Kryengritja e Sebës
1Aty ndodhi rastësisht një burrë i keq me emrin Seba, biri i Bokriut, i beniaminas. Ky i ra borisë dhe tha: »Ne nuk kemi pjesë në Davidin, as trashëgim në birin e Isait! Kush është Izrael në tendat e veta!«
2Kështu u largua çdo izraelit prej Davidit e shkoi pas Sebës, birit të Bokriut; kurse bijtë e Judës qëndruan me mbretin e vet dhe e përcollën prej Jordanit deri në Jerusalem.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kur arriti mbreti në shtëpinë e vet në Jerusalem, i mori dhjetë shemrat e veta që i kishte lënë për të ruajtur shtëpinë, dhe i vendosi në një banesë nën rojë. U jepte ç’u duhej për jetesë, por më nuk hynte tek ato. Kështu ato jetuan të mbyllura deri në vdekjen e tyre, si vejusha, edhe pse me burrë gjallë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vrasja e Amasës
4Mbreti i tha Amasës: »M’i bashko brenda tri ditësh të gjithë njerëzit e Judës e ji edhe ti këtu.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Shkoi, pra, Amasa për ta bashkuar Judën, por u vonua përtej kohës që i ishte caktuar.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë Davidi i tha Abisait: »Tani Seba, biri i Bokriut, do të na e bëjë më zi se Absalomi: merri pra, ushtarët e zotërisë tënd dhe ndiqe sa nuk i ka gjetur qytetet e fortifikuara e të na dalë dore.«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kështu, pra, me të shkuan ushtarët e Joabit, keretët e feletët dhe të gjithë trimat e fortë. Dolën prej Jerusalemit për ta ndjekur Sebën, birin e Bokriut.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kur arritën te Guri i Madh që është në Gabaon, para tyre ia behu Amasa. Joabi ishte i veshur me petkun e luftës, përmbi të cilin kishte brezin e në të kishte të ngjeshur në ijë shpatën në mill, të cilën e nxori me një lëvizje të lehtë të dorës.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Joabi e përshëndeti Amasën: »Si të kam, or vëlla?«, dhe me dorën e djathtë e kapi për mjekrre Amasën kinse po e merrte ngrykë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Porse Amasa nuk e vuri re shpatën në dorën e Joabit, i cili ia nguli në baqth dhe ia zbrazi zorrët për fushë. S’pati nevojë t’i binte për të dytën herë, sepse ra vdekur përtokë. Joabi me të vëllanë Abisain e vazhdoi ndjekjen kundër Sebës, birit të Bokriut.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ndërkaq një djalosh i Joabit qëndroi pranë kufomës së Amasës e bërtiste: »Kush do të jetë me Joabin e për Davidin, le të shkojë pas Joabit!«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Amasa, i larë në gjak, ishte i shtrirë në mes të rrugës. Kur pa ky djalosh se po ndalej mbarë populli për ta shikuar, e largoi Amasën prej rrugës dhe e qiti në një arë e e mbuloi me leshnik, pasi pa se të gjithë ata që kalonin ndaleshin për ta shikuar.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kur qe larguar kufoma nga rruga, të gjithë u vunë pas Joabit për ta ndjekur Sebën, birin e Bokriut.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shpartallimi i kryengritjes
14Seba kishte kaluar nëpër të gjitha fiset e Izraelit deri në Abelbetmaakë. U bashkuan edhe të gjithë bokritët dhe shkuan pas tij.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Erdhën, pra, dhe e sulmonin në Abelbetmaakë. Punuan një pendë kundër qytetit. Mbarë populli që ishte me Joabin, groponte për t’i rrënuar muret e qytetit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Atëherë një grua e mençur thirri prej qytetit: »Dëgjoni! Dëgjoni! Thoni Joabit: Afrohu këtu se dua të të them diçka!«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ky, kur u afrua tek ajo, ajo i tha: »A je ti Joabi?« Ai iu përgjigj: »Unë.« Ajo i tha kështu: »Dëgjoji fjalët e shërbëtores sate.« Ky iu përgjigj: »Po dëgjoj.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ajo vijoi: »Dikur thuhej kështu: ‘Le të pyetet për këshillë në Abel e puna është e kryer’.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Unë jam për paqen e besnikëve të Izraelit, e ti po kërkon ta përmbysësh e ta rrënosh qytetin - nënë në Izrael. Pse po e përmbys trashëgimin e Zotit?«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Joabi iu përgjigj: »Larg qoftë, larg qoftë kjo gjë prej meje! Unë nuk dëshiroj të shuaj as të rrënoj.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Puna nuk qëndron kështu! Por është një njeri që quhet Sebë, biri i Bokriut, prej malit të Beniaminit, që ka çuar dorë kundër mbretit David: dorëzojeni vetëm atë, e unë do të largohem nga qyteti.« Gruaja iu përgjigj Joabit: »Ja, nëpër mur do të të lëshohet koka e tij.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Gruaja u kthye në qytet dhe i foli popullit me urtësi. Ata ia prenë kokën Sebës, birit të Bokriut, dhe e hodhën te Joabi. Joabi i ra borisë, u larguan nga qyteti dhe secili shkoi në tendën e vet, kurse Joabi u kthye në Jerusalem te mbreti.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zyrtarët e mëdhenj të Davidit
23Joabi ishte në krye të mbarë ushtrisë së Izraelit. Banaja, biri i Jojadës, ishte në krye të keretëve e të feletëve.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Odonirami ishte në krye të punimeve. Jozafati, biri i Akiludit, ishte arkivist. Siva ishte skrib, kurse Sadoku dhe Abiatari ishin priftërinj.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ira, Jairiti, edhe ai ishte prifti i Davidit.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.