Përfundim: mbarimi i ndërtimit
1Si kaluan njëzet vjet gjatë të cilëve Salomoni e ndërtoi Shtëpinë e Zotit dhe pallatin e vet,
2ai i rindërtoi edhe qytetet që ia kishte dhënë Hirami dhe i vendosi të banojnë në to bijtë e Izraelit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Salomoni pastaj shkoi në Ematin të Sobës dhe e pushtoi.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E rindërtoi Palmirën në shkretëtirë dhe të gjitha qytetet drithnikë që i kishte pasë ndërtuar në Emat.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5I ndërtoi edhe Betoronin e Sipërm e Betoronin e Poshtëm, qyteza të fortifikuara me mure, dyer e shula.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Po ashtu edhe Balaatin dhe të gjitha qytetet drithnikë që ishin të Salomonit dhe të gjitha qytetet e karrocave të luftës dhe qytetet e kalorësve. Gjithçka Salomoni dëshiroi e synoi të ndërtojë, ndërtoi në Jerusalem, në Liban e në mbarë vendin e pushtetit të vet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Të gjithë hetitët, amorrenjtë, ferezenjtë, hevenjtë e jebusenjtë, që kishin shpëtuar e nuk ishin izraelitë,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8bijtë e atyre që kishin mbetur në vend, të cilët nuk i kishin vrarë bijtë e Izraelit, Salomoni i ngarkoi me angari deri në ditën e sotme.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Bijtë e Izraelit, Salomoni nuk i bëri skllevër për të punuar për të, sepse ata ishin luftëtarë, prijës të luftërave të tija, prijës të karrocave të luftës dhe të kalorësisë së tij.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Prijësit e mbikëqyrësve që i kishte mbreti Salomon ishin dyqind e pesëdhjetë. Këta ishin në krye të popullit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Prej Qytetit të Davidit Salomoni e kaloi bijën e faraonit në pallatin që e kishte ndërtuar për të. Ai pleqëroi: “S’do të jetojë gruaja ime në pallatin e Davidit mbretit të Izraelit, sepse është i shuguruar, pasi në të hyri Arka e Zotit”.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë Salomoni i kushtoi Zotit fli shkrumbimi në lter të Zotit që e kishte ndërtuar para tremes,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13që çdo ditë të kushtoheshin në të sipas urdhërit të Moisiut: në të shtuna, për hënë të re dhe në të kremte tri herë në vit: d. t. th. në të kremten e Pabrumeve, në të kremten e Javëve dhe në të kremten e Tendave.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Sipas vendimeve të Davidit, të babait të vet, i caktoi rendete priftërinjve në shërbesat e tyre dhe levitët sipas rendeve të tyre, që të lavdërojnë e të shërbejnë pranë priftërinjve sipas ritit të përditshëm, derëtarët sipas ndërresave të tyre, secili në derën e vet: sepse kështu kishte urdhëruar Davidi, njeriu i Hyjit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Dhe nuk i shkelën urdhërat e mbretit lidhur me priftërinjtë e me levitët në asgjë as në rojën e thesarëve.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kështu u zbatua vepra e Salomonit që prejditës që iu hodhën themelet shtëpisë së Zotit deri në ditën që i dha fund asaj.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lavdia e Salomonit
17Atëherë Salomoni shkoi në Asiongabër dhe në Ailat, në bregun e Detit të Kuq, që është në Edom.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atje Hirami ia dërgoi me anë të shërbëtorëve anijet dhe detarët, mjeshtra deti, të cilët shkuan me shërbëtorët e Salomonit në Ofir dhe i sollën prej andej katërqind e pesëdhjetë talenta ar e ia prunë mbretit Salomon.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.