Kusai e pengon planin e Akitofelit
1Atëherë Akitofeli i tha Absalomit: »Më lejo t’i zgjedh dymbëdhjetë mijë ushtarë e ta ndjek Davidin po këtë natë.
2Do ta sulmoj mu atëherë kur do të jetë i lodhur e i këputur. Do t’ia fus tmerrin. Kur mbarë ushtria që do të jetë me të do të ikë, atëherë do ta godas mbretin e lënë vetëm,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3kurse mbarë popullin do ta sjell tek ti siç bihet nusja te burri i saj: ti kërkon jetën e një njeriu të vetëm, atëherë mbarë populli do të jetë i qetë.«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Fjala e tij i pëlqeu Absalomit dhe mbarë krerëve të Izraelit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por Absalomi tha: »Thirreni edhe Kusai Arakitin dhe të dëgjojmë ç’thotë edhe ai.«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kur erdhi Kusai tek Absalomi, Absalomi e pyeti: »Akitofeli ka thënë kështu. A na duhet të bëjmë si ka thënë ai apo jo? Fol ti!«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kusai i tha Absalomit: »Këshilla që ka dhënë Akitofeli kësaj here nuk është e mirë.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Dhe Kusai vazhdoi: »Ti e njeh mirë babën tënd dhe njerëzit që janë me të. E di se janë trima të fortë dhe zemërplasur porsi arusha në mal kur i kanë rrëmbyer këlyshët. E yt atë është mjeshtër lufte, ai nuk rri me popull:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9ai tani fshihet në ndonjë pritë ose në ndonjë vend tjetër. E, po të vritet në fillim ndonjë, kushdo qoftë, me siguri do të dëgjohet e do të thonë: ‘U bë emnesa në ushtrinë që shkon pas Absalomit!’
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E atëherë do të ligështohet prej frike edhe më trimi që e ka zemrën si luani: sepse mbarë Izraeli e di se yt atë është trim i fortë dhe se janë trima edhe të gjithë ata që janë me të.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Por unë mendoj se kështu duhet këshilluar: le të bashkohet mbarë Izraeli rreth teje prej Danit e deri në Bersabe - i panumërueshëm porsi rëra në bregun e detit - dhe ti vetë çaj në luftë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë do të sulemi mbi të në cilindo vend të gjendet e do ta mbulojmë porsi vesa kur bie mbi tokë dhe s’do të mbesë gjallë as ai as trimat që janë me të - asnjë për be.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Po në qoftë se do të hyjë në ndonjë qytet, mbarë Izraeli do t’ia qesë atij qyteti litarët dhe do ta ngrehim në përrua derisa të mos mbesë as guralec në të.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë Absalomi dhe të gjithë izraelitët thanë: »Më e mirë është këshilla e Kusai Arakitit se këshilla e Akitofelit.« Zoti kishte vendosur të shkonte huq këshilla e dobishme e Akitofelit për t’ia sjellë të keqen Absalomit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë Kusai u çoi fjalë priftërinjve Sadokut dhe Abiatarit e tha: »Akitofeli kështu e kështu e këshilloi Absalomin dhe krerët e Izraelit, kurse unë i dhashë këtë e këtë këshillë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Prandaj dërgoni e lajmëroni me nxitim Davidit e thoni: ‘Mos e kalo assesi natën në vatë e shkretëtirës, por pa vonesë kalo në anën tjetër që të mos mbarojë mbreti dhe mbarë ushtria që është me të.’«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
I vënë në dijeni, Davidi e kalon Jordanin
17Jonatani dhe Akimaasi qëndronin te burimi Rogel. Një shërbëtore shkonte tek ata e u sillte lajme. Ata shkuan dhe i treguan Davidit lajmin. Ata nuk mund të hynin në qytet që të mos i hetonin.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Megjithatë i pa një djalosh dhe i tregoi Absalomit. Por ata e shpejtuan hapin dhe arritën në shtëpinë e një burri të Bahurimit, i cili kishte një pus në oborrin e vet. Këta zbritën në pus.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Një grua mori një mbulesë dhe e qiti mbi grykën e pusit e mbi të qiti grurë të shtypur kështu që s’hetuan gjë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kur erdhën ushtarët e Absalomit në shtëpi te gruaja, thanë: »Ku janë Akimaasi dhe Jonatani?« Gruaja u përgjigj: »Kanë kaluar në drejtim të ujit.« Këta që i kërkonin, pasi nuk i gjetën, u kthyen në Jerusalem.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Pasi u larguan ushtarët, ata dolën prej pusit, shkuan, e lajmëruan Davidin dhe i thanë: »Ngrihuni dhe kalojeni me të shpejtë lumin, sepse kështu i ka këshilluar Akitofeli kundër jush.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22U çua, pra, Davidi dhe mbarë populli që ishte me të, dhe e kaluan Jordanin. Në të zbardhur të dritës s’mbeti asnjë që nuk e kishte kaluar lumin.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Akitofeli, kur pa se këshilla e tij nuk u mor parasysh, e shaloi gomarin e vet, u çua dhe shkoi në shtëpi, në qytetin e vet. Dhe, si ia dha porositë e fundit familjes së vet, shkoi e u var në litar dhe vdiq. Qe varrosur në varrezën e t’et.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Absalomi e kalon Jordanin. Davidi në Makanaim
24Kur arriti Davidi në Makanaim, Absalomi e kaloi Jordanin, ai dhe mbarë izraelitët që ishin me të.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Absalomi e kishte vënë për kryetar ushtrie Amasën në vend të Joabit. Amasa ishte bir i një farë burri që quhej Jetër, ismaelit, i cili kishte hyrë tek Abigajla, bija e Isait, motra e Sarvisë, që ishte nëna e Joabit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Dhe Izraeli me Absalomin në krye nguli fushimin në tokën Galaad.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Kur arriti Davidi në Mahanaim, Sobiu, biri i Naasit, prej Rabës së bijve të Amonit, e Mahiri, biri i Amihelit, nga Lodabari, dhe Berzelai i Galaadas nga Rogelimi
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28i sollën shtroja, mbulesa, gota, enë dheu, grurë, elb e miell, grurë të pjekur, qiqër, thjerrë,
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29mjaltë, tëlyen, dele e viça të majmë. Ia dhanë Davidit dhe popullit që ishte me të, për t’i ngrënë. Ua kishte marrë mendja se populli ishte lodhur nga uria e mundi në shkretëtirë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.