Davidi dhe Siba
1Sapo Davidi e kaloi paksa majën e malit, kur qe, Siba, shërbëtori i Meribaalit, po i del në takim. Kishte dy gomarë të ngarkuar. Bartnin dyqind bukë, njëqind vile rrushi të thatë, njëqind fruta vere dhe një rrëshiq me verë.
2Mbreti i tha Sibës: »Çfarë t’u deshën këto?« Siba iu përgjigj: »Gomarët do t’u vlejnë anëtarëve të familjes së mbretit për të udhëtuar me ta, buka dhe pemët djelmoshave për ushqim e vera për pije atyre që do të lodhen duke ecur nëpër shkretëtirë.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Atëherë mbreti i tha: »Ku është biri i zotërisë tënd?« Siba iu përgjigj mbretit: »U ndal në Jerusalem, sepse i thotë mendja: ‘Sot shtëpia e Izraelit do të ma kthejë mbretërinë e tim eti.’«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Mbreti i tha Sibës: »Qe, pra, gjithçka ka pasur Meribaali, le të jenë të tuat!« E Siba tha: »Po bie në nderim para teje! Oh, sikur të mund të gjeja hir para syve të tu, Imzot, o mbret!«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Semei e mallkon Davidin
5Davidi mbret po arrinte në Bahurim, kur qe, prej andej dilte një burrë prej vëllazërisë së familjes së Saulit, me emrin Semei. Ishte biri i Gerës. Ecte e mallkonte
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6dhe gjuante pesha kundër Davidit dhe kundër të gjithë shërbëtorëve të mbretit David. E pra, mbarë populli dhe trimat e zgjedhur ecnin djathtas e majtas përreth mbretit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7E Semei kështu fliste duke e nëmur mbretin: »Ik, ik o gjakësor, o i poshtër!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Zoti e solli mbi ty gjithë gjakun e familjes së Saulit, sepse ti e pushtove mbretërinë e tij. Por Zoti e lëshoi mbretërinë në dorën e Absalomit, djalit tënd! Qe, po të ndrydhin të zezat e tua, sepse je njeri vrastar!«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atëherë Abisai, biri i Sarvisë, i tha mbretit: »Pse po e mallkon ky qen i cofur zotërinë tim mbretin? Po shkoj e po ia shkurtoj kokën.«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Por mbreti i tha: »Po ç’po na bën mua e ty, o djali i Sarvisë? Nëse mallkon e nëse Zoti i ka urdhëruar ta mallkojë Davidin, kush është ai që ka guxim t’i thotë: ‘Pse po bën ashtu?’.«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Prandaj Davidi i tha Abisait dhe mbarë oborrtarëve të vet: »Ju po shihni se im bir, që ka dalë prej barkut tim, po e kërkon jetën time, po aq më tepër ky tashti që është beniaminas. Lëreni le të mallkojë në qoftë se Zoti i ka thënë të më mallkojë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ndoshta Zoti e merr parasysh mjerimin tim e mallkimin e sotëm ma sjell në bekim.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kështu Davidi dhe shokët e tij e vazhduan rrugën, kurse Semei shkonte shpatit të malit, krahas me të duke e mallkuar e duke hedhur pesha kundër tij e duke ngritur pluhur.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Mbreti dhe mbarë populli që ishte me të, erdhën deri tek ujët të lodhur e të këputur dhe aty pushuan.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kusai arrin tek Absalomi
15Ndërkaq Absalomi dhe mbarë njerëzit e tij, burrat e Izraelit, hynë në Jerusalem. Me të hyri edhe Akitofeli.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E kur Kusai Arakiti, miku i Davidit, arriti tek Absalomi, i tha: »Rroftë mbreti! Rroftë mbreti!«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Absalomi iu përgjigj: »Kjo është besnikëria jote ndaj mikut tënd a? Pse nuk shkove me mikun tënd?«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Por Kusai iu përgjigj Absalomit: »Assesi! Por me atë që e ka zgjedhur Zoti dhe ky popull madje edhe mbarë Izraeli, i tij do të jem dhe me atë do të qëndroj.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Por, që ta shtoj edhe këtë, kujt do t’i shërbej unë? Pse vallë jo birit të mbretit? Sikurse dëgjova babën tënd, ashtu do të të dëgjoj edhe ty.«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Absalomi dhe shemrat e Davidit
20Atëherë Absalomi i tha Akitofelit: »Këshillohuni tani ç’na duhet të bëjmë.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Akitofeli i tha Absalomit: »Hyr te shemrat e tët eti që i la për ta ruajtur shtëpinë, që kur ta marrë vesh mbarë Izraeli se je në armiqësi me tët atë, t’u forcohet krahu të gjithë atyre që janë me ty.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Atëherë e shtrinë çadrën e Absalomit në tarracën e pallatit dhe Absalomi hyri te shemrat e t’et në sy të mbarë Izraelit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23E këshilla që jepte asokohe Akitofeli, vlente porsi përgjigjja e Zotit. Për të tillë e mbanin këshillën e Akitofelit dhe kur ishte me Davidin edhe kur ishte me Absalomin.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.