Dhurata me zemërgjerësi
1Tani, o vëllezër, dëshirojmë t’ju tregojmë hirin e Hyjit që u qe dhënë kishave të Maqedonisë:
2si me gjithë vështirësitë e shumta e nevojat, gëzimi i tyre është i madh dhe si varfëria e tyre e tepërt erdhën e u zbrazën në visarin e fisnikërisë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Them të vërtetën: ata vullnetarisht simbas mundësisë, dhe madje përtej mundësisë,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4na u lutën me gjithë shpirt ta kenë hirin të marrin pjesë në këtë shërbesë në dobi të shenjtërve.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Madje, jo ashtu si shpresuam, por më së pari veten ia falën Zotit e, pastaj, edhe neve, sipas vullnetit të Hyjit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë i bëmë lutje Titit që, sikurse filloi, ta kryejë ndër ju këtë vepër bujarie.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Prandaj, sikurse edhe në çdo gjë tjetër dalloheni në shenjë - në fe, në fjalë, në dije e në çdo kujdes, në dashurinë tuaj ndaj neve - veçohuni edhe në këtë bujari!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Nuk po ju urdhëroj, por, duke ju treguar kujdesin e tjerëve, ju jap mundësi ta tregoni vërtetësinë e dashurisë suaj.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Sepse, ju e njihni bujarinë e Zotit tonë Jezu Krishtit, i cili, duke qenë i pasur, u bë për ju i varfër, që ju të bëheni të pasur me anë të varfërisë së tij.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Me kaq vetëm po ju këshilloj: vërtetisht ju ka hije juve, të cilët vitin e shkuar filluat të parët, jo vetëm ta realizoni, por edhe të kërkoni që të bëhet.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Tani, pra, çone në vend këtë vepër që, sikurse qetë gati ta propozoni, ashtu edhe plotësonie simbas mundësisë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Sepse, në qoftë vullneti i gatshëm, është i pëlqyeshëm për aq sa ka, e nuk merret parasysh për çka s’ka.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Porse, merret vesh se jo ju të ngushtoheni e tjerëve t’u lehtësohet, por - për një lloj barazimi.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Në këtë rast - çka ju keni më tepër, të plotësojë sa atyre u mungon, kështu që, një ditë, teprica e tyre ta plotësojë mungesën tuaj - që të bëhet barazi,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15siç thotë Shkrimi shenjt: ‘Asgjë nuk i teproi atij që bashkoi shumë, dhe asgjë nuk i mungoi atij që bashkoi pak.’
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Titi dhe shokët e tij
16Faleminderit Hyjit që ia dha Titit në zemër gjithë atë kujdes për ju!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ai e pranoi lutjen tonë e, prejse ishte shumë i zellshëm, erdhi vullnetarisht te ju.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Me të dërguam edhe vëllanë, të cilin për shkak të Ungjillit e nderojnë të gjitha kishat.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Madje ai qe zgjedhur prej anës së kishave të jetë shoku ynë në këtë veprimtari bujarie, të cilës po i shërbejmë në lavdi të [vetë] Zotit tonë dhe për të çuar në vend qëllimin tonë të mirë,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20që të mund t’u shpëtojmë kritikave rreth këtyre ndihmave të mëdha,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21sepse na duhet të kujdesemi jo vetëm për atë që është e mirë para Hyjit, por edhe para njerëzve.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Me ta po e dërgojmë edhe vëllanë tonë, zellin e të cilit e kemi sprovuar në shumë raste, e tani po e dëfton edhe shumë më të madh për arsye të shpresës së madhe që ka në ju.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Për sa i përket Titit, ai është shoku im dhe bashkëpunëtori im ndër ju. Për sa i përket vëllezërve, ata janë të dërguarit e kishave - nderi i Krishtit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Tregoni pra, atyre dëshminë e dashurisë suaj faqe kishave, si edhe se ne me të drejtë mburremi për ju.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.