1Atëherë Salomoni tha: “Zoti vendosi të banojë në renë e errët,
2kurse unë të punova një Shtëpi të shkëlqyeshme që në të të banosh përgjithmonë”.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fjalimi i Salomonit që ia mbajti popullit
3Atëherë mbreti Salomon u soll dhe e bekoi mbarë bashkësinë e Izraelit - mbarë bashkësia e vëmendshme qëndronte në këmbë. Ai tha:
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4“Qoftë bekuar Zoti, Hyji i Izraelit, që e çoi në vend atë që me gojën e vet i tha Davidit, babait tim, kur i premtoi:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Që atë ditë kur e nxora popullin tim prej Egjiptit, nuk zgjodha asnjë qytet prej të gjitha fiseve të Izraelit, që në të të punohet një shtëpi në nder të emrit tim dhe nuk zgjodha asnjë që të sundojë mbi popullin tim Izraelin,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6por zgjodha Jerusalemin që Emri im të banojë në të dhe zgjodha Davidin që të jetë në krye të popullit tim Izraelit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7E kur im atë Davidi vendosi ta ndërtojë një Shtëpi në nder të Emrit të Zotit, Hyjit të Izraelit,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8atëherë Zoti i tha: Vetë dëshira jote të ndërtosh një Banesë në nder të emrit tim është një gjë e mirë që ke menduar ashtu,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9por ti nuk do të ma ndërtosh Banesën, por në të vërtetë ndërtesën për të banuar Emri im do ta ndërtojë djali yt, ai që do të dalë prej ijës sate.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kështu, pra, Zoti e çoi në vend fjalën e vet që e kishte thënë: unë e trashëgova tim atë dhe hipa në fronin e Izraelit si ka thënë Zoti dhe unë e ndërtova Shtëpinë në nder të Emrit të Zotit, Hyjit të Izraelit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Unë e vendosa në të edhe Arkën, në të cilën është Besëlidhja e Zotit që e lidhi me bijtë e Izraelit”.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lutja e Salomonit
12Atëherë qëndroi para lterit të Zotit, në praninë e mbarë bashkësisë së Izraelit dhe i shtriu duart e veta.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Salomoni, në të vërtetë, kishte punuar edhe një nënkëmbëz të bronztë dhe e kishte vënë në mes të tremes. Ishte e gjatë pesë kute, e gjerë pesë kute dhe e lartë tre kute. Qëndroi në këmbë mbi të. Atëherë u ul në gjunjë në të, në praninë e mbarë bashkësisë, i lartësoi duart drejt qiellit e
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14tha: “O Zot, Hyji i Izraelit! Nuk ka një Zot tjetër të ngjashëm me ty as në qiell as në tokë! Ti e mban besnikërisht besëlidhjen dhe e ruan mëshirën ndaj shërbëtorëve të tu që ecin në praninë tënde me gjithë zemër.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ti ia plotësove shërbëtorit tënd Davidit, babait tim, të gjitha zotimet që ia ke pasë bërë: gjithçka i premtove me gojë e bëre realitet në ditën e sotme.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Tani, o Zot, Hyji i Izraelit, plotësoja shërbëtorit tënd Davidit, babait tim, zotimin që ia bëre kur i the: Nuk do të të mungojë para meje trashëgimtari që të rrijë mbi fronin e Izraelit, në qoftë se vërtet bijtë e tu do ti ruajnë udhët e mia e do të ecin në Ligjin tim, sikurse edhe ti ece në praninë time.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Tani, o Zot, Hyji i Izraelit, le të vërtetohet premtimi yt që ia dhe shërbëtorit tënd Davidit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Po a vërtet është e besueshme se Hyji banon me njerëz mbi tokë? Në qoftë se qielli i qiejt e qiejve nuk mund të të zënë, aq më pak kjo Shtëpi që e ndërtova!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Por priri sytë e tu mbi lutjen e përlutjen e shërbëtorit tënd, o Zot, Hyji im, e dëgjo klithmën dhe lutjen që shërbëtori yt po e drejton para teje:
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20mbaji çelur sytë e tu ditë e natë mbi këtë vend që je zotuar se do ta vendosësh Emrin tënd dhe se do ta dëgjosh lutjen që shërbëtori yt do ta thotë në të”.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lutja për popull
21“Dëgjoji lutjet e shërbëtorit tënd dhe të popullit tënd Izraelit kurdoherë që të luten në këtë vend! Vështroje prej banesës sate, prej qiellit: dëgjoje dhe ji i mëshirshëm!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Nëse ndokush mëkaton kundër të afërmit të vet e nëse ky e kërkon prej tij përbetimin, i shtrënguar nga mallkimi, vjen para lterit në këtë Shtëpi,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23dëgjoje nga qielli dhe gjykoji shërbëtorët e tu, kështu që e keqja të bjerë mbi kokë të keqbërësit, kurse të pafajshmin çliroje duke e shpërblyer sipas drejtësisë së tij.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Nëse populli yt Izraeli mundet nga armiqtë, sepse do të kenë mëkatuar kundër teje, porse, pasi të jenë kthyer e të kenë bërë pendesë, duke e lavdëruar Emrin tënd e pasi të jenë lutur e përlutur në këtë Shtëpi,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25atëherë ti dëgjoji prej qiellit, fale mëkatin e popullit tënd Izraelit dhe ktheji ata në tokën që ua dhurove atyre e etërve të tyre!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Në qoftë se mbyllet qielli dhe nuk do të bjerë shi për shkak të mëkateve të popullit, e, nëse kanë për tu lutur ty në këtë vend, pasi ta kenë lavdëruar Emrin tënd e të jenë kthyer prej mëkateve të tyre pasi ti kesh ndëshkuar,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27o Zot, dëgjoji prej qiellit dhe falua mëkatet shërbëtorëve të tu, popullit të Izraelit, mësojua udhën e drejtë nëpër të cilën duhet të ecin dhe dhuroja tokën që ia dhe popullit tënd për pronë.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28E kur në këtë vend të paraqitet uria ose murtaja, kllogjëra ose myku, karkaleci ose vemja, pasi ti kenë shkretuar krahinat, e armiku ti ketë rrethuar qytetet e tija, e kur të ketë ndrydhur çdo sëmundje e ligështi,
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29në qoftë se ndokush prej popullit tënd Izraelit do të lutet duke e pranuar plagën e dobësinë e vet dhe nëse i shtrin duart e veta drejt kësaj Shtëpie,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ti dëgjoje prej qiellit, prej vendit të banimit tënd, ki mëshirë dhe shpërbleje gjithkënd sipas udhëve të tija, sepse ti e njeh zemrën e secilit. Sepse ti i vetmi i njeh zemrat e bijve të njerëzve,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31që të të druajnë e të ecin udhëve të tua në të gjitha ditët e jetës së tyre sa të rrojnë mbi faqen e tokës, të cilën ua dhurove etërve tanë.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Po edhe të huajin, atë që nuk i përket popullit tënd Izraelit, nëse vjen prej një vendi të largët pse ka dëgjuar për Emrin tënd të madh, për dorën tënde të fortë, për krahun tënd të tendur e në qoftë se lutet në këtë vend,
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33dëgjoje prej qiellit, banesës sate të patundshme, dhe plotësoji gjithçka të ketë kërkuar ai shtegtar që ta njohin të gjithë popujt e dheut Emrin tënd dhe të të nderojnë porsi populli yt Izraeli. Le ta marrin vesh se ka qenë thirrur Emri yt mbi këtë Shtëpi që unë e ndërtova.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Kur populli yt të ketë dalë në luftë kundër armiqve të vet udhës që ti ta kesh drejtuar dhe, të të lutet me fytyrë drejt këtij qyteti që ti e ke zgjedhur dhe këtij Tempulli që e ndërtova në nder të Emrit tënd,
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35dëgjoji prej qiellit lutjet e përlutjet e tyre dhe jepu të drejtë.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Por kur të kenë mëkatuar kundër teje - sepse s’ka njeri që nuk mëkaton - e ti të jesh hidhëruar e ti kesh lëshuar në duar të armiqve, e këta ti kenë shpënë robër, në një vend të largët apo të afërm,
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37e në qoftë se me gjithë zemër në atë vend, ku kanë qenë humbur si skllevër, bëjnë pendesë dhe të luten në tokën e skllavërisë së tyre duke thënë: Mëkatuam, bëmë keq, vepruam si është më keq,
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38dhe kthehen tek ti me gjithë zemrën e tyre dhe me gjithë shpirtin e tyre në dheun e skllavërisë së tyre, ku do të kenë qenë humbur, e nëse të luten në drejtim të vendit të vet, që ua dhurove etërve të tyre, të këtij qyteti, që ti e zgjodhe dhe të kësaj Shtëpie, që ia ndërtova Emrit tënd,
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39ti atëherë prej qiellit, prej vendit të banesës sate, veshtroji lutjet e përlutjet e tyre, gjyko dhe fale popullin tënd, që mëkatoi kundër teje,
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40sepse ti je Hyji im”!
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përfundimi i lutjes
“Priri sytë e tu, po të lutem, e vërja veshin lutjes që thuhet në këtë vend!
41Tani, ngrihu, o Zot Hyj, e hyr në vendin e pushimit tënd, ti dhe Arka e fuqisë sate! Priftërinjtë e tu, o Zot Hyj, le të veshen me shëlbim e shenjtërit e tu le ti gëzojnë të gjitha të mirat!
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42O Zot Hyj, mos e përbuz fytyrën e të shuguruarit tënd! Le të bien në mend përkrahjet që ia bëre Davidit, shërbëtorit tënd”!
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.