2. ABIA DHE BESNIKËRIA NDAJ PRIFTËRISË SË LIGJSHME
Lufta
1Të tetëmbëdhjetin vit të mbretërisë së Jeroboamit, mbi Judë u bë mbret Abia.
2Mbretëroi tre vjet në Jerusalem. E ëma e tij quhej Mikajë. Ishte bija e Urielit nga Gabaa. Atëherë shpërtheu lufta ndërmjet Abisë e Jeroboamit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Abia nisi luftën me një ushtri katërqind mijë burrash të zgjedhur për luftë, kurse Jeroboami i rreshtoi në luftë kundër tij tetëqind mijë njerëz, të gjithë trima të zgjedhur e për luftë tejet të fortë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fjalimi i Abisë
4Abia qëndroi në majë të malit Semeron që është në malet e Efraimit e tha: “Dëgjo, Jeroboam e mbarë Izraeli!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Vallë a nuk e dini se Zoti, Hyji i Izraelit, ia ka dhënë mbretërinë përgjithmonë Davidit mbi Izraelin, atij dhe pasardhësve të tij! Dhe kjo me një besëlidhje të pashkatërrueshme!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6U çua Jeroboami, biri i Nabatit, shërbëtori i Salomonit, birit të Davidit, dhe bëri kryengritje kundër zotërisë së vet,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7rreth tij u bashkuan disa njerëz të mbrapshtë e askushi dhe ia dolën ti kundërshtojnë Roboamit, birit të Salomonit. Roboami ishte i ri dhe jo guximtar e s’mundi tu bënte ballë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Por edhe tani ju thoni se mund ti bëni ballë mbretërisë së Zotit që është në dorë të bijve të Davidit. Keni një sasi të madhe populli dhe viça të artë që jua punoi për zotat tuaj Jeroboami.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ju i flakët priftërinjtë e Zotit, bijtë e Aronit, edhe levitët dhe caktuat për priftërinj siç bëjnë popujt paganë. Kushdo që vjen tek ju me mëzat për dore e me shtatë desh, bëhet prift i atij që nuk është Hyj.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kurse Hyji ynë është Zoti, të cilin ne nuk e kemi lënë; priftërinjtë, bijtë e Aronit, i shërbejnë Zotit edhe levitët kryejnë shërbesën e tyre.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Për çdo ditë i kushtojnë Zotit fli shkrumbimi, në mëngjes e në mbrëmje, djegin kem të erëmirë, paraqiten bukët e kushtimit në tryezë të pastër. Ndër ne është shandani i artë dhe dritëzat e tija që ndizen çdo mbrëmje: sepse ne i mbajmë urdhërimet e Zotit, Hyjit tonë, që ju e flakët.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Prandaj, në ushtrinë tonë Prijës është Hyji dhe priftërinjtë e tij që u bien borive të tingëllojnë thekshëm kundër jush, o bijtë e Izraelit! Mos luftoni kundër Zotit, Hyjit të etërve tuaj, se qe besa s’ju del mirë”!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Luftimi
13Ndërkaq Jeroboami i rrethoi judenjtë me një pritë pas shpine. Izraelitët ishin kështu përballë Judës dhe pas shpinës së tyre.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Si u sollën judenjtë, panë se u duhej të luftonin për ballë e pas shpine. Atëherë thirrën ndihmën e Zotit e priftërinjtë filluan tu bien borive.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Të gjithë trimat e Judës e lëshuan britmën e kushtrimit. Dhe, ja, ndërkohë që ata po lëshonin britmën e kushtrimit, Hyji ia futi frikën në palcë Jeroboamit dhe mbarë Izraelit para Abisë dhe Judës.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Bijtë e Izraelit u vunë të iknin para Judenjve dhe Hyji i lëshoi në duar të tyre.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kështu, pra, Abia dhe ushtria e tij bënë një emnesë mbi ta: prej izraelitëve mbetën të vrarë pesëqind mijë trima të zgjedhur.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Aso kohe qenë përvujtëruar rëndë bijtë e Izraelit, kurse bijtë e Judës erdhën e u forcuan, sepse shpresën e kishin vënë në Zotin, Hyjin e etërve të tyre.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mbarimi i mbretërimit të Abisë
19Abia e përndoqi Jeroboamin që u vu në ikje dhe i pushtoi disa qytete të tija: Betelin me fshatrat e tij, Jesanën me fshatrat e tij edhe Efronin me fshatrat e tij.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Gjatë jetës së Abisë, Jeroboami s’mundi më të përtërihej në fuqi. Zoti e goditi dhe Jeroboami vdiq.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Abia erdhi duke u forcuar. Mori katërmbëdhjetë gra dhe i lindën njëzet e dy djem e gjashtëmbëdhjetë vajza.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Historia e Abisë, sjellja dhe fjalimet e tija janë të shkruara në tregimin e profetit Ado.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Pastaj edhe Abia fjeti me etërit e vet dhe e varrosën në Qytetin e Davidit. Në vend të tij u bë mbret Asa, i biri. Në kohën e këtij vendi pati paqe dhjetë vjet.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.