Njeriu i fajit - Antikrishti
1Në lidhje me Ardhjen e Zotit tonë Jezu Krishtit dhe me bashkimin tonë rreth tij, ju bëjmë lutje, vëllezër,
2mos lejoni të merreni mendsh dhe as mos u trazoni për shkak të ndonjë vegimi gjasme profetik, ose të ndonjë fjale ose të ndonjë letre gjasme të shkruar prej nesh, thua se ja, arriti Dita e Zotit!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mos lejoni t’ju gënjejë kush në asnjë mënyrë! Sepse njëherë duhet të ndodhë rënia nga feja (apostazia) dhe të shfaqet Njeriu i fajit, biri i Bjerrjes,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kundërshtari, ai që e ngre veten kundër çdo qenieje që quhet Hyj dhe gjë e shenjtë, sa që ta vërë veten edhe në Tempull të Hyjit, duke e paraqitur veten për Hyj.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Po a nuk ju bie ndër mend se kur isha ndër ju, jua thosha këtë gjë?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Tani e dini çka e ndalon, që të shfaqet vetëm në kohën e vet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Vërtet, misteri i paudhësisë është tashmë në veprim, por është diçka që e ndalon derisa të hiqet tutje.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë do të shfaqet i Paudhi, të cilin Zoti [Jezus] do ta mbysë me frymën e gojës së vet dhe do ta zhduk me shkëlqimin e Ardhjes së vet të dukshme.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9I Paudhi do të vijë me pushtetin e Satanit dhe do të bëjë gjithfarë mrekullish, shenjash dhe çudish të rreme.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ai me ngashnjime të padrejta do ti gënjejë ata që birren për arsye se nuk e pranuan dashurinë e të vërtetës që i kishte shëlbuar.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Prandaj edhe Hyji ua dërgon një fuqi që i bën të gabojnë e ti besojnë gënjeshtrës,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan të vërtetës, por përqafuan padrejtësinë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jeni të zgjedhur të shëlboheni
13Kurse neve na duhet ta falënderojmë gjithmonë Hyjin për ju, vëllezër të dashur prej Zotit, sepse Hyji ju zgjodhi që prej fillimit për shëlbimin që fitohet me anë të veprës shenjtëruese të Shpirtit Shenjt dhe të fesë së vërtetë,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14në të cilën ju grishi me anë të Ungjillit tonë - që ta fitoni lumturinë e Zotit tonë Jezu Krishtit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Prandaj, o vëllezër, jini të qëndrueshëm dhe mbajini porositë që i morët prej nesh qoftë me anë të fjalës qoftë me anë të Letrës sonë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Dhe vetë Zoti ynë Jezu Krishti dhe Hyji, Ati ynë, që na dëftoi dashuri dhe na dhuroi me anë të hirit të vet ngushëllimin e amshuar dhe shpresën e lume,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ai i ngushëlloftë zemrat tuaja dhe i forcoftë në çdo vepër dhe fjalë të mirë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.