1Atëherë Salomoni e filloi ndërtimin e Shtëpisë së Zotit në Jerusalem në malin Mori, që kishte qenë caktuar prej Davidit, babait të tij, por në atë vend që Davidi e kishte bërë gati, në lëmën e Ornan Jebuseut.
2Ndërtimin e filloi në muajin e dytë të vitit të katërt të mbretërimit të vet.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Dhe ja, masat që i caktoi Salomoni për ndërtimin e Shtëpisë së Hyjit: gjatësia gjashtëdhjetë kute, me kute të moçëm, kurse gjerësia njëzet kute.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Tremja, në ballë, ishte e gjatë sipas gjerësisë së Shtëpisë: njëzet kute. I lartë ishte njëqind e njëzet kute. Përbrenda e praroi me ar të kulluar.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sallën e madhe e mbuloi me dërrasë bredhi dhe e veshi me pllaka ari të kulluar gjithkund. Në to gdhendi palma dhe i gërshetoi njëra me tjetrën me vargje.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Po ashtu truallin e Tempullit e shtroi me mermer shumë të çmueshëm dhe tejet të bukur.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Me arin që ishte prej Parvaimit e veshi sallën: d. t. th. muret, tratë, praqet dhe dyert. Në mure gdhendi kerubinë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E punoi edhe sallën e Shenjtërores së shenjtëroreve: gjatësia sipas gjerësisë së Shtëpisë, njëzet kute dhe gjerësia po ashtu njëzet kute. E veshi me pllaka ari të kulluar: shpenzoi afër gjashtëqind talenta.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Për gozhda përdori pesëdhjetë sikla ari. Po ashtu edhe dhomat e sipërme i veshi me ar.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Në sallën e Shenjtërores së shenjtëroreve i punoi dy kerubinë: vepër skulptori, dhe i veshi me ar.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Krahët e kerubinëve ishin të gjatë njëzet kute, kështu që njëri krah ishte i gjatë pesë kute dhe e prekte murin e sallës, kurse tjetri po ashtu pesë kute që e prekte krahun e tjetrit kerubin.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Po ashtu edhe krahu i kerubinit tjetër ishte pesë kute dhe mbërrinte ta prekë murin e sallës, kurse krahu tjetër po ashtu pesë kute prekte krahun e kerubinit tjetër.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kështu, krahët e të dy kerubinëve, ishin të shtrirë dhe kishin njëzet kute gjatësi.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E punoi edhe velin prej pëlhure vjollcë, të purpurt, pëlhure të kuqe e prej bezeje dhe qendisi në të kerubinë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Në hyrje të Shtëpisë punoi edhe dy shtylla, që ishin tridhjetë e dy kute të larta, kurse krerat e tyre ishin pesë kutesh.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Gërshetoi keza dhe i vendosi në majë të shtyllave; punoi gjithashtu edhe njëqind shega që i vuri ndërmjet gërshetave.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Shtyllat i vendosi në ballë të Tempullit, njërën në të djathtën e tjetrën në të majtën. Atë që ishte në të djathtë e quajti Jakin, kurse atë në të majtë Booz.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.