Dhembja e Davidit
1U trand atëherë mbreti, u ngjit në dhomën e derës e qau. Ecte e qante e thoshte kështu: »Biri im, Absalom, biri im; biri im Absalom! Oh, sikur të kisha vdekur unë në vend tënd! Absalom, biri im, biri im!«
2E lajmëruan Joabin se mbreti po e qante e po e vajtonte të birin.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Dhe atë ditë fitorja u kthye në vaj për mbarë popullin, sepse mbarë ushtria e mori vesh atë ditë të thuhej: »Mbreti po e qan djalin e vet.«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atë ditë ushtria u kthye fshehtazi në qytet, ashtu siç hyn fshehtas ushtria e turpëruar kur ikën prej luftës.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mbreti e kishte mbuluar fytyrën e vet e thërriste me gjithë zë: »Biri im, Absalom; Absalom, biri im, biri im!«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë Joabi hyri te mbreti në shtëpi e tha: »Sot ua more fytyrën të gjithë shërbëtorëve të tu që sot ta shpëtuan jetën tënde dhe jetën e djemve, të vajzave, të grave e të shemrave të tua.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7I do ata që të urrejnë e i urren ata që të duan. Sot e dëftove se nuk ke kujdes për prijësit e tu e për ushtarët e tu. Me të vërtetë tani po e kuptoj se ty do të të pëlqente të vdisnim të gjithë ne, mjaft që të ishte gjallë Absalomi!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Prandaj ngrihu tani, dil e folu ushtarëve të tu, se përndryshe po të përbetohem me Zotin, nëse nuk del, asnjë sonte nuk do të mbesë me ty dhe kjo e keqe do të jetë për ty më e madhe se të gjitha të këqijat që të kanë ndodhur prej rinisë sate e deri më sot!«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atëherë mbreti u ngrit dhe erdhi e u ul te dera. Lajmëtari i shpalli mbarë ushtrisë se mbreti është ulur te dera e qytetit. Mbarë ushtria u afrua te mbreti.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përgatitjet për kthimin e Davidit
Izraelitët kishin ikur secili në çadrën e vet.
10Të gjithë izraelitët grindeshin nëpër fiset e tyre e thoshin: »Mbreti na ka çliruar nga duart e armiqve tanë, ai na shpëtoi nga duart e filistenjve; e tani iu desh të ikë nga vendi prej Absalomit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Por Absalomi, të cilin ne e shuguruam për mbretin tonë, ai u vra në luftë. Çfarë prisni tani që nuk e ktheni mbretin?« Këto fjalë të të gjithë izraelitëve arritën deri te mbreti në shtëpinë e tij.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë mbreti David dërgoi t’u thuhej priftërinjve Sadokut e Abiatarit: »Thoniu krerëve të Judës kështu: ‘Pse jeni të fundit për ta kthyer mbretin në shtëpinë e vet?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ju jeni vëllezërit e mi, jeni ashti im e mishi im, të fundit do ta ktheni mbretin a.’
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E Amasës m’i thoni: ‘A nuk je ti ashti im e mishi im?’ Kështu e kështu ma bëftë mua Zoti e edhe më zi, nëse ti s’do të jesh komandanti i ushtrisë sime për sa të jesh gjallë në vend të Joabit!’«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Dhe i përfitoi zemrat e të gjithë burrave të Judës si të një burri të vetëm. Këta dërguan njerëz te mbreti e i thanë: »Kthehu ti dhe të gjithë njerëzit e tu.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ngjarjet në të kthyer: Semei
16U kthye, pra, mbreti e arriti te Jordani. Arritën në Galgalë edhe judenjtë për ta takuar mbretin e për ta kaluar përtej Jordanit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Semei, biri i Gerës, beniaminas prej Bahurimit, nxitoi dhe zbriti bashkë me trimat e Judës për ta pritur mbretin David.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Me të ishin një mijë burra beniaminas dhe Siba, shërbëtori i shtëpisë së Saulit, pesëmbëdhjetë bijtë e tij dhe të njëzet shërbëtorët e tij. Ata shpejtuan e ranë në Jordan para mbretit,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19i kishin kaluar vatë për ta kaluar në anë tjetër familjen e mbretit e për të bërë çka t’i pëlqente mbretit. Semei, biri i Gerës, i përkulur para mbretit, kur po donte të kalonte Jordanin,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20i tha: »Imzot, mos ma merr për faj të keqen dhe të mos i bjerë ndër mend fyerja e shërbëtorit që i bëra Imzotit ditën kur doli imzot mbreti prej Jerusalemit. Le ta harrojë zotëria im, mbreti.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Sepse unë, shërbëtori yt, e pranoj fajin tim dhe prandaj erdha i pari prej gjithë shtëpisë së Jozefit sot dhe zbrita në takim të zotërisë tim mbretit.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Por u përgjigj Abisai, biri i Sarvisë, e tha: »A thua Semei nuk e meriton vdekjen pse e ka nëmur të shuguruarin e Zotit?«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Por Davidi u përgjigj: »Ç’punë keni me mua ju, o bijtë e Sarvisë, që sot po më nxitni të bëj keq? Po a bën të vritet sot ndonjë izraelit? Mu sot kur po shoh se përsëri jam mbreti i Izraelit?«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Dhe mbreti i tha Semeit: »Ti s’do të vritesh!«, dhe iu përbetua.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Meribaali
25Po edhe Meribaali, nipi i Saulit, doli ta presë mbretin. Nuk i kishte larë këmbët, nuk i kishte prerë thonjtë, nuk e kishte qethur mjekrrën as i kishte larë petkat e veta prej ditës që mbreti e kishte lëshuar qytetin deri në ditën kur u kthye shëndoshë e mirë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Kur i doli para prej Jerusalemit në takim mbretit, mbreti i tha: »Meribaal, pse nuk erdhe me mua?«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ai iu përgjigj: »O mbret, zotëria im, më gënjeu shërbëtori im! Në të vërtetë, unë shërbëtori yt, i pata thënë: Po e shaloj gomarin dhe po shkoj me mbretin, sepse unë, shërbëtori yt jam i çalë.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ai për më tepër i është shpifur shërbëtorit tënd para zotërisë tim, mbretit. Porse ti, Imzot o mbret, je porsi engjëlli i Hyjit: bëj gjithë si të të pëlqejë ty me mua.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Sepse mbarë familja e tim eti nuk ka merituar tjetër para zotërisë tim mbretit përveç vdekjes; porse ti më vure mua, shërbëtorin tënd, me ata që hanë në tryezën tënde. Po a kam unë më ndonjë të drejtë? Ç’do të kisha unë t’i ankohesha mbretit?«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Prandaj mbreti i tha: »S’është nevojë të shtosh të tjera fjalë. Unë e kam caktuar: Ti e Siba ndani pronat!«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Meribaali iu përgjigj mbretit: »Le t’i marrë të gjitha, në dashtë, pasi imzot mbreti u kthye në shtëpinë e vet shëndoshë e mirë!«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Berzelai
32Po ashtu zbriti prej Rogelimit Berzelai i Galaadit. Ai e kaloi bashkë me mbretin Jordanin për t’u përshëndetur e për t’u ndarë nga mbreti në Jordan.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Berzelai Galaadas ishte shumë i moshuar: ishte tetëdhjetëvjeçar. Derisa mbreti po qëndronte në Mahanaim, ky i kishte sjellë mbretit ushqime: ishte njeri shumë i pasur.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Mbreti i tha Berzelait: »Eja me mua dhe unë do të të mbajë në Jerusalem.«
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Por Berzelai iu përgjigj mbretit: »Po edhe sa vjet jete më mbesin që të vij unë me mbretin në Jerusalem?
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Unë jam sot tetëdhjetëvjeçar! A thua mund të dallojnë tanimë shqisat e mia të ëmblën nga e hidhura? A thua mund ta kënaqë shërbëtorin tënd haja e pija? A thua mund të dëgjoj më zërin e këngëtarëve e të këngëtareve? Përse shërbëtori yt do t’i bëhej barrë më tutje zotërisë tim mbretit?
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Po eci, shërbëtori yt, me ty edhe pak prej Jordanit. Pse të ma japë mbreti një shpërblim të tillë?
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Por, po të lutem, unë shërbëtori yt, që të kthehem e të vdes në qytetin tim aty afër varrezës së tim eti e sime nënë. Por ja, shërbëtori yt Kamaami: le të vijë ai me ty, imzot mbret, e bëji atij çka të të pëlqejë.«
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39E mbreti tha: »Le të vijë, pra, me mua Kamaami e unë do të bëj për të gjithçka të të pëlqejë ty. Gjithçka të më kërkosh për të, për hatrin tënd, do t’ia plotësoj.«
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Kur e kaloi Jordanin mbarë populli bashkë me mbretin, mbreti u mor ngrykë me Berzelain dhe e bekoi. Ai u kthye në vendin e vet.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Juda dhe Izraeli grinden rreth mbretit
41Mbreti e vazhdoi kështu rrugën drejt Galgalës e Kamaami udhëtonte me të. Mbretin e përcillte mbarë populli i Judës dhe gjysma e popullit të Izraelit.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Kur qe, mbarë izraelitët u bashkuan e dolën para mbretit. I thanë: »Pse vëllezërit tanë, bijtë e Judës, të vodhën e e kaluan mbretin tonë, mbarë familjen tënde përtej Jordanit dhe të gjithë njerëzit që qenë me Davidin?«
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Judenjtë iu përgjigjën izraelitëve: »Sepse e kemi më afër mbretin. Pse po hidhëroheni për këtë gjë? A mos hëngrëm gjë prej mbretit, apo na u dhanë farë dhuratash?«
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Atëherë izraelitët iu përgjigjën judenjve: »Dhjetë pjesë të mbretit na përkasin neve në mbretin, këndej edhe në Davidin. Pastaj ne jemi të parëlindurit. Pse na përbuzët? Po a nuk qemë ne të parët që kërkuam të kthehet mbreti ynë?« Por fjalët e Judës ishin më të rënda se fjalët e burrave të Izraelit.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.