3. ASA DHE REFORMAT E TIJA TË KULTIT
Paqja e Asës
1Asa bëri atë që ishte e mirë dhe e pëlqyeshme para syve të Zotit, Hyjit të vet. I zhduki lterët e hyjnive të huaja dhe lartësirat,
2i theu shtyllat dhe i preu banirët,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3i urdhëroi Judës ta kërkojë Zotin, Hyjin e etërve të vet, ta zbatojë Ligjin dhe të gjitha urdhërimet.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4I zhduki prej të gjitha qyteteve të Judës lartësirat, lterët e kemimit dhe mbretëroi në paqe.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5I rindërtoi qytetet e fortifikuara të Judesë, pasi vendi ishte në qetësi, dhe në kohën e tij nuk u bë asnjë luftë sepse Zoti i dhuroi paqe.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Asa i tha Judës: “Ejani ti ndërtojmë këto qytete, ti rrethojmë me mure, ti forcojmë me pirgje, me dyer e me shula deri që të gjitha ti kemi në qetësi, pa luftë. Ne e kërkuam Zotin, Hyjin tonë; po ashtu edhe ai na kërkoi ne e na dha paqe kudo përreth”. Ata rindërtuan dhe përparuan.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Asa pati edhe një ushtri të armatosur me shqyta e me heshta: treqind mijë prej Judës, kurse ushtria që e kishte prej Beniaminit ishte e armatosur me shqyta e me shigjeta dhe ishin dyqind e tetëdhjetë mijë: të gjithë këta trima të fortë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Sulmi i Zarës
8Zara nga Etiopia u sul kundër tyre me një ushtri prej një milion ushtarësh e me treqind karroca lufte dhe arriti deri në Maresë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Po edhe Asa vrapoi ti dalë përpara dhe e rreshtoi ushtrinë për luftë në luginën që është në veri të Maresës.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Asa e thirri në ndihmë Zotin, Hyjin e vet, e tha: “O Zot, për ty s’ka aspak rëndësie nëse po u ndihmon atyre që janë shumë apo pak! Na eja në ndihmë, o Zot, Hyji ynë! Me shpresë në ty dhe në Emrin tënd dolëm kundër kësaj shumice! Ti, o Zot, je Hyji ynë, të mos ngadhënjejë mbi ty njeriu!”.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Këndej edhe Zoti i tmerroi etiopët para Asës e Judës: etiopët ikën!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Asa dhe ushtria, që ishte me të, i ndoqën deri në Gerar. Etiopët sharruan deri në shfarosje, sepse qenë zhdukur duke i vrarë Zoti e duke i luftuar ushtria e tij. Këndej edhe morën pre të madhe
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13dhe i goditën të gjitha qytetet në rrethinën e Gerarës: i kishte pushtuar tmerri i Zotit. I rrafshuan të gjitha qytetet dhe morën pre të madhe me vete.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14U ranë edhe bunave të grigjave, morën një shumicë të panumërt delesh e devesh dhe u kthyen në Jerusalem.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.