Fitmet e Absalomit
1Pas kësaj Absalomi bëri karrocë e kuaj dhe i bashkoi pesëdhjetë vetë që vraponin para tij.
2Absalomi ngrihej herët në mëngjes e qëndronte mbanë udhës që shpie te dyert e qytetit. Secilin njeri që kishte ndonjë çështje dhe po shkonte te mbreti në gjyq, Absalomi e thërriste dhe i thoshte: »Prej cilit qytet je ti?« Ai i përgjigjej: »Jam prej këtij ose atij fisi, unë shërbëtori yt«,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Absalomi i thoshte: »A po sheh? Fjalët e tua janë të mira dhe të drejta, por gjë s’të vlen pasi askush s’është nga ata të mbretit i caktuar që të ta dëgjojë fjalën.« Pastaj shtonte Absalomi:
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4»Oh, sikur të më bënin mua gjykatës të vendit! Secili që do të kishte ndonjë ankesë ose gjyq, do të vinte tek unë dhe unë do ta gjykoja me drejtësi.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5E kur i afrohej ndokush për t’i shprehur nderim me përulje, ai shtrinte dorën e vet, e kapte, e ngrinte lart dhe e merrte ngrykë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kështu bënte me të gjithë izraelitët që shkonin në gjyq te mbreti. Në këtë mënyrë Absalomi i bënte për vete zemrat e izraelitëve.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kryengritja e Absalomit
7Tashti, pas katër vjetësh, Absalomi i tha mbretit: »Të lutem, më lejo të shkoj në Hebron për t’i kryer kushtet që i kam bërë Zotit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sepse shërbëtori yt, kur ishte në Gesur të Sirisë, u zotua kështu: ‘Nëse Zoti më kthen në Jerusalem, do t’i flijoj Zotit.’«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Mbreti iu përgjigj: »Shko në paqe!« Absalomi u ngrit dhe shkoi në Hebron.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë Absalomi dërgoi lajmëtarë në të gjitha fiset e Izraelit me këtë porosi: »Posa ta dëgjoni zërin e borisë, thoni: ‘Absalomi është bërë mbret në Hebron!’«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Porse me Absalomin kishin shkuar prej Jerusalemit dyqind vetë, të grishur, por që s’dinin asgjë për sa po përgatitej.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Absalomi çoi e e thirri Akitofelin prej Gilos, këshilltarin e Davidit, prej qytetit të tij, Gilos, për të marrë pjesë në flitë e tija. U bë kështu një përbetim shumë i rrezikshëm dhe numri i përkrahësve të Absalomit po shtohej.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ikja e Davidit
13Atëherë ia behu te Davidi kasneci me këtë lajm: »Me gjithë zemër mbarë Izraeli po shkon pas Absalomit.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë Davidi u tha oborrtarëve të vet që ishin me të në Jerusalem: »Çohuni të ikim! sepse përndryshe askush prej nesh nuk do të shpëtojë prej duarve të Absalomit! Shpejtoni të dalim që ai të mos jetë më i shpejtë e të na zërë, se atëherë do të na rrënojë e mbarë qytetin do ta kalojë me teh të shpatës.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Oborrtarët e mbretit iu përgjigjën: »Gjithësi ta gjejë se është më mirë zotëria ynë, mbreti, shërbëtorët e tu janë gati!«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kështu, pra, doli mbreti dhe mbarë familja e tij pas tij dhe mbreti i la dhjetë gratë shemra për t’ia ruajtur shtëpinë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Si doli mbreti dhe mbarë populli pas tij, shkuan e zunë vend tek e sprasmja shtëpi.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Të gjithë oborrtarët e tij u ndalën pranë tij. Të gjithë keretët, feletët, mbarë geteasit - gjashtëqind burra që e kishin ndjekur prej Getit, kaluan përpara mbretit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Mbreti e pyeti Etai Geteasin: »Pse po vjen edhe ti me ne? Kthehu dhe qëndro te mbreti, sepse je i huaj, madje i ikur prej vendit tënd.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Dje ke arritur e sot të të shtrëngoj të endesh me ne pasi unë po shkoj nga të më bëjnë sytë dritë. Kthehu dhe ktheji vëllezërit e tu me ty e Zoti ta dëftoftë dashurinë e vet e besnikërinë.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Por Etai iu përgjigj kështu mbretit: »Pasha Zotin e pasha jetën e zotërisë tim, mbretit, kudo që të jetë zotëria im, mbreti, qoftë në vdekje dhe qoftë në jetë, po aty do të jetë edhe shërbëtori yt.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Atëherë Davidi i tha Etait: »Mirë, pra kalo!« Dhe Etai Geteasi kaloi me të gjithë trimat e tij e me të gjithë fëmijët që ishin me të.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Të gjithë qanin me zë të lartë dhe mbarë populli kalonte. Po edhe mbreti po e kalonte përruan Cedron e mbarë populli ecte përpara udhës drejt shkretëtirës.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fati i Arkës së Besëlidhjes
24Erdhi edhe Sadoku dhe mbarë levitët me të duke bartur Arkën e Besëlidhjes së Hyjit. Ata e ulën Arkën e Hyjit dhe Abiatari kushtoi fli ndërkohë që mbarë populli po dilte prej qytetit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Atëherë mbreti i tha Sadokut: »Ktheje Arkën e Hyjit në qytet. Nëse do të gjej hir në sytë e Zotit, ai do të më kthejë prapë dhe do të ma dëftojë atë dhe banesën e saj.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Po nëse thotë: ‘Nuk më pëlqen’, jam gati: le të bëjë me mua siç është mirë para syve të tij.«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Atëherë mbreti i tha Sadokut prift: »Dëgjo këtu: kthehu në paqe në qytet! Le të kthehet edhe Akimaasi, yt bir, dhe Jonatani, djali i Abiatarit: këta dy bijtë tuaj me ju.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kurse unë do të ndalem te shtigjet e shkretëtirës, derisa të më vijë farë lajmi prej jush.«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kështu Sadoku dhe Abiatari e kthyen Arkën e Hyjit në Jerusalem dhe qëndruan atje.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Davidi siguron përkrahjen e Kusait
30Davidi po ngjitej përpjetës së Malit të Ullinjve duke qarë, me kokë zbuluar e me këmbë të zbathura. Po ashtu edhe mbarë populli që ishte me të me kokë zbuluar ngjitej duke qarë.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31E lajmëruan Davidin se edhe Akitofeli ishte në përbetim me Absalomin. Davidi u lut: »Po të lutem, o Zot, bëji të marra këshillat e Akitofelit!«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Sapo doli Davidi në majën e malit, ku adhurohet Hyji, kur qe, i doli në takim Kusai Arakiti. I kishte shqyer petkat dhe kokën e kishte bërë me pluhur.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Atëherë Davidi i tha: »Nëse do të vish me mua, do të më bëhesh barrë;
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34por nëse kthehesh në qytet dhe i thua Absalomit: ‘Do të jem shërbëtori yt, o mbret! Më parë isha shërbëtori i tët eti, por tani do të jem shërbëtori yt’, kështu do të mund t’i sjellësh këshillat e Akitofelit në të mirën time.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Me ty janë priftërinjtë Sadoku dhe Abiatari. Gjithçka të dëgjosh se flitet në pallat të mbretit, tregoji Sadokut e Abiatarit, priftërinjëve.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Me ta janë edhe dy të bijtë e tyre: Akimaasi i Sadokut dhe Jonatani i Abiatarit: me anë të tyre më ço fjalë për gjithçka të dëgjoni.«
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Kështu, pra, ndërsa Kusai, miku i Davidit, arriti në qytet, po ashtu edhe Absalomi hyri në Jerusalem.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.