Qortimet e fundit dhe përshëndetjet
1Është e treta herë që dua të vij te ju. »Çdo gjë do të vendoset sipas fjalëve të dy ose tre dëshmitarëve.«
2Kur isha te ju, herën e dytë, u pata thënë atyre që kanë mëkatuar dhe të gjithë tjerëve - po jua them edhe tani që jam larg jush - po jua rithem qysh përpara: nëse do të vij prapë, nuk do t’ju kursej.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse ju kërkoni provën se në mua flet Krishti, i cili kundrejt jush nuk është i pafuqi, por i plotëfuqishëm në ju.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Vërtet, ai qe kryqëzuar për shkak të dobësisë, por jeton në saje të fuqisë së Hyjit. Po, edhe ne jemi të ligshtë në Të, por do të jetojmë në Të në saje të fuqisë së Hyjit për ju.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Shqyrtoni mirë vetveten! Shihni a jeni në fe! Kontrolloni vetveten! A thua ndoshta nuk e njihni vetveten se Krishti Jezus është në ju? Nëse jo, atëherë nuk jeni besimtarë të vërtetë!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Shpresoj se do të shihni se ne jemi të vërtetë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7E tani ne i lutemi Hyjit që ju të mos bëni kurrnjë të keqe; jo, pra, që ne të dalim të drejtë, por që ju të bëni të mirën; ani se mendimi ynë del i gabueshëm.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sepse kurrgjë nuk mund të bëjmë kundër së vërtetës: pushteti ynë është vetëm në dobi të së vërtetës.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Po, po, ne gëzohemi kur jemi të ligshtë e ju të fortë. Prandaj edhe lutemi që ju të bëheni të përsosur.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ja, pra, pse larg jush ju shkruaj kështu, me qëllim që, kur të gjendem pranë, të mos më duhet ta përdor me ashpërsi pushtetin që Zoti më dha për të ndërtuar e jo për të shkatërruar.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Më në fund, o vëllezër, gëzohuni! Mos pushoni të përmirësoheni! Ngushëllohuni dhe jini në përkim njëri me tjetrin! Jetoni në paqe e Hyji, prej të cilit buron dashuria e paqja, do të jetë me ju.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë! Ju bëjnë të fala të gjithë shenjtërit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit, dashuria e Hyjit dhe bashkësia me Shpirtin Shenjt, qoftë me ju të gjithë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.