Përshëndetja
1Pali, Silvani dhe Timoteu: Kishës së selanikasve që është në Hyjin, Atin tonë, dhe në Jezu Krishtin, Zot.
2Paçi hir e paqe prej Hyjit Atë dhe prej Jezu Krishtit Zot!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Gjyqi në Ardhjen e Krishtit
3Vëllezër, gjithmonë na duhet ta falënderojmë Hyjin për ju, siç është e drejtë, sepse jashtëzakonisht rritet feja juaj dhe shtohet dashuria e secilit prej jush kundrejt njëri-tjetrit,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4aq sa ne mburremi me ju në të gjitha kishat e Hyjit për arsye të qëndresës dhe të fesë suaj ndër të gjitha salvimet dhe vështirësitë që ju me duresë i mbartni.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ato janë shenja e gjyqit të drejtë të Hyjit dhe kanë për qëllim t’ju bëjnë të denjë për Mbretërinë e Hyjit, për të cilën edhe pësoni.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E njëmend është e drejtë që Hyji tu japë mundim atyre që ju salvojnë,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7kurse juve, të salvuarve, t’ju dhurojë bashkë me ne pushimin në Ditën e Zbulesës së Zotit Jezus, kur të vijë prej qiellit bashkë me engjëjt e pushtetit të vet
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8me zjarr të ndezur flakë dhe të hakmerret mbi ata që nuk duan ta njohin Hyjin dhe mbi ata që nuk duan ta dëgjojnë Ungjillin e Jezusit, Zotit tonë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Të tillët do të ndëshkohen me dënimin e pasosur larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e madhërisë së tij,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10atëherë, kur të vijë - atë Ditë - për të qenë lavdëruar në shenjtërit e vet dhe për tu dëftuar i mrekullueshëm në të gjithë ata që kanë besuar: tashti ju i besuat dëshmisë sonë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Prandaj edhe lutemi përherë për ju që Hyji ynë t’ju bëjë të denjë për thirrjen e vet dhe me fuqinë e vet t’ju bëjë të aftë të kryeni çdo të mirë që dëshironi dhe fenë tuaj ta bëjë vepruese.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kështu Emri i Jezusit, Zotit tonë, do të madhërohet në ju po edhe ju në Të në saje të hirit të Hyjit tonë dhe të Jezu Krishtit Zot.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.