Këshilla tjera lidhur me mbledhjen e ndihmave
1Lidhur me ndihmat në dobi të shenjtërve s’është nevoja t’ju shkruaj më gjatë.
2Vërtet, e di gatishmërinë tuaj, për të cilën mburrem para maqedonasve: »Akaja është gati qysh vitin e shkuar!« Dhe gatishmëria juaj nxiti shumë të tjerë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Megjithatë po i dërgoj vëllezërit që të mos qitet poshtë në këtë pikëpamje mburrja jonë për ju, që të jeni të gatshëm, sikurse kam thënë që
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4- nëse me mua vijnë maqedonas e ju gjejnë të papërgatitur, të mos koritemi ne - për të mos thënë ju - pikërisht në këtë gjë, me të cilën u mburrëm.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Prandaj, e kam çmuar për detyrë t’i dërgoj përpara vëllezërit që ta bëjnë gati dhuratën tuaj të premtuar që më parë e të jetë gati - si dhuratë bujarie e jo koprracie.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Sepse: »Kush mbjell me horrjati, pak do të korrë, e kush mbjell me begati, me begati do të korrë.«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Secili le të japë aq sa i mbaston zemra, jo i prishur e përdhunë, sepse: ‘Hyji e do atë që jep me gëzim.’
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Hyji mund t’ju dhurojë çdo të mirë që gjithmonë të keni gjithçka mjaft për vete e t’ju teprojë gjithnjë për të ndihmuar çdo vepër të mirë,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9sikurse është në Shkrim shenjt: ‘Ai ndan me bujari, u jep skamnorëve; drejtësia e tij qëndron në amshim.’
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ai që mbjellësit i jep farën, ai do t’i japë edhe bukën për ushqim. Ai edhe juve do t’ju japë farë e do ta shumëzojë dhe do të bëjë të rriten frytet e drejtësisë suaj.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kështu do të pasuroheni me çdo bujari, e cila me ndërmjetësinë tonë do ta lartësojë te Hyji himnin e falënderimit,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12sepse kjo shërbesë ndihme nuk vlen vetëm për të përmbushur nevojat e shenjtërve, por edhe është plot falënderje të shumta ndaj Hyjit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Besimtarët, duke e parë ndihmën tuaj do ta lavdërojnë Hyjin për bindjen tuaj kundrejt Ungjillit të Krishtit dhe për bujarinë tuaj, me të cilën merrni pjesë me ta e me të gjithë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ata do të luten për ju e do ta tregojnë dashurinë e madhe ndaj juve për arsye të begatisë së hirit që Hyji ka ndikuar në ju.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Lavdi Hyjit për dhuratën e tij të patregueshme!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.