1E punoi edhe lterin e bronztë të gjatë njëzet kute, të gjerë njëzet kute e të lartë dhjetë kute.
2E punoi edhe Detin në metal të derdhur, prej buze e në buzë dhjetë kute, të rrumbullakët rreth e rreth. Ishte i lartë pesë kute dhe duhej një pe tridhjetë kutesh për ta pushtuar përreth.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Nën të ishin gjithreth e rreth përfytyrime demash, dhjetë për çdo kut, të renditur në dy rreshta, të derdhur në një derdhje me Detin.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Deti shtrihej mbi dymbëdhjetë dema. Prej tyre tre shikonin kah veriu, tre të tjerët në perëndim, tre të tjerë në jug, kurse tre të tjerët në drejtim të lindjes. Deti qëndronte mbi ta. Vithet e qeve ishin përbrenda, nën Detin.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Trashësia e tij ishte një pëllëmbë, buza e tij, si buza e gotës, e zambakut të çelur. Zinte tri mijë batë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Punoi gjithashtu edhe dhjetë legena dhe i vendosi pesë në të djathtë e pesë në të majtë, që të lanin gjithçka që do të kushtohej për fli shkrumbimi. Në Det laheshin priftërinjtë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Punoi edhe qirimbartës të artë, sipas gjedhes që ishte urdhëruar të bëheshin dhe i vendosi në Tempull pesë në të djathtë e pesë në të majtë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Po ashtu edhe dhjetë tryeza dhe i vendosi në Tempull, pesë në të djathtë e pesë në të majtë. Punoi gjithashtu edhe njëqind kupa të arta.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Punoi edhe tremen e priftërinjve, tremen e madhe dhe dyert në treme, të cilat i veshi me bronz.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Detin e vendosi në krahun e djathtë, në juglindje.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Hirami punoi kusi, lugica e kupa dhe e kreu mbarë punën e ngarkuar prej mbretit Salomon për Shtëpinë e Hyjit:
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12d. t. th. dy shtyllat, dy mëkrenëzat dhe kapitelet në majë të shtyllave, dy gërshetat që mbulonin mëkrenëzat e shtyllave;
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13katërqind shega për të dy gërshetat; dy rendesh ishin të vendosura shegat dhe lidheshin me çdo gërshet për ti mbrojtur mëkrenëzat e kapitelëve të shtyllave.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Punoi edhe dhjetë baza e legena, të cilët i vuri mbi baza;
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15një Det dhe nën Det dymbëdhjetë dema;
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16enë për hi, lopata e pirunj: të gjitha enët për Shtëpinë e Zotit ia punoi mbretit Salomon, mjeshtri i Salomonit, Hirami prej bronzit të pastër.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mbreti caktoi të shkrihen në krahinën e Jordanit, në tokë argjile, ndërmjet Sukotit e Saredatës.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Salomoni punoi një shumë të madhe enësh të panumërta aq sa nuk dihej pesha e bronzit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Salomoni i punoi të gjitha orenditë e caktuara për Shtëpinë e Hyjit: lterin e bronztë, tryezat dhe mbi to i vuri bukët e kushtimit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Punoi gjithashtu edhe shandanat dhe dritëzat e tyre që të bëjnë dritë pranë Dabirit, sipas kërkesës së ritit, prej arit të kulluar.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Punoi gjithashtu edhe boçat dhe dritëzat e gërshërët e arta: të gjitha u punuan me ar të kulluar.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Gjithashtu edhe thikëzat, kupat e stërpikjes, kupëzat dhe kemoret prej arit të kulluar. Edhe dyert e brendshme të Tempullit në Shenjtëroren e shenjtëroreve, si dhe dyert e jashtme të Tempullit, u punuan prej ari.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.