3. DAVIDI KAPEDAN CUBASH
Davidi fillon jetën e çetarit
1U largua, pra, prej andej Davidi dhe u strehua në shpellën Odolam. Kur e morën vesh vëllezërit e tij dhe mbarë shtëpia e tet, zbritën atje, tek ai.
2U bashkuan tek ai edhe të gjithë ata që ndodheshin ngushtë për shkak të detyrimeve, të shtypjes dhe të pakënaqësive dhe Davidi u bë prijës i tyre. Ishin me të rreth katërqind vetë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Prej këndej Davidi shkoi në Masfë, që është në tokën e Moabit. Mbretit të Moabit i tha: “Po të lutem, prano të qëndrojnë me ju im atë dhe nëna ime derisa të mësoj se çdo të bëjë Hyji për mua”.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dhe i la ata te mbreti i Moabit. Ata ndenjën tek ai për tërë kohën sa Davidi qëndroi në strehim.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por profeti Gad i tha Davidit: “Mos rri më në strehim. Nisu e shko në tokën e Judës”. Davidi u çua e shkoi në pyllin e Haretit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vrasja e priftërinjve të Nobit
6Sauli e mori vesh se ishin parë Davidi dhe njerëzit që ishin me të. Sauli ndodhej në Gaba. Po rrinte nën marenën që është në një lartësirë. Në dorë mbante heshtën, i rrethuar prej të gjithë oborrtarëve të vet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë u tha oborrtarëve të vet, që po i rrinin pranë: “Dëgjoni, beniaminas! A do t’ju japë të gjithë juve edhe i biri Isait toka e vreshta, a do t’ju bëjë të gjithë mijëtarë e qindtarë,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8që të gjithë u bëtë tok kundër meje. Si s’u gjet një që të më njoftojë se im bir bëri besëlidhje me të birin e Isait? Si s’u gjet një që ta ankojë gjendjen time? Si s’u gjet asnjë që të më vërë në dijeni se im bir e nxit shërbëtorin tim kundër meje për të më vënë prita mua, siç po bën sot”?
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atëherë foli Doegu idumeas që ishte me oborrtarët e Saulit, e tha: “E pashë të birin e Isait në Nob te prifti Akimelek, biri i Akitobit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ai e pyeti për të Zotin dhe i dha ushqime. I dha, madje, edhe shpatën e Goliatit filiste”.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë mbreti dërgoi për ta sjellë Akimelekun prift, bir i Akitobit, dhe mbarë shtëpinë e babait të tij, priftërinj që ishin në Nob. Të gjithë erdhën te mbreti.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Sauli tha: “Dëgjo, biri i Akitobit”! Ai u përgjigj: “Urdhëro, zotëri”!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Sauli vazhdoi: “Përse u lidhët me përbetim kundër meje ti dhe biri i Isait? I dhe bukë e shpatë dhe e pyete për të Hyjin, që të çohet kundër meje e të më vërë prita siç po bën sot”?
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Akimeleku iu përgjigj mbretit: “Po kush është ndër të gjithë oborrtarët e tu besnik si Davidi, dhëndri i mbretit, prijësi i rojës sate, një njeri i nderuar në familjen tënde?
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pse, a sot fillova ta pyes Hyjin për të? Qoftë larg meje kjo që mbretit ti shkojë edhe ndër mend një gjë e tillë kundër shërbëtorit të vet, kundër mbarë shtëpisë së tim eti. Për këtë punë as që ka ditur gjë shërbëtori yt, as të vogël as të madhe”.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mbreti iu përgjigj: “Dënohesh me vdekje, Akimelek, ti dhe mbarë shtëpia e babait tënd”!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mbreti u urdhëroi kasnecëve që i kishte përreth: “Suluni dhe vritini priftërinjtë e Zotit, sepse edhe ata, përkrahin Davidin. E kanë ditur se ka ikur e nuk më kanë njoftuar”. Por shërbëtorët e mbretit nuk deshën të ngrinin dorën për ti vrarë priftërinjtë e Zotit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë mbreti i tha Doegut: “Sillu ti e sulu mbi priftërinjtë”! U soll Doegu dhe i sulmoi priftërinjtë. I copëtoi atë ditë tetëdhjetë e pesë burra të veshur me shpinorë të linjtë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19E sulmoi edhe Nobin, qytetin e priftërinjve dhe i goditi me teh shpate trim e grua, të vegjël e foshnja, ka, gomar e dele, të gjitha i përshkoi në teh të shpatës.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Shpëtoi vetëm një djalë i Akimelekut, birit të Akitobit, i cili e ka emrin Abiatar. Ky u strehua te Davidi
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21dhe i tregoi se Sauli i kishte vrarë priftërinjtë e Zotit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Davidi i tha Abiatarit: “Ma merrte mendja atë ditë se, meqenëse aty ndodhej Doegu idumeas, do ti lajmëronte patjetër Saulit. Unë jam fajtor për vdekjen e të gjithë anëtarëve të familjes së babait tënd.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Qëndro me mua e mos ki frikë. Ai që kërkon të ma marrë mua jetën, kërkon ta marrë edhe ty. Tek unë do të jesh i ruajtur mirë”.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.