Hyji e thërret Samuelin
1Samueli djalosh i shërbente Zotit nën mbikëqyrjen e Heliut. Fjala e Zotit ishte asokohe e rrallë: nuk kishte vëgime të shpeshta.
2E ndodhi që një ditë, Heliu po pushonte në vendin e vet të rëndomtë. Sytë i ishin dobësuar shumë: nuk shihte fare.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Drita e Zotit ende nuk ishte shqimur. Samueli po flinte në Tempullin e Zotit, aty ku ishte Arka e Hyjit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Zoti e thirri Samuelin. Ai iu përgjigj: “Urdhëro!”,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5u lëshua vrap tek Heliu e i tha: “Urdhëro! Ti më thirre”. Ai i tha: “Unë nuk të kam thirrur! Kthehu e fli”! Ai shkoi e ra të flinte.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Zoti përsëri e thirri Samuelin. Samueli u ngrit, shkoi tek Heliu e i tha: “Ja ku jam, sepse më thirre”! Ai iu përgjigj: “Nuk të kam thirrur, biri im. Kthehu e fli”!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Samueli ende nuk e njihte Zotin. Fjala e Zotit ende nuk i ishte zbuluar.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Por Zoti e thirri përsëri Samuelin për të tretën herë. Ky u ngrit e shkoi tek Heliu
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9e i tha: “Urdhëro, sepse më ke thirrur”! Atëherë Heliu e mori vesh se Zoti e kishte thirrur djaloshin dhe i tha Samuelit: “Shko e fli! Nëse të thërret përsëri, thuaji: Fol, o Zot, se të dëgjon shërbëtori yt!” Samueli shkoi e fjeti në vendin e vet.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Zoti erdhi e qëndroi pranë tij. E thirri siç e kishte thirrur më parë: “Samuel, o Samuel”! E Samueli u përgjigj: “Fol, shërbëtori yt dëgjon”.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë Zoti i tha Samuelit: “Ja, do të bëj një emnesë në Izrael që kushdo ta dëgjojë, do ti tingëllojnë të dy veshët.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atë ditë do të kryej kundër Heliut gjithçka që kam thënë për shtëpinë e tij: pikë për pikë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Sepse i kam treguar që më parë se do ta dënoj shtëpinë e tij përgjithmonë për shkak të paudhësisë: ai e dinte se të bijtë e përbuznin Hyjin e megjithatë nuk i kishte qortuar.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Këndej edhe i përbetohem shtëpisë së Heliut: asgjë nuk mund ta shpërblejë fajin e shtëpisë së tij as me fli as me dhurata, askurrë”.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Samueli fjeti deri në mëngjes, e atëherë i hapi dyert e Shtëpisë së Zotit. Samueli kishte frikë t’ia tregonte vëgimin Heliut.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E Heliu e thirri Samuelin e i tha: “Samuel, biri im”! Ai iu përgjigj: “Urdhëro”!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ai e pyeti: “Cila është fjala që ta ka drejtuar? Po të lutem, mos ma fsheh. Ashtu ta bëftë Zoti ty e edhe më zi, nëse më fsheh edhe një fjalë prej të gjitha fjalëve që ti ka thënë”.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kështu, pra, Samueli ia tregoi të gjitha fjalët dhe nuk i fshehu asnjë fjalë. E Heliu u përgjigj:”Ai është Zot. Le të bëjë gjithçka është e mirë para syve të tij”.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Samueli u rrit. Zoti ishte me të, e nuk lejoi që asnjë prej fjalëve të tija të shkonte hupëse.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Mbarë Izraeli, prej Danit e deri në Bersabe, e mori vesh se Samueli ishte bërë profet i Zotit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Zoti vazhdoi të dëftohej në Silo. Zoti, në të vërtetë, i dëftohej në Silo Samuelit me anë të fjalës së Zotit. Fjala e Samuelit i drejtohej mbarë Izraelit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.