C. HISTORIA E ABSALOMIT
Amnoni e dhunon motrën e vet Tamarën
1Dhe ja se ç’do të ndodhë pastaj: Amnoni, biri i Davidit, dashurohet në motrën e Absalomit, birit të Davidit, që ishte shumë e bukur dhe quhej Tamarë.
2Amnoni u ngushtua aq fort për shkak të epshit ndaj motrës së vet Tamarës, saqë ra i sëmurë, e pasi ajo ishte e virgjër, i dukej krejtësisht e pamundshme të bënte ndonjë gjë të pandershme me të.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Porse Amnoni e kishte mik njërin që quhej Jonadab, biri i Samës, të vëllait të Davidit, që ishte njeri shumë dinak.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ky i tha: »Pse po fiktohesh e thahesh kështu çdo ditë e më tepër, o djali i mbretit? Pse nuk më tregon mua?« Atëherë Amnoni i tha: »Kam rënë në dashuri në motrën e Absalomit, Tamarën.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Jonadabi iu përgjigj: »Bjer në shtratin tënd dhe shtiru se je i sëmurë. Kur të vijë yt atë të të shohë, ti i thuaj: ‘Po të lutem që të vijë ime motër, Tamara, e të më japë të ha; nëse ajo do të ma përgatisë gjellën ndër sytë e mi, do të ha prej dorës së saja.’«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ra, pra, në të shtruara Amnoni dhe u shtir se ishte i sëmurë. Kur erdhi mbreti për ta parë, Amnoni i tha mbretit: »Le të vijë, po të lutem, ime motër Tamara e të m’i përgatitë dy petulla para syve të mi dhe do të ha prej duarve të saja.«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë Davidi i çoi fjalë Tamarës që ishte në pallat e tha: »Eja në shtëpinë e vëllait tënd Amnonit dhe bëji gati të hajë.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Tamara erdhi në shtëpinë e Amnonit, vëllait të vet; ai ishte ratë. Ajo mori miell, e përzjeu dhe i poqi petullat.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atëherë e mori fulteren dhe i zbrazi para tij petullat që i kishte përgatitur. Nuk deshi të hante dhe Amnoni tha: »Largoni jashtë prej meje të gjithë.« Kur i qitën jashtë të gjithë,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10atëherë Amnoni i tha Tamarës: »Ma sill hajen në fjetore që të ha prej dorës sate.« Kështu pra, Tamara i mori petullat që i kishte përgatitur dhe ia çoi Amnonit të vëllait, në fjetore.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kur ia solli ushqimin, e kapi atë dhe i tha: »Eja, bjer me mua, motra ime.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Por ajo iu përgjigj: »Mos, o vëlla, mos më çndero! Një punë e tillë nuk bëhet në Izrael! Mos e bëj këtë poshtërsi!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E unë nga do t’ia mbaj nëse më çnderon? E ti do të jesh i pandershëm përgjithmonë në Izrael. Më mirë fol me mbretin e ai s’do të më mohojë të më japë tek ti për grua.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por ai s’deshi të dëgjonte lutjet e saja: por, pasi ishte më i fuqishëm, e pushtoi dhe ra me të.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë Amnoni e urrejti me një urrejtje pa masë të madhe, kështu që urrejtja me të cilën pastaj e urrejti, ishte shumëfish më e madhe se epshi që e kishte pushtuar më parë. Amnoni i tha: »Çohu e zhduku!«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E ajo iu përgjigj: »Mos, vëllai im, se kjo e keqe që po e bën tani kundër meje duke më dëbuar, është e keqe më e madhe se ajo që bëre më parë.« Por ai s’deshi ta dëgjonte;
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17thirri një shërbëtor që i shërbente e tha: »Hidhe këtë jashtë prej meje dhe mbylle derën pas saj!«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kjo ishte e veshur me këmishë deri në fund të këmbëve me mëngë të gjera, sepse kështu e kishin zakon të visheshin vajzat, ende të virgjëra, bijat e mbretit. Kështu shërbëtori i tij e hodhi jashtë dhe mbylli derën pas saj.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Tamara mori pluhur dhe qiti në krye, shqeu këmishën me mëngë të gjera që e kishte veshur, i vuri të dy duart mbi kokën e vet e shkonte rrugës duke bërtirur.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Atëherë i tha i vëllai, Absalomi: »A mos qe me ty Amnoni, vëllai yt? Por tani për tani, motër, mos bëzaj: është vëllai yt! Mos e prish mendjen tënde për këtë gjë!« Kështu, pra, Tamara mbeti e braktisur në shtëpinë e Absalomit, të vëllait.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kur i mori vesh Davidi mbret të gjitha këto, u hidhërua deri aty, por s’deshi ta trishtojë Amnonin, birin e vet, sepse e donte pasi ishte djali i tij i parë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Madje as Absalomi s’i tha as një gjysmë fjale Amnonit as mirë as keq: porse e urrente Absalomi Amnonin pse i kishte dhunuar të motrën, Tamarën.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Absalomi e vret Amnonin dhe ikën
23Pas dy vjetëve, kur i kishte Absalomi qethtarët e deleve në Baalhasor, që është tek Efraimi, i grishi të gjithë bijtë e mbretit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Shkoi te mbreti dhe i tha: »Qe, është qethja e deleve të shërbëtorit tënd, po të lutem, le të urdhërojë mbreti me shërbëtorët e vet e le të vijë te shërbëtori i tij.«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25E mbreti i tha Absalomit: »Mos m’u vër, biri im, mos m’u vër që të vijmë të gjithë e të të rëndojmë.« Edhe pse Absalomi iu vu shumë, mbreti nuk deshi të shkonte, por e bekoi.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Atëherë Absalomi i tha: »Nëse nuk do të vish ti, të lutem, le të vijë me ne së paku Amnoni, vëllai im.« Por mbreti i tha: »Përse të vijë me ty?«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Por, pasi Absalomi iu vu shumë, mbreti lejoi të shkonin me të Amnoni dhe të gjithë bijtë e mbretit. Absalomi bëri një gosti, vërtet si gosti mbretërish.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Por Absalomi u urdhëroi shërbëtorëve të vet: »Vini re: kur të shihni se Amnonin e ka bërë në qejf vera dhe kur unë t’ju them: Goditeni Amnonin e vriteni!, të mos ju kapë frika, sepse unë jam ai që ju urdhëroj: kini guxim e të mos ju lëshojë zemra!«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Shërbëtorët e Absalomit bënë kundër Amnonit ashtu siç u urdhëroi Absalomi. Atëherë të gjithë bijtë e mbretit u çuan, u hipën mushqve të vet dhe ikën.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Derisa ata po udhëtonin ende, Davidit i erdhi ky kumt i zi: »Absalomi i vrau të gjithë bijtë e mbretit dhe nuk shpëtoi asnjë prej tyre.«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Atëherë mbreti u ngrit, i shqeu petkat e veta dhe u shtri përtokë. Po ashtu edhe të gjithë shërbëtorët e tij që i shërbenin, i shqyen petkat e veta.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Por Jonadabi, biri i Samës, vëllait të Davidit, tha: »Të mos i shkojë mendja Imzotit se janë të vrarë të gjithë djelmoshat, bijtë e mbretit. Është i vrarë vetëm Amnoni, sepse Absalomi e kishte qitur cekën ta bënte këtë qysh ditën që ia çnderoi të motrën Tamarën.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Prandaj Imzot mbreti tani të mos kujtojë as të mos e marrë parasysh këtë lajm: ‘Janë vrarë të gjithë të bijtë e mbretit’, sepse i vrarë është vetëm Amnoni.«
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Absalomi kishte marrë arratisjen. Djaloshi që mbante rojën e vëzhgimit, ngriti sytë e vet, kur qe, pa se po vinin një shumicë e madhe njerëzish udhës së Horonaimit duke zbritur shpatit të malit. Shkoi vëzhguesi, e lajmëroi mbretin e i tha: »Po shoh njerëz udhës së Horonaimit.«
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Atëherë Jonadabi i tha mbretit: »Ja, po vijnë bijtë e mbretit! Gjithçka ka ndodhur si të ka thënë shërbëtori yt.«
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Posa e kreu fjalën, ia behën bijtë e mbretit dhe, ndërsa po hynin, vajtonin me zë të lartë. Po ashtu edhe mbreti dhe të gjithë oborrtarët e tij, lëshuan një gjëmë të madhe shumë.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Absalomi kishte marrë arratinë dhe kishte shkuar te Tolomai, biri i Amiudit, mbret i Gesurit. Davidi e vajtoi djalin e vet për një kohë të gjatë.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Joabi ndërmjetëson që të kthehet Absalomi
38Kurse Absalomi, pasi iku e shkoi në Gesur, qëndroi atje tre vjet.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Zemra e mbretit pushoi ta urrente Absalomin, sepse i ishte lehtësuar dhimbja për vdekjen e Amnonit.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.