Qortimi i Natanit. Pendimi i Davidit
1Zoti e dërgoi Natanin te Davidi. Ky erdhi te Davidi dhe i tha: »Në një qytet jetonin dy vetë. Njëri ishte pasanik e tjetri skamnor.
2Pasaniku kishte bagëti të imëta e të trasha me shumicë të madhe.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kurse skamnori nuk kishte asgjë tjetër përveç një deleje të vocërr. E kishte blerë dhe e kishte ushqyer. Ishte rritur tek ai bashkë me fëmijët e tij duke ngrënë bukën e tij e duke pirë prej gotës së tij dhe duke fjetur në gjirin e tij.Për të ishte sikur ta kishte pasur bijë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Porse, kur një shtegtar erdhi te pasaniku, ky, duke kursyer bagëtitë e veta të imëta e të trasha për t’i bërë gosti atij shtegtari që kishte ardhur tek ai, shkoi e mori delen e skamnorit dhe i bëri gati bukën njeriut që kishte ardhur tek ai.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Davidi u hidhërua pa masë kundër këtij njeriu e i tha Natanit: »Pasha jetën e Zotit, njeriu që ka bërë këtë punë, meriton vdekjen!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Katërfish do ta paguajë delen për arsye se ka bërë një punë të tillë dhe është dëftuar njeri i pashpirt.«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë Natani i tha Davidit: »Ti je ai njeri! Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Unë të shugurova mbret përmbi Izraelin. Unë të shpëtova prej dorës së Saulit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Në dorë tënde e lëshova familjen e zotërisë tënd edhe gratë e zotërisë tënd i lëshova në gjirin tënd, në dorën tënde e lëshova edhe mbarë Izraelin dhe Judën e, nëse këto janë pak, unë do të të shtoj shumë më tepër.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pse atëherë e përbuze fjalën e Zotit duke vepruar çka është e keqe para syve të tij? Ti e preve me shpatë Uri Heteun e ia more gruan e tij. Ti atë e vrave me shpatën e bijve të Amonit!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Për këtë arsye kurrën e kurrës nuk do të hiqet shpata prej familjes sate, pasi më përbuze mua dhe e more gruan e Uri Heteut për të qenë gruaja jote.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Prandaj kështu thotë Zoti: ‘Ja, unë do të bëj që e keqja jote të vijë mu prej familjes sate! Ndër sy të tu do t’i marr gratë e tua e do t’ua jap të afërmve të tu e do të flenë me gratë e tua në dritën e këtij dielli.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ti, vërtet, e bëre këtë fshehtazi, por unë do ta bëj ballafaqas në sy të mbarë Izraelit, ditën për diell!’«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë Davidi i tha Natanit: »Kam mëkatuar kundër Zotit!« E Natani i tha Davidit: »Prej anës së vet Zoti ta ka falur këtë mëkat; s’do të vdesësh.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Megjithatë, pasi me këtë veprim i bëre të hyjshmojnë armiqtë e Zotit, djali që të ka lindur, me siguri do të vdesë.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë Natani u kthye në shtëpinë e vet.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vdekja e djalit të Betsabesë. Lindja e Salomonit
Zoti e goditi djalin që gruaja e Urisë ia lindi Davidit, dhe u sëmur rëndë.
16Davidi iu lut Zotit për foshnjën dhe Davidi agjëronte e, kur kthehej në shtëpi, natën e kalonte shtruar për tokë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Krerët e shtëpisë së tij qëndronin përreth tij dhe i thoshin të ngrihej nga toka, por ai nuk dëgjoi as nuk hëngri bukë me ta.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Të shtatën ditë vdiq fëmija. Shërbëtorët e tij kishin frikë t’i lajmëronin Davidit se kishte vdekur fëmija. Sepse mendonin: »Derisa foshnja ishte ende gjallë, ne i thoshim, por ai s’na dëgjonte. Po tani si t’i themi: ‘Ka vdekur djali?’ Do të bëjë edhe më zi!«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kur vuri re Davidi se shërbëtorët e tij po pëshpëritnin njëri me tjetrin, ia preu mendja se foshnja kishte vdekur. U tha shërbëtorëve të vet: »A ka vdekur fëmija?« Ata iu përgjigjën: »Ka vdekur.«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Atëherë Davidi u ngrit nga toka, u la dhe u përerua. Pasi i ndërroi petkat, hyri në shtëpinë e Zotit dhe adhuroi. Pastaj u kthye në shtëpinë e vet dhe kërkoi që t’i shtronin bukën dhe hëngri.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Shërbëtorët e tij e pyetën: »Ç’po bën ashtu? Ndërsa fëmija ende ishte gjallë ti për shkak të tij agjërove e qaje, kurse tani që ka vdekur foshnja po çohesh e po ha?«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ai tha: »Kur foshnja ishte ende gjallë unë agjëroja dhe qaja sepse mendoja: ‘Kush e di? Ndoshta Zoti do të ketë dhembshuri për mua e do të jetojë fëmija.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Por tani që ka vdekur, pse të agjëroj? Pse a mund ta kthej më? Unë do të shkoj tek ai, kurse ai nuk do të kthehet tek unë.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Davidi e ngushëlloi Betsabenë, gruan e vet, hyri tek ajo, ra me të dhe ajo i lindi djalin. Djalit ia ngjiti emrin Salomon. Zoti e deshi Salomonin
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25dhe e dëftoi këtë me anë të Natanit profet. Ky e quajti Jedidjë (domethënë: I dashuri i Zotit), siç i urdhëroi Zoti.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pushtimi i Rabës
26Ndërkaq Joabi e sulmoi Rabën e bijve të Amonit dhe e pushtoi qytetin mbretëror.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Atëherë Joabi dërgoi lajmëtarë te Davidi me këto fjalë: »Luftova kundër Rabës dhe e pushtova qytetin e ujërave.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Tani bashkoje popullin tjetër, rrethoje e pushtoje qytetin që të mos pushtohet qyteti prej meje e të quhet me emrin tim.«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kështu pra, Davidi e bashkoi mbarë popullin dhe u nis kundër Rabës. E sulmoi dhe e pushtoi.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30E hoqi prej kokës së Melkomit kezën, që ishte e rëndë një talent ari dhe në të cilën kishte një gur të paçmueshëm dhe keza qe vënë mbi kokë të Davidit. Mori edhe një pre tesve të madhe prej qytetit.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Po edhe popullin që ishte, e nxori nga qyteti dhe e dënoi të punonte në skalitje të gurit, në latim me sakica e me sëpata hekuri dhe i caktoi në punim të tullave. Kështu bëri me të gjitha qytetet e bijve të Amonit. Atëherë Davidi dhe mbarë ushtria u kthyen në Jerusalem.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.