Fushata e Antiokut V dhe e Lizjes. Vdekja e Menelaut
1Në vitin njëqind e dyzet e nëntë u erdhi lajmi njerëzve të Judës se Antioku Eupator po vinte me një ushtri të madhe kundër Judesë,
2i përcjellë prej kujdestarit të tij Lizjes, që ishte në krye të punëve të shtetit. Secili kishte nga një ushtri greke: këmbësorë njëqind e dhjetë mijë, pesë mijë e treqind kalorës, njëzet e dy elefantë, kurse karroca lufte me drapërinj treqind.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Me ta u bashkua edhe Menelau, i cili i jepte me shumë mjeshtri zemër Antiokut, jo për shpëtimin e atdheut, por prej shpresës se do të qëndronte në pushtet.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Por, Mbreti i mbretërve e ndezi zemërimin e Antiokut kundër bakeqit, sepse Lizja ia shtjelloi mbretit se Menelau është shkaktari i të gjitha të këqijave. Antioku urdhëroi të çohet në Bere e të vritej sipas dokes së vendit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Në atë vend është një kullë e lartë pesëdhjetë kute, plot hi e në të është një vegël që sillet rrotull dhe nga çdo anë plandos në hi.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atje duhet të ngjitet fajtori i shenjtëdhunimit ose të disa fajeve të rënda në majë të kullës që prej andej ta plandosin në vdekje.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Një ndëshkim me vdekje të tillë i takoi Menelaut e nuk qe varrosur.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E me plot të drejtë: ka mëkatuar shumë kundër lterit, zjarri dhe hiri i të cilit është i shuguruar, e prandaj e gjeti vdekja në hi.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Urata dhe sukseset e çifutëve në Modin
9Mbreti po e vazhdonte udhën e në mend përbluante synime të këqija e kishte qëllim t’i bëjë judenjtë të sprovojnë gjëra edhe më të këqija se ç’kishin përjetuar nën babën e tij.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kur Juda e mori vesh këtë gjë, i urdhëroi popullit ta thërrasë ditë e natë në ndihmë Zotin që, sikurse edhe herat e tjera, t’u ndihmojë edhe kësaj here
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11atyre që ishin në rrezik të mbeteshin pa Ligj, pa atdhe e pa Tempullin e shenjtë dhe që të mos lejojë të bjerë përsëri populli, që posa kishte marrë pak frymë, nën pushtetin e popujve hyjshmorë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pasi të gjithë së bashku vepruan kështu e pasi iu lutën Zotit të mëshirshëm me ofshame e me agjërime, me fytyrë përdhe për tri ditë rresht, Juda u dha zemër dhe i grishi të bëhen gati.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ai, pasi u këshillua veçanërisht me pleqtë, vendosi se është mirë, me ndihmën e Zotit, të dilet në përleshje para se ushtria e mbretit të hyjë në Jude e ta pushtojë qytetin.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Duke e lëshuar vendimin në duar të Krijuesit të botës, i nxiti të vetët të luftojnë trimërisht deri në vdekje për Ligj, Tempull, Qytet, atdhe e për doke. Nguli fushimin afër Modinit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pasi të vetëve u dha për shenjë: »Për fitoren e Hyjit«, natën, me djelmosha të zgjedhur ndër ata më guximtarët, u sul në fushim në tendën e mbretit, vrau kund dy mijë ushtarë dhe e shporoi më të madhin elefant bashkë me atë që ishte në kullëz.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mbarë fushimin e mbushën me tmerr e me pështjellim e, në fund, u kthyen pasi ndërmarrja u doli për së mbari.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kur drita po zbardhte, puna ishte kryer me ndihmën e Zotit mbrojtës.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Antioku V bën marrëveshje me judenj
18Kur mbreti e provoi guximin e trimërisë së judenjve, u mundua t’i sulmojë vendet me mjeshtri dredhie.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ia afroi ushtrinë Betsurit, që ishte fortesë e mirë e mbrojtur e judenjve: por e zmbrapsën, s’i shkonte për së mbari, e mundën.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Atyre që ishin në fortifikatë Juda u çonte çka kishin nevojë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Armiqëve ua zbuloi këtë fshehtësi njëfarë Rodoku, nga ushtria e judenjve; këtë e kërkuan, e zunë dhe e zhdukën.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Mbreti bëri marrëveshje edhe për herë të dytë me ata që ishin në Betsur: u dha të djathtën dhe e mori e u largua.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Mandej ra në luftë me ata që ishin me Judën dhe qe thyer. Atëherë mori vesh se Filipi ishte çuar në kryengritje. Këtë e kishte lënë si qeveritar të punëve të shtetit në Antioki. I marrë mendsh, kërkoi të bëjë marrëveshje me judenj, u nënshtrua kushteve, u përbetua se do t’i mbajë të gjitha kushtet e drejta, u pajtua, kushtoi flinë, nderoi Tempullin dhe u dëftua bujar me Vendin e shenjtë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24E pranoi mirë Makabeun dhe e la Hegemonidin qeveritar prej Ptolemaidës deri në dheun e Gerrenëve.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Erdhi në Ptolemaidë, por qytetarët e saj nuk ishin në përkim me nenet e asaj marrëveshjeje - donin t’i zhbënin marrëveshjet, sepse në të vërtetë ishin hidhëruar për së tepërmi.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Atëherë u ngjit në tribunë Lizja, i mbrojti sa më mirë që diti këto marrëveshje, ua mbushi mendjen, i paqëtoi dhe i qetësoi e mandej u kthye në Antioki. Kështu mori fund sulmi e zmbrapsja e mbretit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.