1Mbasi jemi bashkëpuntorë me Të, ne ju qortojmë: mos e lini pa fryt hirin që morët prej Hyjit!
2Ai thotë: ‘Në kohë të volitshme të vështrova, në ditë të shpëtimit të ndihmova.’ Ja, pra, tani koha e volitshme, ja, pra, dita e shpëtimit!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ne nuk i japim askujt shkandull në mënyrë që të mos poshtërohet shërbesa jonë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Përkundrazi, në çdo gjë e dëftojmë veten si mbarështues të Hyjit me qëndresë të madhe në vështirësi, në nevoja, në ngushtica,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5në të rrahura, në burgje, në kryengritje, në mund, në të ndenjura zgjuar, në agjërime,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6në pastri, në dije, me zemërgjërësi, me mirësi, në Shpirtin Shenjt, në dashuri të çiltër,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7me fjalë të vërtetë, me fuqi të Hyjit, duke sulmuar e duke u mbrojtur vetëm me armë të drejtësisë,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8me lavdi e me çnderim, me zë të mirë e me zë të keq, të mbajtur për gënjyes e, pra, të vërtetë,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9si të panjohur e, pra, të njohur mirë, si ata që janë duke vdekur e, pra, jetojmë, porsi të ndëshkuar, por jo të vrarë,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10porsi të trishtuar e përkundrazi gjithmonë të gëzuar, porsi skamnorë e pra, bëjmë të pasur shumë, si ata që nuk kanë kurrgjë e kemi gjithçka!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Goja jonë, o korintianë, nuk ju fshehi asgjë, zemra jonë për ju është plotësisht e hapur.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Keni, pra, mjaft vend në zemrën tonë, por zemra juaj është e ngushtë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ma shpërbleni edhe ju - flas porsi me fëmijë të mi - hapne edhe ju plotësisht zemrën tuaj!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Tempulli i Hyjit të gjallë
14Mos u zini në zgjedhë me të pafetë! Çfarë të mire të përbashkët mund të ketë drejtësia me mbrapështinë? Ose, çka ka të përbashkët drita me terrin?
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Çfarë përkimi ka Krishti me Beliarin? Ç’pjesë ka besimtari me të pafeun?
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E ç’marrëveshje mund të ketë Tempulli i Hyjit me idhuj? Sepse, ne jemi Tempulli i Hyjit të gjallë, siç tha vetë Hyji: ‘Do të banoj në ta e ndër ta do të eci, do të jem Hyji i tyre dhe ata populli im.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Prandaj, dilni prej rrethit të tyre dhe rrini në vete, thotë Zoti, e mos prekni asgjë të papastër, dhe unë do t’ju pranoj.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Do të jem Ati juaj e ju do të jeni bijtë e mi dhe bijat, thotë Hyji, i Gjithpushtetshmi.’
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.