1Joabi, biri i Sarvisë, pa se zemra e mbretit po kthehej nga Absalomi.
2Atëherë dërgoi në Tekua, e solli një grua të mençur dhe i tha: »Bëj kinse je në zi dhe vishu me petka zie. Mos u lyej me vaj që të dukesh si një grua që për një kohë të gjatë je në zi për të vdekurin.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Hyr te mbreti e thuaj kështu.« Dhe Joabi i tregoi çka duhej t’i thoshte.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Gruaja nga Tekua, kur hyri te mbreti, ra përpara tij me fytyrë përdhe, u përkul në nderim dhe tha: »Ndore tënde, o mbret!«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mbreti i tha: »Po ç’të ka gjetur?« E ajo iu përgjigj: »Heu, unë e mjera jam një grua e ve: burri më ka vdekur.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Shërbëtorja jote ka pasur dy djem, por këta zunë të grinden në fushë dhe askush nuk ndodhi që t’u hynte ndërmjet e kështu njëri i ra tjetrit dhe e la të vdekur.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Po tashti u ngrit e mbarë vëllazëria kundër shërbëtores sate e thotë: ‘Qite atë që e vrau vëllanë e vet e ta vrasim për gjakun e të vëllait, të cilin e vrau e t’ia tresim farën.’ Kështu duan ta shuajnë edhe atë shkëndijë që më ka mbetur, me qëllim që të mos i mbetet emri as farë shenje mbi tokë burrit tim.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Mbreti i tha gruas: »Shko ti në shtëpinë tënde e unë do të jap urdhra lidhur me çështjen tënde.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Gruaja nga Tekua i tha mbretit: »Imzot mbret! E keqja rëntë mbi mua dhe mbi shtëpinë e tim eti, kurse mbreti dhe froni i tij mos paçin farë faji!«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E mbreti vijoi: »Atë që të guxojë të të thotë gjë, sille tek unë e më nuk do të guxojë të të prekë!«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Por ajo shtoi: »Le ta ketë mirësinë mbreti të përmendë emrin e Zotit, Hyjit të vet, se kërkuesi i gjakut nuk do t’i shumojë vrasjet dhe se assesi nuk do të ma vrasin djalin.« E mbreti u përgjigj: »Pasha Zotin fije floku s’do t’i bjerë në tokë djalit tënd.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë gruaja vazhdoi: »Më lejo që shërbëtorja jote t’ia thotë zotërisë së vet një fjalë.« I tha: »Fol!«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E gruaja tha: »Atëherë e pse mendon kështu kundër popullit të Hyjit? Ndërkaq mbreti duke e dhënë një vendim të tillë e ka rrëfyer veten si fajtor, pasi mbreti nuk bën që të kthehet i arratisuri.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Neve na duhet të vdesim dhe jemi porsi uji kur derdhet në tokë, më nuk mund të mblidhet, e Hyji nuk do që ndokush ta humbasë jetën, por tërheq vëmendjen që të mos humbasë plotësisht i dëbuari.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Tashti erdha për t’ia thënë mbretit zotërisë tim këtë fjalë, sepse populli ma shtiu frikën. Shërbëtorja jote tha me vete: ‘Do të flas me mbretin, ndoshta mbreti ia dëgjon fjalën skllaves së vet.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Sepse mbreti do ta dëgjojë e do ta shpëtojë shërbëtorin e vet prej dorës së atij që do ta shlyejë atë dhe të birin e saj prej trashëgimit të Hyjit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Prandaj edhe mendoi skllavja jote: ‘Fjala e mbretit, zotërisë tim, le të ma kthejë qetësinë e shpirtit.’ Sepse porsi engjëlli i Hyjit i tillë është mbreti, zotëria im, që e dëgjon të mirën e të keqen. Zoti, Hyji yt, qoftë me ty.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë mbreti iu drejtua gruas: »Mos më fsheh asgjë nga ato që tani dua të të pyes.« Gruaja i tha: »Le të pyesë imzoti mbret.«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19E mbreti vijoi: »A mos është me ty në të gjitha këto dora e Joabit?« Gruaja u përgjigj e tha: »Pasha jetën tënde, imzot e mbret, s’është me të vërtetë e mundur të shmanget as djathtas as majtas prej të gjitha atyre që tha imzot mbreti; vërtet shërbëtori yt Joabi më urdhëroi dhe ai vetë m’i mësoi t’i them të gjitha këto fjalë unë skllavja jote.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Për t’i dhënë çështjes një pamje tjetër, shërbëtori yt Joabi e bëri këtë. Por ti, imzot, je vetë i dijshëm, ke dijen porsi engjëlli i Hyjit për të kuptuar gjithçka që ndodh përmbi tokë.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë mbreti i tha Joabit: »Mirë, ashtu edhe po bëj. Shko, pra, e thirre djaloshin Absalom.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Atëherë Joabi ra me fytyrë përdhe në shenjë nderimi dhe e bekoi mbretin. Joabi tha: »Sot e mori vesh plotësisht shërbëtori yt se gjeta hir para syve të tu, imzot e mbret! Ia dëgjove fjalën shërbëtorit tënd.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kështu pra, Joabi u ngrit, shkoi në Gesur dhe e solli Absalomin në Jerusalem.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Porse mbreti tha: »Le të kthehet në shtëpinë e vet, por të mos dalë para syve të mi.« Kështu Absalomi u kthye në shtëpinë e vet dhe nuk doli para syve të mbretit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Disa hollësi mbi Absalomin
25E në mbarë Izraelin nuk kishte një burrë tjetër aq të bukur si Absalomi për të cilin do të mund të thuheshin aq fjalë lavdi: prej fundit të këmbës e deri në majë të kresë s’kishte asnjë mungesë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26E kur i qethte flokët - e i qethte një herë në vit, sepse i bëheshin tepër të rëndë - i peshonte flokët e vet: peshonin dyqind sikla të masës së mbretit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Absalomit i lindën tre djem e një vajzë, e cila quhej Tamarë. Ishte shumë e pashme.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Absalomi fiton faljen
28Absalomi qëndroi në Jerusalem dy vjet dhe mbretit nuk i doli ndër sy.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Atëherë çoi e thirri Joabin për ta dërguar te mbreti, por Joabi nuk dëgjoi të shkojë tek Absalomi. Dërgoi për së dyti e, kur ai prapë s’dëgjoi të vijë,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30u tha shërbëtorëve të vet: »Shikoni: ara e Joabit është afër arës sime dhe është e mbjellë me elb. Shkoni e jepni zjarr.« Shërbëtorët e Absalomit ia dogjën elbin Joabit. Kur shkuan shërbëtorët e Joabit, i shqyen petkat e veta e thanë: »Shërbëtorët e Absalomit ia futën zjarrin arës!«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Atëherë Joabi u çua dhe shkoi në shtëpi të Absalomit dhe i tha: »Pse e dogjën shërbëtorët e tu elbin tim me zjarr?«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Absalomi iu përgjigj Joabit: »Unë dërgova tek ti njerëzit e t’u luta të vije tek unë me qëllim që të të dërgoja te mbreti për t’i thënë: ‘Pse u ktheva ndopak prej Gesurit? Më mirë do të kishte qenë për mua të isha ende atje.’ Po të lutem, pra, bëj që ta shoh fytyrën e mbretit. Nëse jam fajtor, le të më vrasë!«
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Joabi hyri të mbreti dhe ia tha këto fjalë. Mbreti çoi e e thirri Absalomin, hyri tek ai, ra më fytyrë përdhe para tij në shenjë nderimi e mbreti e përqafoi Absalomin.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.