1Kështu u kryen punimet që Salomoni i bëri për Shtëpinë e Zotit. Salomoni i futi në thesarin e Shtëpisë së Hyjit gjithçka kishte kushtuar i ati i tij Davidi: argjend, ar dhe të gjitha enët.
Bartja e Arkës
2Pastaj Salomoni e bashkoi në Jerusalem të gjithë parinë e Izraelit, mbarë prijësit e fiseve dhe krerët e vëllazërive të bijve të Izraelit për ta kaluar Arkën e Besëlidhjes së Zotit prej Qytetit të Davidit, d. t. th. prej Sionit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Të gjithë burrat e Izraelit u mblodhën te mbreti ditën e festës të muajit të shtatë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kur u bashkuan të gjithë krerët e Izraelit, levitët e bartën Arkën
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5dhe e sollën atë dhe Tendën e Takimit me të gjitha pjesët përkatëse të Tendës. Të gjitha enët e Shenjtërores që ishin në Tendë i mbartën priftërinjtë levitë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kurse mbreti Salomon dhe mbarë bashkësia e Izraelit: të gjithë ata që ishin bashkuar tek ai para Arkës, flijonin dele e lopë të panumërta: kaq i madh ishte numri i flive.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Priftërinjtë e sollën Arkën e Besëlidhjes së Zotit në vendin e saj, në Dabirin e Tempullit, në Shenjtëroren e shenjtërve nën krahët e kerubinëve.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kerubinët i kishin krahët e shtrirë përmbi vendin, në të cilin ishte vendosur Arka dhe e mbulonin përsipër Arkën dhe shtatkat e saja.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Majët e shtatkave, me të cilat bartej Arka, ngaqë ishin pak më të gjata, shiheshin brenda në Dabir, por ai që ishte përjashta, nuk mund ti shihte. Kështu, pra, Arka qëndron aty deri në ditën e sotme.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Brenda në Arkë nuk mbahej asgjë tjetër përveç dy rrasave që i vendosi Moisiu në Horeb, kur Zoti bëri Besëlidhje me bijtë e Izraelit pasi kishin dalë prej Egjiptit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Hyji e bën pronë të veten Tempullin
11Tani, posa dolën priftërinjtë jashtë Shenjtërores - sepse të gjithë priftërinjtë që u gjetën aty ishin shenjtëruar pa marrë parasysh rendin dhe ndërresën e shërbesave -
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12ndërkaq edhe të gjithë levitët këngëtarë, të gjithë që ishin nën drejtimin e Asafit, të Emanit e të Iditunit, bijtë e vëllezërit e tyre, të veshur me pëlhurë liri, me cimbale, psalterë e me cetra, qëndronin në këmbë në krahun e lindjes së lterit e, së bashku me ta, edhe njëqind e njëzet priftërinjë që u binin borive -
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13kështu, pra, ndërsa të gjithë së bashku e me bori e me zë e me cimbale e me vegla të ndryshme muzikore, duke u rënë e duke e lartësuar njëherësh zërin, ia filluan me një zë ta lavdërojnë Zotin e thanë: “Lëvdojeni Zotin, sepse është i mirë, sepse e amshueshme është dashuria e tij”, Shtëpia e Hyjit u mbush me re,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14dhe priftërinjtë për shkak të resë nuk mundën ta vijonin shërbesën: Lavdia e Zotit e mbushi Shtëpinë e Hyjit!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.