1Pasi ne i kemi këto premtime të pastrohemi, o të dashurit e mi, nga çdo ndyrësi e trupit e e shpirtit e ta përfundojmë shenjtërimin tonë në frikën e Hyjit.
Gëzimi i Palit për arsye të pendimit të korintianëve
2Na bëni vend në zemrat tuaja! Askujt nuk i bëmë padrejtësi, askënd nuk dëmtuam, askënd nuk shfrytëzuam!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3S’po jua them këtë për t’ju dënuar, sepse ju thashë se jeni në zemrën tonë dhe se vdesim e jetojmë së bashku.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E madhe është shpresa ime në ju, e madhe është mburrja ime në ju, jam plot ngushëllim; sepse, edhe me ngushticën tonë, prapë gëzimi ynë nuk ka masë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Dhe njëmend, edhe kur erdhëm në Maqedoni, ne të shkretët nuk patëm aspak kohë paqeje; gjithkah na kishin rrethuar vështirësitë - jashtë luftime e brenda frika.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Por Hyji, ngushëlluesi i të përvujtëve, na ngushëlloi me ardhjen e Titit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por jo vetëm me ardhjen e tij, por edhe me ngushëllim që pati prej jush: na njoftoi për dëshirën tuaj të gjallë, për lotët, për dashurinë e flaktë tuajën ndaj meje, gjë që më dha një gëzim edhe më të madh.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Dhe njëmend, edhe nëse ju kam trishtuar me anë të asaj letre, tani nuk më vjen keq… edhe pse më ka ardhur keq [po shoh se ajo letër ju ka trishtuar së paku edhe për një moment] -
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9tani gëzohem, jo pse u trishtuat, por për kthim që trishtimi ju prodhoi. E njëmend, trishtimi juaj qe simbas Hyjit, kështu që prej anës sonë nuk pësuat farë dëmi.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Sepse trishtimi simbas Hyjit prodhon kthimin që sjell shëlbimin e nuk tërhiqet më prapa; kurse trishtimi simbas shekullit, sjell vdekjen.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Shikoni, pra, çka prodhoi trishtimi simbas udhës së Hyjit: ç’kujdes, ç’shfajësim, ç’zemërim, ç’frikë, ç’dëshirë, ç’zell, ç’ndëshkim! Në çdo pikëpamje e dëshmuat se jeni të pastër në këtë punë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Nëse, pra, ju kam shkruar, nuk e bëra këtë gjë për arsye të fyesit e as të të fyerit, por që ju të bëheni të vetëdijshëm para vetvetes se sa kujdes keni për ne para Hyjit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ja, pra, pse u ngushëlluam! E përveç këtij ngushëllimi, u gëzuam pa masë edhe për ngushëllimin e Titit, pasi ju të gjithë e përtëritët shpirtin e tij.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E vërtet, nëse u mburra ndopak për ju në sy të Titit, nuk u turpërova, porse, sikurse juve ju kemi folur të vërtetën, kështu u vërtetua edhe mburrja jonë para Titit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Zemra e tij gjithnjë e më tepër ndizet në dashuri kundrejt jush, kur i kujtohet dëgjesa e të gjithë juve, se me ç’kujdes e nderim të bindshëm e pritët.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Jam shumë i kënaqur që për gjithçka mund të llogaris në ju!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.