotit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Samueli në Silo
18Samueli shërbente në praninë e Zotit. Djaloshi ishte i veshur me shpinorin e linjtë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19E ëma ia punonte edhe nga një gunëz çdo vit e ia sillte kur shkonte bashkë me burrin për të adhuruar e për të kushtuar flinë vjetore.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Heliu bekonte Elkanën dhe gruan e tij e thoshte: “Të dhëntë Zoti të tjerë fëmijë prej kësaj gruaje për dhuratën që i bëri Zotit”. Ata u kthyen në shtëpinë e vet.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Zoti e pa me të mira Anën, ajo ngjizi dhe lindi tre djem e dy vajza. Ndërkaq Samueli rritej në praninë e Zotit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përsëri për bijtë e Heliut
22Heliu ishte plakur shumë, por kishte dëgjuar gjithçka që bënin bijtë e tij kundrejt të gjithë izraelitëve dhe se ata flinin me gratë që shërbenin në hyrjen e Tendës së takimit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ai u tha: “Pse bëni punë të tilla, për të cilat po dëgjoj prej mbarë popullit, punë tejet të liga?
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Mosni, bijtë e mi! Nuk po dëgjoj fjalë të mira që po fliten... Po shkandulloni popullin e Zotit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Nëse njeriu mëkaton kundër njeriut, është Zoti ai që do të gjykojë; por, në qoftë se njeriu mëkaton kundër Zotit, kush do të ndërmjetësojë për të”? Por ata nuk e dëgjuan zërin e tet, sepse Zoti kishte vendosur ti vriste.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Ndërkaq Samueli rritej e përparonte dhe i pëlqente Zotit e njerëzve.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Paralajmërimi i ndëshkimit
27Një ditë erdhi një njeri i Hyjit te Heliu e i tha: “Kështu thotë Zoti: A thua nuk i jam zbuluar qartë shtëpisë së babait tënd kur ishte në Egjipt, në shtëpinë e faraonit?
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Unë e zgjodha atë që të jetë, në mes të të gjitha fiseve të Izraelit, prifti im, që të ngjitet në lterin tim, të djegë kemin e të mbartë shpinorin në praninë time. Unë ia dhashë shtëpisë së babait tënd të gjitha flitë që i kushtojnë të gjithë izraelitët!
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Përse shqelmoni flinë time, dhuratat e mia që urdhërova të kushtohen në tempull, e ti më tepër i nderove bijtë e tu se mua, për tu ngopur me pjesët më të mira të flive që i kushton Izraeli, populli im?
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Për këtë arsye thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Pata folur e pata thënë: shtëpia jote e shtëpia e babait tënd do të shërbejnë në praninë time për amshim; por tani - është fjala e Zotit - Kurrë më, assesi! Sepse unë do ti nderoj ata që më nderojnë, kurse ata që më përbuzin, do të jenë të përbuzur.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Ja, po vijnë ditët, kur do ta pres krahun tënd dhe krahun e shtëpisë së tët eti, kështu që s’do të ketë më plak në shtëpinë tënde.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Ti do ta shikosh kundërshtarin tënd në tempull të mbuluar me të gjitha të mirat e Izraelit, kurse plak më kurrë prej shtëpisë sate s’do të ketë!
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Megjithatë do të lë ndonjë mashkull prej shtëpisë sate në lterin tim, me qëllim që të humbin sytë e tu në rrashtë e të të pëlcasë zemra, kurse pjesa më e madhe e meshkujve të tu do të vdesin posa t’ia arrijnë moshës së burrërisë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Për shenjë do të kesh atë që do tu ndodhë dy bijve të tu Ofniut e Fineesit: në një ditë do të vdesin të dy!
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35E unë do të bëj të ngrihet për vete një prift besnik. Ai do të veprojë sipas zemrës sime e sipas dëshirës sime. Unë do ti ndërtoj një shtëpi të qëndrueshme dhe ai do të jetojë para të shuguruarit tim gjatë gjithë jetës.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36E do të ndodhë që edhe ai që do të mbesë gjallë prej shtëpisë sate, do të vijë e do të përkulet para tij për një kacille të argjendtë e për një qeth bukë e ti lutet: Më prano, po të bëj lutje, në çfarëdo shërbese priftërore të kem një kafshatë bukë”.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.