Fushata e parë e Lizjes
1Krejt pak kohë më vonë, Lizja, që ishte në krye të punëve të mbretërisë e ishte kujdestar dhe i afërm i mbretit, i cili mëzi i duronte ngjarjet e fundit,
2bashkoi një ushtri tetëdhjetë mijë këmbësorësh e mbarë kalorësinë, u nis kundër Judesë, i bindur se Qytetin do ta bënte banesë të grekëve,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3se Tempullin, sikurse edhe faltoret e tjera të paganëve, do ta vinte nën tatim dhe se vjet për vjet do ta shitte kryepriftërinë:
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4nuk mendonte aspak mbi pushtetin e Hyjit, por mendjen ia kishte marrë moria e ushtrisë, mijëra kalorës e tetëdhjetë elefantët.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Si hyri në Jude, iu afrua Betsurës, që është vend i fortifikuar, larg Jerusalemit dikund pesë stadje, dhe e rrethoi.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kur ata që ishin me Makabeun e morën vesh se Lizja po i rrethonte qytezat, iu lutën Zotit me ofshame e me lot e, bashkë me ta edhe turma e popullit, që ta dërgonte një engjëll të mirë për të shpëtuar Izraelin.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë vetë Makabeu, si i mori i pari armët, i qortoi të tjerët që të mos ta vënë bashkë me të veten në rrezik për t’u ndihmuar vëllezërve. Ata atëherë, plot guxim, e së bashku u sulën kundër.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ende ishin afër Jerusalemit, kur qe, u duk në krye të tyre një kalorës në petka të bardha e vringëllonte armët e arta.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atëherë të gjithë e falënderonin Hyjin e mëshirshëm dhe, aq fort u mbushën me guxim, sa që ishin të gatshëm të shporonin jo vetëm njerëzit, por edhe bishët me të egra e muret e hekurta.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Marshonin në rreshta lufte, të ndihmuar nga një ndihmës i ardhur nga Qielli, sepse Zoti kishte dhembje për ta!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ata u sulën porsi luanë kundër armikut dhe i rrëzuan për tokë njëmbëdhjetë mijë këmbësorë e një mijë e gjashtëqind kalorës, kurse të gjithë të tjerët i vunë në të ikur.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Shumica e tyre shpëtuan të plagosur e të çarmatosur: po edhe Lizja vetë shpëtoi duke ikur i turpëruar.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Paqe me hebrenj. Katër letra lidhur me marrëveshje
13Por, Lizja, që s’ishte i pamend, pasi përsiati mbi humbjen e vet e, si ia preu mendja se hebrenjtë ishin të pathyeshëm, sepse u ndihmonte Hyji i gjithpushtetshëm, dërgoi tek ata një dërgatë,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14ua mbushi mendjen se do t’i pranonte të gjitha kushtet e drejta e se do t’ia mbushte mendjen gjithashtu edhe mbretit se është e domosdoshme të bëhet miku i tyre.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Makabeu pranoi gjithçka parashtronte Lizja, sepse kishte parasysh të mirën e përbashkët. Gjithçka kërkoi Makabeu prej Lizjes me shkrim në lidhje me judenj, mbreti pranoi.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Letra që Lizja ua shkroi judenjve, kishte këtë trajtë: »Lizja popullit të judenjve shëndet!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Të dërguarit tuaj, Gjoni e Absalomi ma dorëzuan shkresën tuaj, si më poshtë, dhe kërkuan të pranohet përmbajtja e saj.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Gjithçka ishte e nevojshme t’i parashtrohej mbretit, ia paraqita. Ai pranoi gjithçka ishte e mundur të pranohej.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Nëse, pra, do të mbani qëndrim të mirë ndaj interesave të Shtetit, edhe vetë do të bëj çmos në të ardhmen t’ju ndihmoj.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Lidhur, mandej, me pikat e veçanta, i urdhërova dërgatës tuaj e të mive, të bisedojnë me ju.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Të fala! Viti njëqind e dyzet e tetë, më njëzet e katër të muajit të Zeusit të Korintit.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Letra e mbretit përmbante këto gjëra: »Mbreti Antiok vëllait Lizje shëndet!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Pasi baba ynë kaloi te zotat e, pasi ne dëshirojmë që të gjithë ata që i përkasin mbretërisë sonë, t’i kryejnë punët e veta pa farë trazire,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24pasi dëgjuam se judenjtë nuk janë në përkim me qëllimin e babës t’i pranojnë doket greke, porse, të dhënë mbas sistemit të jetesës së tyre, kërkojnë të rregullohen sipas ligjeve të veta,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25duke dëshiruar që edhe ky popull të jetojë pa trazira, vendosim që t’u kthehet Tempulli kështu që të mund të jetojnë lirisht sipas dokeve të të parëve të tyre.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Prandaj, bën mirë t’u dërgosh lajmëtarë e t’ua shtrish dorën e djathtë që, pasi të jenë vënë në dijeni me vendimin tonë, të jenë të kënaqur e me gëzim t’u kushtohen punëve të veta.«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Letra e mbretit e drejtuar popullit të Judesë ishte e tillë: »Mbreti Antiok Senatit të judenjve e judenjve të tjerë, shëndet!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Gëzohemi nëse jeni mirë. Edhe ne jemi krejt mirë.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Menelau na njoftoi se dëshironi të ktheheni e të merreni me punët tuaja.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Të gjithë ata që do të kthehen deri më tridhjetë të muajit të Ksantikut, ua jap besën se nuk do të ndëshkohen.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Judenjtë le t’i përdorin ushqimet dhe ligjet e veta si në të kaluarën dhe, askush prej tyre të mos trazohet në asnjë mënyrë, për fajet e bëra prej padijes.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Ndërkaq po e dërgojmë Menelaun për t’ju qetësuar.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Të fala! Më pesëmbëdhjetë të muajit Ksantik, viti njëqind e dyzet e tetë.«
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Gjithashtu edhe romakët dërguan një letër të këtillë: »Kuint Memiu e Tit Maniu, të dërguarit e romakëve, shëndet popullit të Judesë!
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Me të gjitha gjërat që Lizja, kushëriri i mbretit, ju ka dhënë leje, edhe ne jemi në përkim.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Kurse, në lidhje me ato pika që ai ka vendosur se i duhet t’ia paraqesë mbretit, dërgoni menjëherë dikënd prej jush, pasi t’i keni shqyrtuar mirë ndërmjet jush, kështu që t’ia paraqesim mbretit në mënyrë të përshtatshme për ju, sepse mendojmë të udhëtojmë për Antioki.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Prandaj, nxitoni e dërgoni dikënd që ta dimë mendimin tuaj.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Qofshi shëndosh! Më dhjetë të muajit Ksantik, viti njëqind e dyzet e tetë.«
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.