Kushtimi
1Kur Salomoni e kreu lutjen, nga qielli zbriti zjarri dhe e përpiu flinë e shkrumbimit e theroret dhe madhëria e Zotit e mbushi Shtëpinë.
2Priftërinjtë nuk mund të hyjnë në Shtëpinë e Zotit, sepse madhëria e Zotit e mbushi Tempullin.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Po ashtu edhe të gjithë bijtë e Izraelit e shikonin zjarrin dhe lavdinë e Zotit duke zbritur mbi Shtëpinë dhe duke rënë me fytyrë përmbi truall të shtruar me gurë, e adhuruan dhe e lavdëruan Zotin: “Sepse ai është i mirë, sepse e amshueshme është dashuria e tij”!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë mbreti dhe mbarë populli zunë të flijojnë therore para Zotit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kështu mbreti Salomon kushtoi fli njëzet e dy mijë bagëti të trasha, njëqind e njëzet mijë bagëti të imëta dhe mbreti me mbarë popullin e shuguroi Shtëpinë e Zotit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Priftërinjtë i kryenin shërbesat e tyre e levitët i jepnin lavdi Zotit me veglat muzikore të Zotit që i kishte punuar mbreti David për të lavdëruar Zotin: “Sepse e amshueshme është dashuria e tij”! Ata i këndonin këngët që i kishte nxjerrë Davidi. Ndërkaq priftërinjtë u binin borive para tyre e populli mbarë qëndronte qiri në këmbë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Salomoni e shuguroi gjithashtu edhe mesin e tremes para Tempullit të Zotit; sepse aty i kishte kushtuar flitë e shkrumbimit, dhjamin e flive të pajtimit, sepse lteri i bronztë që e kishte punuar, nuk mund ti zinte flitë e shkrumbimit, kushtimoret dhe dhjamin e tyre.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Në atë kohë Salomoni festoi shtatë ditë dhe bashkë me të edhe mbarë Izraeli, një tubim shumë i madh, prej hyrjes në Emat e deri te përroi i Egjiptit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Të tetën ditë u bë një kuvend i madh meqënëse shugurimi i lterit zgjati shtatë ditë, edhe kremtimi zgjati po aq ditë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kështu më njëzet e tre të muajit të shtatë e lëshoi popullin të shkojë në çadrat e veta, të kënaqur e të gëzuar për të mirën që ia kishte bërë Zoti Davidit e Salomonit dhe Izraelit, popullit të vet.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përgjigjja hyjnore
11Salomoni e kreu Shtëpinë e Zotit dhe pallatin e vet, dhe ia doli të përfundojë gjithçka kishte synuar të bënte në Shtëpinë e Zotit e në pallatin e vet.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë natën Salomonit iu dëftua Zoti e i tha: “E dëgjova lutjen tënde dhe këtë vend e zgjodha për vend flie timin.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kur unë ta mbyll qiellin që të mos bjerë shi, kur tu urdhëroj karkalecave ta shkretojnë tokën e kur ta çoj murtajën në popullin tim,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14e populli im, i ndëshkuar, mbi të cilin qe thirrur Emri im, nëse ka për tu lutur, nëse ka për ta kërkuar fytyrën time e nëse do të kthehet prej udhëve të veta të mbrapshta, atëherë unë prej qiellit do ta dëgjoj dhe do t’ia falë mëkatet e tija dhe do ta shëroj tokën e tyre.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Tani sytë e mi do të jenë të çelur e veshët e mi të prirur ta dëgjojnë lutjen e atij që do të lutet në këtë vend.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Vërtet e zgjodha dhe e shugurova këtë vend që të banojë në të përgjithmonë Emri im, sytë e mi dhe zemra ime do të qëndrojnë aty përgjithmonë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Në qoftë se edhe ti do të jetosh në praninë time, siç eci yt atë Davidi, dhe nëse do të bësh gjithçka si të kam urdhëruar dhe nëse do ti mbash rregulloret dhe vendimet e mia,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18do ta bëj të qëndrueshëm fronin e mbretërisë sate, siç i jam zotuar Davidit, babait tënd kur i thashë: Nuk do të mungojë prej derës sate trashëgimtari që të jetë prijës në Izrael.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Por, në qoftë se do të më lini e do tu shmangeni urdhërave dhe urdhërimeve të mia që jua parashtrova, e do të shkoni tu shërbeni hyjnive të huaja e do ti adhuroni ato,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20atëherë do t’ju çrrënjos prej tokës sime që jua dhurova dhe këtë Shtëpi që ia kushtova Emrit tim, do ta flak prej syve të mi dhe do ta bëj përrallë e lojë për të gjithë popujt.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21E për këtë Shtëpi, që ishte e mrekullueshme, kushdo do të kalojë përbri saj do të çuditet e do të thotë: Pse Zoti ia bëri kështu këtij vendi dhe kësaj Shtëpie?
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22E do të përgjigjen: Sepse e lanë Zotin, Hyjin e etërve të vet, që i kishte nxjerrë prej Egjiptit e u lidhën me zota të huaj dhe i adhuruan ata e i nderuan, prandaj edhe erdhën mbi ta të gjitha këto të zeza”.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.