Pastrimi i Tempullit
1Ndërkaq Makabeu me njerëzit e vet, të udhëhequr prej Zotit, e ripushtuan Tempullin edhe Qytetin.
2I rrënuan lterët që i kishin ndërtuar të huajt në sheshe si dhe faltoret e kultit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Pasi e pastruan Tempullin, ndërtuan një lter tjetër, mandej, pasi nxorën shkëndija nga gurgaca, kushtuan fli pas dy vjetëve, dogjën kemin, ndezën dritat dhe paraqitën bukët e kushtimit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Si bënë kështu, ranë me fytyrë përdhe e iu lutën Zotit që të mos bien më kurrë në të këqija të tilla, por, në qoftë se do të mëkatojnë edhe ndonjë herë tjetër, ai t’i ndëshkojë me butësi e të mos i lëshojë në dorë të kombeve hyjshmëtare e barbare.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Po atë ditë, në cilën Tempulli kishte pasë qenë përdhunuar nga të huajt, ndodhi që po atë ditë Tempulli edhe të pastrohej, d.m.th. më njëzet e pesë të muajit Kasleu.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E kremtuan me gëzim të madh për tetë ditë, ashtu si edhe të kremten e Tendave, duke u kujtuar si e kishin festuar ditën e Tendave pak më parë, në male e shpella porsi kafshët.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Këndej, duke mbajtur në dorë shkopinj të stolisur me urth, me gema të njomë e me palme, i lartësonin himne Atij që e kishte sjellë për së mbari pastrimin e Tempullit të vet.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë, vendosën me një urdhëresë botore e vendim të përgjithshëm për mbarë popullin e judenjve se çdo vit do t’i kremtojnë këto ditë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
VI. LUFTA E JUDËS KUNDËR POPUJVE FQINJË E KUNDËR LIZJES, MINISTRIT TË EUPATORIT
Fillimi i mbretërisë së Antiokut Eupator
9Të tilla, pra, ishin rrethanat lidhur me vdekjen e Antiokut që quhet Epifan.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Tash do të tregojmë gjërat që ndodhën nën Antiokun Eupator, që ishte biri i këtij të patenzoni, duke i paraqitur shkurtimisht të këqijat që i shkaktuan luftërat.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ky, pra, si e mori në dorë mbretërinë, e caktoi në krye të punëve të mbretërisë një farë Lizje, qeveritarin e parë të Celesirisë e të Fenicisë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Sepse Ptolemeu që quhet edhe Makron, duke parapëlqyer të jetë i drejtë ndaj judenjve, për shkak të të padrejtave që u ishin bërë, mundohej t’i ushtrojë marrëdhëniet me ta paqesisht,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13prandaj, i paditur prej disa miqve te Eupatori e, pasi shpesh dëgjonte se e quanin tradhtar, pse e kishte lëshuar Qipron që ia kishte besuar Filometori e ia kishte mbajtur krahun Antiokut Epifan, e pasi s’mundte më ta ushtrojë me nder detyrën, ia shkurtoi jetën vetes me helm.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Gorgia e qytezat e Idumesë
14Gorgia, kur u bë qeveritar i krahinës, bashkonte ushtri me pagesë e shpesh niste luftëra kundër judenjve.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Bashkë me të edhe idumenjtë, që i kishin në dorë disa qyteza të përshtatshme, ua çonin ngushtë judenjve e, duke i strehuar të ikurit nga Jerusalemi, bënin çmos që ta mbanin të ndezur luftën.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ndërkaq, njerëzit e Makabeut, pasi bënë një përlutje e iu lutën Hyjit, që t’u ndihmojë, i sulmuan qytezat e idumenjve,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17e, pasi i sulmuan me forca të mëdha, i pushtuan pozicionet, i shtytën ata që luftonin mbi mure, dikënd dëbuan e ata që i zunë i vranë: vranë jo më pak se njëzet mijë njerëz.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Prej tyre, jo më pak se nëntë mijë, u strehuan në dy kulla të fortifikuara mirë me të gjitha pajisjet për qëndresë,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Makabeu, si i la për rrethimin e tyre Simonin, Jozefin dhe Zakeun me ata që ishin me të - e ishin mjaft shumë - kurse ai vetë shkoi në ato vende ku ishte nevoja më e madhe.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por, këta që ishin me Simonin, të shtyrë nga lakmia e parasë, morën prej disave që ishin në kulla shtatëdhjetë mijë drahma dhe i lëshuan disa të ikin.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kur i lajmëruan Makabeut se çfarë kishte ndodhur, ai i bashkoi krerët e popullit dhe i paditi fajtorët se për para i kishin shitur vëllezërit e vet pasi i kishin lënë të ikin armiqtë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Këndej edhe i dha të vriten si tradhtarë e i pushtoi të dy kullat.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Pasi gjithçka i shkoi për së mbari në saje të armëve, vrau në dy kullat më shumë se njëzet mijë njerëz.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Juda e mundi Timoteun e pushton Gazarën
24Timoteu, të cilin judenjtë e kishin thyer më parë, bashkoi një ushtri shumë të madhe me të huaj, si bashkoi edhe kuaj jo pak nga Azia, u duk papritmas në Jude, me qëllim që ta pushtojë me armë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Kur ai po afrohej, ata që ishin me Makabeun, i pluhërosën kokat me pluhur dheu, i ngjeshën ijët me grathore e iu drejtuan në uratë Hyjit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Ranë përmbys para lterit e iu lutën Hyjit të jetë i mëshirshëm me ta: të jetë armik me armiqtë e tyre e kundërshtarëve t’u kundërshtojë siç e shpall Ligji.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Si e kryen uratën, i rrokën armët, u larguan mjaft prej qytetit e, kur iu afruan armikut, u ndalën.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Posa zbardhi drita, të dy palët ia filluan sulmit, këta duke mbajtur për peng të suksesit e të fitores bashkë me fuqi ndihmën e Zotit, kurse ata si prijës të luftimit mbanin për vete guximin e vet.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Por, shi kur ishte zjarri i luftimit, kundërshtarëve iu dëftuan, të ardhur prej Qiellit, pesë burra të pashëm në kuaj me frerë të artë, që u prinin judenjve.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Dy prej tyre Makabeun e shtinë ndërmjet, e mbronin me armët e veta dhe e bënin të paplagosshëm, kurse në kundërshtarë hidhnin shigjeta e rrufe, që, të verbuar e të marrë mendsh, u shpërndanë pa kurrfarë rregulli.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Aso here u vranë njëzet mijë e pesëqind këmbësorë e gjashtëqind kalorës.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Timoteu iku në një vend të fortifikuar mirë që quhet Gazarë, ku sundonte Kereja.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Makabeu e njerëzit e tij plot guxim e mbajtën të rrethuar katër ditë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Ata që ishin brenda të sigurt në fortifikimin e vendit, shanin në mënyrë të tmerrshme e villnin fjalë sa s’ka më të fëlliqura.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Por, kur zbardhi e pesta ditë, njëzet djelmosha nga ata që ishin me Makabeun, të ndezur me felgrim nga ato të shara, u sulën në mure me trimëri e sypatrembur dhe i vranë të gjithë që i gjetën gjallë.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Po ashtu edhe të tjerët u sulën kundër të rrethuarve në anën tjetër. U dhanë zjarr kullave, e, duke u ndezur zjarr brenda hyjshmëtarët i shkrumbuan për së gjalli. Të tjerët i thyen dyert, lëshuan të hyjnë brenda ushtarë të tjerë dhe e pushtuan qytetin.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Timoteun, që ishte fshehur në një birucë, e vranë atë, vëllanë e tij Kerenë dhe Apolofanin.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Si bënë kështu, me himne e këngë falënderimi i jepnin lavdi Zotit, i cili e kishte përkrahur mrekullisht Izraelin e ua kishte dhënë fitoren.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.