Ngjarjet e Jopes e Jamnisë
1Si u përfunduan këto marrëveshje, Lizja u kthye te mbreti e judenjtë u dhanë pas punëve bujqësore.
2Por, disa prej qeveritarëve të krahinave, sidomos Timoteu e Apoloni, biri i Geneut, po edhe Jeronimi e Demofoni e, më tepër se këta, Nikanori, kryepari i cipriotëve të paguar, nuk i linin judenjtë të punojnë në qetësi e në paqe.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Banorët e Jopes bënë një pabesi të këtillë: i grishën judenjtë që banonin së bashku me ta të hipin me gra e fëmijë në barka të përgatitura prej tyre, kinse nuk kishin asnjë qëllim të keq ndaj tyre,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4por ishte një iniciativë që e kishte marrë mbarë qyteti. Judenjtë pranuan nga dëshira të jetojnë në paqe të qëndrueshme dhe as që u shkonte mendja në pabesi. Kur hynë në det të thellë, i mbytën në ujë jo më pak se dyqind vetë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kur Juda e mori vesh kërdinë që kishin bërë në njerëzit e kombit të tij, pasi e thirri në ndihmë Hyjin Gjykatësin e drejtë, u dha urdhra njerëzve të vet e,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6u sul kundër vrastarëve të vëllezërve të vet. Natën i dha zjarr portit dhe i dogji anijet, kurse ata që ishin strehuar aty, i preu me shpatë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por, meqenëse qyteti ishte i mbyllur, u largua me qëllim që të kthehej një herë tjetër e ta zhbinte mbarë qytetin e Jopes.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Por, kur e mori vesh se edhe ata të Jamnisë mendonin t’ua bëjnë të njëjtën gjë judenjve që banonin me ta,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9u sul natën kundër tyre, ua dogji portin me anije, kështu që drita e flakës u pa deri në Jerusalem, larg dyqind e dyzet stadje.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fushata në Galaaditidë
10Kur prej andej u larguan nëntë stadje të drejtuar kundër Timoteut, u sulën kundër tyre jo më pak se pesë mijë këmbësorë arabë e pesëqind kalorës.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11U ndez një betejë e furishme e, pasi ushtarët e Judës, me ndihmën e Hyjit, i mundën, nomadët e mundur, kërkuan prej Judës t’ua shtrijë të djathtën e u premtuan se do t’u japin kullota dhe do t’u vlejnë edhe me të tjera gjëra.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Juda, pasi i shkoi nëpër mend se vërtet do të mund t’i jenë të dobishëm për shumë gjëra, u premtoi se do të lidhë paqe me ta. Pasi i dhanë e i morën të djathtat, arabët shkuan në çadrat e veta.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë Juda e sulmoi njëfarë qyteti të fortifikuar me benda e me mure, të banuar me kombësi të ndryshme që quhej Kaspin.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ata që ishin brenda, duke u mbështetur në muret e forta e në ushqime të grumbulluara, silleshin në mënyrë poshtëruese kundrejt atyre që ishin me Judën: i përqeshnin, i shanin e flisnin çka s’ka hije.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ndërkaq, njerëzit që ishin me Judën, mbasi e thirrën ndihmën e Zotëruesit të Madh të botës, i cili, pa desh e pa makina luftarake, në kohën e Jozuehut, e rrafshoi Jerihonin, u sulën me tërbim në mure
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16e, pasi për vullnet të Hyjit, e pushtuan qytetin, kryen vrasje të patregueshme sa që, liqeni përbri, dy stadjesh, dukej se ishte përplot prej gjakut që kishte rrjedhur.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Luftimi i Karnionit
17Si u larguan prej andej shtatëqind e pesëdhjetë stadje, arritën në Karakë te judenjtë që quhen Tubiaenë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Në këto anë nuk e zunë askund Timoteun. I kishte lëshuar ato vende pa pasë kryer punë, por jo pa e pasë lënë në njëfarë pike një ushtri mjaft të fortë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë Dositeu dhe Sosipatri, prijës të ushtrisë së Makabeut, shkuan dhe i vranë ushtarët që Timoteu i kishte lënë në fortifikatë: më shumë se dhjetë mijë luftëtarë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ndërkaq, Makabeu, pasi ushtrinë e vet e ndau në kohorta, i caktoi ata që duhej t’u ishin në krye dhe u tfillua kundër Timoteut, i cili kishte me vete njëqind e njëzet mijë këmbësorë dhe dy mijë e pesëqind kalorës.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Timoteu, kur e mori vesh se po vinte Juda, i qiti përpara gratë, fëmijët edhe pajisjet në vend që quhet Karnion, sepse fortifikata ishte e pathyeshme për shkak të kalimeve të ngushta.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Posa u duk kohorta e parë e Judës, armikun e pushtoi tmerri dhe frika nga prania e Atij që sheh gjithçka. Armikut iu dha ikja në të gjitha drejtimet, kështu që shpesh plagoste njëri-tjetrin edhe shporonte me majë të shpatës.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Juda i përndiqte me guxim të madh, i therte të patenzonët: rrah i bëri rreth tridhjetë mijë luftëtarë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kurse vetë Timoteu u zu rob nga njerëzit e Dositeut e Sosipatrit. Atëherë nisi t’u lutej me shumë dredhi që ta lëshonin gjallë, sepse i kishte peng prindërit e shumicës e të disave edhe vëllezërit, të cilëve do t’u ndodhte të mbetnin pa asfarë kujdesi për ta.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Kur ua mbushi mendjen me mënyra të ndryshme e ua dha besën se do t’i kthente ata njerëz shëndosh e mirë, e lëshuan për të shpëtuar vëllezërit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Si shkoi në Karnion e në Atergacion, Juda i vrau njëzet e pesë mijë vetë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kthimi udhës së Efronit e Skitopolisit
27Pasi i shpartalloi këta e i vrau, u nis me ushtri kundër Efronit, qytet i fortifikuar, në të cilin banonte një shumicë e madhe njerëzish të kombësive të ndryshme. Djelmosha sokolana luftonin me guxim para muresh. Në këtë qytet kishte makina luftërash e hedhës të shumtë shigjetash.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Por, pasi e thirrën në ndihmë të Gjithpushtetshmin, që i shtyp fuqitë armiqësore me pushtetin e vet, judenjtë e nënshtruan qytetin e, prej atyre që ishin brenda, i rrafshuan për tokë njëzet e pesë mijë vetë.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Të nisur prej andej, arritën në qytetin e Skitëve, që ishte larg gjashtëqind stadje prej Jerusalemit.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Por, pasi judenjtë që kishin ngulur aty dëshmuan se skitopolitanët ishin dashamirës të tyre dhe se u kishin ndihmuar në kohë të vështira,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Juda e njerëzit e tij u shprehën falënderimet dhe i përkujtuan që të jenë edhe më tutje, dashamirës ndaj popullit të tyre. Arritën në Jerusalem pak para të kremtes së Javëve.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fushata kundër Gorgisë
32Pasi kaloi festa e Pesëdhjetores, u nisën të luftojnë kundër Gorgisë, strategut të Idumesë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Ky doli me tri mijë këmbësorë e me katërqind kalorës.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Në ndeshje të luftimit, mbetën të vrarë pak judenj.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Njëfarë Dositeu, një prej atyre që ishin të Bacenorit, kalorës e trim i fortë, e kapi Gorginë e, duke e mbajtur për petku, e tërhiqte me fuqi e, ndërsa mendonte ta sjellë rob gjallë, një kalorës nga thrakasit, u sul kundër tij, ia këputi krahun e Gorgia iku në Marisë.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Pasi njerëzit e Esdrës, duke luftuar kohë të gjatë, ishin lodhur e molisur, Juda, pasi e thirri në ndihmë Zotin që të dëftohet ndihmësi i tyre dhe prijësi i luftës,
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37duke filluar në gjuhën e të parëve të këndojë me zë të lartë himne, u sul papritmas kundër atyre që ishin me Gorginë dhe i bëri të ikin.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Flia për të vdekur
38Ndërkaq, Juda e bashkoi ushtrinë e shkoi në qytetin Odolam. Pasi erdhi dita e shtatë, sipas dokes, u pastruan në atë vend dhe kremtuan të shtunën.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Të nesërmen erdhën njerëzit e Judës, sepse ishte koha e fundit të mblidhen trupat e të vrarëve e t’i varrosin me kushërinj në varret e të parëve.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Nën petka të secilit të vrarë gjetën gjëra të kushtuara idhujve të Jamnisë, gjëra këto që judenjve ua ndalon Ligji. Kështu, të gjithë e patën të qartë se kjo kishte qenë arsyeja e vrasjes së tyre.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Këndej të gjithë zunë t’i japin lavdi Zotit, Gjykatësit të drejtë, i cili qet në dritë edhe atë çka është më e fshehur,
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42dhe filluan të luten që mëkati i bërë të falej krejtësisht. Atëherë trimi kreshnik Juda i qortoi njerëzit të ruhen të pastër nga mëkati, pasi kishin parasysh çfarë i kishte gjetur për shkak të mëkatit ata që ishin vrarë.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43E si i mblodhi nga secili burrë dy mijë drahma të argjendta, i dërgoi në Jerusalem të kushtohet flia për mëkat duke vepruar kështu shumë mirë e bujarisht, i shtyrë nga mendimi i ringjalljes.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44E, njëmend, po të mos kishte shpresuar se do të ringjallen ata që u vranë, do të kishte qenë e tepërt dhe e kotë të luteshin për të vdekur.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Mandej ai e kishte parasysh se një shpërblim tepër i bukur i priste ata që vdesin në hirin e Zotit:
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46mendim ky i shenjtë e i përshpirtshëm. Ja, pra, pse dha të kushtohet fli shpërblimi, që të çlirohen nga mëkati.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.